• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Administrata në testim, ja kush rrezikon, tre mundësi provimi

by Java News
15/10/2016 09:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administrata Publike do të kalojë në një test të përgjithshëm për njohuritë dhe aftësitë në punë. Provimi në rang kombëtar ka filluar për një pjesë prej nëpunësve, teksa do të vijojë i kategorizuar sipas pozicionit të punës.

Të parët që janë duke u testuar, janë sektorët e burimeve njerëzore nëpër institucione, për të vijuar me testimin e asaj pjese të administratës që mbulon çështjet e integrimit. Nëse një punonjës ka një rezultat jo të kënaqshëm, (0-50 pikë në total) atëherë do të duhet t’i nënshtrohet një trajnimi të posaçëm për të përftuar njohuritë e nevojshme. Pas trajnimit shtesë, çdo nëpunës ka mundësinë të testohet 3 herë rresht dhe nëse nuk arrin rezultatin e duhur, atëherë do të duhet të lërë vendin e punës.

Nga drejtuesit e DAP është bërë e ditur se po testohet grupi i nëpunësve ekzistues, në njësitë e burimeve njerëzore, në total 115 nëpunës. Ky është testimi i dytë i organizuar në kuadër të vlerësimit të nëpunësve civil për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë. Testimi i parë, u zhvillua më datë 7 Tetor, ku u testuan nëpunësit ekzistues në njësitë e integrimit evropian. Testimi i ditës së djeshme i përkiste nëpunësve të sektorit të burimeve njerëzore në rreth 50 institucione të administratës shtetërore.

Qëllimi testimit, i cili zhvillohet me shkrim dhe me gojë, është të parashikojë sa janë të aftë dhe se sa e kanë përvetësuar nëpunësit e administratës, Ligjin e Shërbimit Civil, Kodin e Punës si dhe ndryshimet e ndodhura në legjislacionin e fushës së menaxhimit të burimeve njerëzore gjatë periudhës 2013 – 2016. Lidhur me këtë procedurë, ministrja e Administratës Publike, Milena Harito u shpreh: “Me të drejtë shpesh herë është ngritur shqetësimi, po përmirësojmë rekrutimin, pra ata që hyjnë në administratë. Por çfarë ndodh me ata që janë në administratë?

Dhe pikërisht kjo është faza e dytë e Reformës.  Kemi bërë trajnime masive nëpërmjet Shkollës Shqiptare të Administratës Publike, por kjo fazë e dytë e përmirësimit të burimeve njerëzore që janë aktualisht në administratë fillon konkretisht tani sipas bazës ligjore që kemi. Pra fillon testimi i punonjësve të cilët janë pjesë e administratës.

Pse bëhet kjo? Kjo bëhet sigurisht për të përmirësuar cilësinë e burimeve njerëzore por edhe sepse procesi i çeljes së negociatave i cili shpresojmë të fillojë shumë shpejt, është një proces i gjatë, shumë i vështirë që kërkon një cilësi burimesh njerëzore në të gjithë administratën ku ne të gjithë kemi për detyrë të përmirësohemi.

Testimi do të shoqërohet në rastet kur është e nevojshme me trajnime të thelluara për fusha specifike, sigurisht në rast se pas disa trajnimesh e disa testimesh, punonjësit nuk e kapin nivelin e duhur do të ketë dhe sanksione sepse ky është një proces ku gjithësekush duhet të investohet edhe personalisht për të mbajtur nivelin e duhur për administratën publike”.

Ndërsa drejtoresha e Departamentit te Administratës Publike, Albana Koçiu shprehet: “Janë rreth 115 punonjës, të cilët sot po i nënshtrohen një vlerësimi, një testi me shkrim dhe në ditët në vijim dhe një interviste me gojë.

Kjo bëhet për të përcaktuar sa janë të aftë dhe se sa e kanë përvetësuar Ligjin e Shërbimit Civil dhe Kodin e Punës që janë dy legjislacione bazë që rregullojnë marrëdhëniet e punës në administratën shtetërore. Në vijim ne do të jemi në gjendje si Departament i Administratës Publike së bashku me Shkollën e Administratës Publike, të themi se kush janë punonjësit të cilët kanë nevojë për trajnim të thelluar dhe që do të duhet që të vijohet me një set trajnimesh specifike të dedikuar për vendin e punës”.

ma.me

Next Post
Reforma Zgjedhore, Basha “puç” aleatëve, skemë ndëshkimi në 2017

Reforma Zgjedhore, Basha “puç” aleatëve, skemë ndëshkimi në 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“PD e vonuar, shkak lidershipi”, Salianji: Sot duhet të flisnim për kandidatët për Bashkitë

February 5, 2026
Zgjedhja e kryetarit të PD-së/ Bozdo prezanton rregulloren: Ndryshime drastike që sigurojnë transparencë

“Krimi i organizuar ka ndikuar zgjedhjet”, Bozdo: Nuk i jepet zgjidhje kësaj situate me reformë

February 5, 2026
“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

February 5, 2026
Opinion: Plani i Trumpit që “Irani të dorëzohet” është një gabim fatal

Opinion: Plani i Trumpit që “Irani të dorëzohet” është një gabim fatal

February 5, 2026
Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

February 5, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse nuk shkojnë opozitarët në protestat e Sali Berishës?

February 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

February 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

February 5, 2026
Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In