Kongresi Amerikan i ka bërë thirrje administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të përgatisin Kosovën për programin e NATO-s “Partneriteti për Paqe”.
SHBA ka dërguar këto sinjale në kohën kur vendi ende nuk po arrin të transformojë FSK-në në Forca të Armatosura të Republikës së Kosovës për shkak të mospajtimeve brenda koalicionit aktual respektivisht kundërshtimeve të Listës Srpska, shkruan Gazeta Express.
Partneriteti për Paqe është një program i NATO’s që ka për qëllim krijimin e mirëbesimit ndërmjet Paktit Veriatlantik dhe shteteve europiane si dhe shteteve të ish-BRSS-së.
Kongresi amerikan ka autorizuar Administratën Amerikane që të punojë me Republikën e Kosovës që t’i ndihmojë asaj për ta ndihmuar atë që të hyjë në Partneritetin për Paqe.
Kongresi nëpërmjet “Defence Authorisation Act” i ka kërkuar administratës amerikane që të “punoj me Republikën e Kosovës që ta përgatis vendin për të hyrë në Partneritetin për Paqe”, bën të ditur burime të qeverisë.
Pjesëmarrja në Partneritetin për Paqe është kërkuar nga autoritete kosovare pavarësisht se Kosova ende nuk po arrin të transformojë FSK’në në Forca të Armatosura për shkak të refuzimit të Partisë Lista Srpska e cila aktualisht është duke refuzuar që të japë mbështetjen e saj në Parlament për këtë çështje.
Kosova aktualisht është anëtare vëzhguese e Asamblesë Parlamentare të NATO-s ndërkohë që orientim strategjik i vendit është edhe anëtarësimi në NATO. (b.an)