• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“aDigital Perspective”/ Një ekspozitë që nuk duhet humbur në Galerinë “GOCAT”

by A R
21/02/2025 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondacioni Mane dhe Ambasada Italiane në Tiranë sjellin në galerinë “GOCAT” ekspozitën “aDigital Perspective”, e cila bën bashkë si rrallë herë dhjetë artistë të rinj nga Italia dhe Ballkani, me një perspektivë sa të ngjashme po aq edhe të ndryshme rreth artit dhe ndikimit dixhital në të.

Kjo ekspozitë vjen si një projekt kulturor i Institutit Italian të Kulturës së Tiranës, Beogradit dhe Bukureshtit, ndërsa fton artdashësit të reflektojnë mbi të ardhmen optimiste të panoramës artistike. Nën këtë ftesë që do të jetë e vlefshme deri më 31 mars, veprat e ekspozitës paraqiten të larmishme po aq sa edhe teknikat e tyre, ndonëse analoge, siç janë: instalacioni, piktura, fotografia, etj.

Ftesa u lëshua gjatë mbrëmjes së inagurimit, mes personaliteteve, artistëve dhe figurave të njohura të skenës publike, ndërsa kusht mbetet vetëm dëshira. Hyrja në Galerinë “GOCAT” është pa pagesë.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Drejtori i Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Alessandro Ruggera, e cilësoi ekspozitën si  një mundësi “për të kuptuar jo vetëm ndikimin që teknologjitë kanë mbi krijimtarinë, por edhe mbi ndërtimin e identitetit dhe marrëdhënieve tona ndërpersonale.”

Marco Bassan-i , kuratori i ekspozitës dhe themeluesi i Spazio Taverna, një qendër e njohur multidisiplinare dhe dinamike e artit bashkëkohor në Itali, e përshkruan  “aDigital Perspective”  si pikëtakim të dy botëve.

Si pikëtakim të artistëve italianë që janë të fokusuar në kundrimin e historisë së artit dhe që e interpretojnë atë përmes lenteve të botës dixhitale, me artistët ballkanas, që ndryshe prej të parëve, gëzojnë qasje më sociale dhe politike, dhe që dixhitalizimin e shohin mjaft sfidues.

Bassan-i gjykon se një ekspozitë e tillë nuk do e komunikonte mesazhin e saj në asnjë galeri tjetër si në “GOCAT”.

“Ndonëse është hapësirë e re, më duhet të them se galeria “GOCAT” ka fituar një rol të rëndësishëm në artin bashkëkohor të kryeqytetit dhe se është thjesht vendi i duhur për ekspozitën “aDigital Perspective””, – thotë ai.

Drejtoresha Artistike e Galerisë “GOCAT”, Ena Bulku, e vlerëson ekspozitën në vetvete si frytin e suksesshëm të bashkëpunimit të Fondacionit Mane me Ambasadën Italiane në Tiranë.

Më tej, Bulku e përshkruan ekspozitën dinamike, rinore, që përforcon faktin se edhe teknologjia, si çdo gjë tjetër, përshkon një trajektore mes kujtimesh, përvojash personale dhe bindjesh.

Ledia Kostandini, artisja shqiptare që vjen në këtë ekspozitë me veprën “Aftermoments”, beson se teknologjia është një avantazh i madh i kohës, por, sipas saj, mbetet relative në atë që përfaqëson dhe mënyrën si funksionon.

Çfarë sjell Kostandini për vizitorët e galerisë janë copëza të fëmijërisë së saj, më saktë fotografi të ripunuara e të qepura të cilat i japin formë një jorgani të prekur nga rezolucioni i fragmentuar i pikselëve.

“Ndjenjat janë rezistenca e fundit ndaj një bote të programuar dhe besoj se zemra do të triumfojë gjithmonë mbi arsyen”, kështu shprehet ajo kur pyetet për veprën.

Fill pas Tiranës, ekspozita “aDigital Perspective” do të çelet në qytetet e Bukureshtit, Beogradit dhe Prishtinës, me të njëjtën kërkesë dashamirëse – për t’u ndalur pak më gjatë në atë vorbull diskutimi që ndizet nga risitë teknologjike dhe transformimi i artit.

*Galeria “GOCAT” është një dhuratë e Fondacionit Mane për komunitetin artistik, nga ku artistëve u ofrohet mundësia për të promovuar punën e tyre pa pagesë, e artdashësve u mundësohet hyrja falas.

Next Post
Kronologjia e plotë: Meta ndahet nga Monika, por SPAK-u s’i ndahet Metës

Shtyhet seanca e divorcit mes Metës e Kryemadhit, asnjëri nuk ishte i pranishëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com