• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Adi Krasta trazon Prishtinën mediatike: “Disidenti” i Edi Ramës në Shqipëri, që u bë servil i Dejona Mihalit

by A M
18/08/2024 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një fortunë reagimesh, kritikash, e pse jo dhe ofendimesh ka shpërthyer në Kosovë kundër gazetarit dhe moderatorit nga Tirana, Adi Krasta, që mban njëkohësisht edhe detyrën e drejtuesit të televizionit RTK.

Në thelb të shigjetimeve kundrejt tij janë akuzat për mos reagim ndaj atyre që shërbejnë si gazetarë militantë për llogari të pushtetit dhe qeverisë. Opozitarë, kundërshtarë të Albin Kurtit, por edhe profesionistë të pavarur janë shprehur kundër Krastës si një disident i regjimeve të Berishës dhe Ramës në Shqipëri, por si servil i kryeministrit të Kosovës.

Shkak për këto reagime kundër gazetarit që drejton emisionin e së martës “A Show”, në Syri TV janë bërë dy dorëheqje të ditëve të fundit, ajo e kryetarit të bordit të transmetuesit publik, RTK, si dhe ajo e një anëtareje dhe të disa drejtuesve të kësaj medie.

Në dorëheqjen e tij kryetari Besnik Boletini, e akuzoi Krastën se refuzon të marrë masa ndaj një lajmi skandaloz ku u shfrytëzua një media boshnjale për të goditur gazetarët kosovarë, kritikë me qeverinë, si të paguar nga Serbia. Natyrisht lajmi qe i pa verifikuar, pa burime dhe fakte të besueshme dhe përdorimi i RTK-së si shpërndarëse e tij u konsiderua si mëkat nga profesionistët dhe nga shumë organizata të lirisë së mediave, që kërkuan të gjithë shkarkimin e bordit drejtues së RTK-së në bllok.
Në artikullin e “Slobodna Bosna” (Bosnja e Lirë), të publikuar në korrik, supozohej se mediat online Nacionale me drejtues berat Buzhalën dhe Periskopi me drejtues Ilir Mirenën, janë të dirigjuara prej regjimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Në Kosovë pati reagime rreth këtij artikulli, kryesisht për faktin që RTK-ja transmetoi një pjesë të tekstit dhe ai më pas është shpërndarë prej disa deputetëve të partisë në pushtet.

Pas publikimit të një pjese të artikullit të portalit boshnjak në RTKlive dhe në RTK, Bordi i RTK-së u mbodh më 23 korrik dhe shprehu shqetësim për publikimin e “artikullit kontrovers” në RTK.

Bordi e cilësoi publikimin e tij si “gabim të qartë”, duke kërkuar sqarime të detajuara nga drejtuesit. Por kur përgjegjësitë shkuan tek shefa lajmesh të lidhur direkt me partinë në pushtet, anëtarët e bordit që dhanë dorëheqje e akuzuan Krastën si zv.drejtor i RTK që ushtron dhe detyrën e drejtorit të përgjithshëm, se ai u bë pengesë për vënien e drejtësisë në vend dhe mbajtjen e përgjegjësive.

Prej këtu shpërthyen dhe sulmet. Në mediat kritike me qeverinë qarkulloi në foto e moderatorit me shefen e kabinetit të Albin Kurtit, Dejona Mihalin, dhe u aludua për varësinë politike të tij.

Profesori kontrovers universitar, Milazim Krasniqi u tall në Facebookun e tij me Vetëvendosjen, duke shkruar se në vend të Bashkimit Kombëtar që e kishin dikur prioritet kjo parti e ka bërë Kosovën peng të disa ve që janë larguar nga Shqipëria.

“Ne vend te bashkimit kombetar, LVV e ka vendosur Kosoven nen mbikeqyrjen e disa ikanakeve nga Shqiperia. Kosova e meriton kete kujdes.

Deri sa te arrije nivelin e Himares, ku shqiptaret qallamiten ndermjet tyre, duke perkrahe dy greke per kryetarë. Ne rastin tone Dejona e Adi jane kandidat ideal per kryetarë. Urime suksese” – shkroi Krasniqi në Facebook.

Ndërsa redaktori në KTV, një televizion që nuk shkuhet si kritik ndaj qeverisë, Besnik Krasniqi tha se Adi Krastën “e kemi pas idol, na doli karikaturë”.

Ndërkaq, gazetari Parim Olluri ka reaguar ashpër pas fotografisë së Dejona Mihalit dhe Adi Krastën në një benzinatë.“Adi Krasta, “disidenti” i Edi Rames ne Shqiperi na u be servil i Dejona Mihalit ne Kosove. Te ishte bile servil i Kurtit direkt. Do te ishte pak ma dinjitoze” – ka shkruar Olluri në Facebook.

Next Post
Vjen ndërhyrja nga ajri, vihen nën kontroll flakët në Frakull të Fierit

Vjen ndërhyrja nga ajri, vihen nën kontroll flakët në Frakull të Fierit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Keni kyçur dosjen e SPAK për Ballukun”, Peleshi-Shehajt: Ju doni të rrisni klikimet! Ka urdhër për…

“Keni kyçur dosjen e SPAK për Ballukun”, Peleshi-Shehajt: Ju doni të rrisni klikimet! Ka urdhër për…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kuvendi të dalë me deklaratë për UÇK”, Balla-Berishës: Ti që i ke shërbyer Serbisë, liroje atë foltore se le nam

February 12, 2026
‘Po mbroni vi**et e Belindës’, Berisha lëshon gjuhën në Parlament dhe zapton foltoren

‘Po mbroni vi**et e Belindës’, Berisha lëshon gjuhën në Parlament dhe zapton foltoren

February 12, 2026
Kërkoi 45-vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk e di ku buron filli logjik i prokurorisë për varrosjen për së gjalli të atyre burrave

“Keni zhdukur prezumimin e pafajësisë”, Rama publikon deklaratën e avokatit të Thaçit

February 12, 2026
S’kanë të sosur marrëzitë! Groposi trupin e nënës në pyll për t’i marrë pensionin

S’kanë të sosur marrëzitë! Groposi trupin e nënës në pyll për t’i marrë pensionin

February 12, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Përgjigje dhëndrit zëhollë të ‘Kontributit Patriotik’

February 12, 2026
KUVENDI LIVE! Kumbaro në interpelancë me dy deputetë, ministrja Sala përballë Erion Braçes

KUVENDI LIVE! Kumbaro në interpelancë me dy deputetë, ministrja Sala përballë Erion Braçes

February 12, 2026
Puthje mes Gimbos dhe Selin, banori: Kam menduar boll edhe për ty

Puthje mes Gimbos dhe Selin, banori: Kam menduar boll edhe për ty

February 12, 2026
Pak para nisjes së seancës plenare, banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestojnë përpara Parlamentit

Pak para nisjes së seancës plenare, banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestojnë përpara Parlamentit

February 12, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Nuk ishin molotov, por armë”, deputeti i PS: Opozita përdor flakën e protestave se i mungojnë qytetarët

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In