• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Adhamudhët e PD

by Artur Ajazi
10/03/2020 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Edhe në ditët e emergjencës mjeksore dhe njerëzore, edhe në ditët e solidaritetit vëllazëror dhe shpirtëror, Partia Demokratike nuk pranon të rreshtohet në anën e duhur të ndihmesës ndaj shqiptarëve. Adhamudhët e SHQUP-it, “doktorët” dhe kompetentët e një partie, që ka humbur jo vetëm mbështetësit por dhe ndjenjat humane ndaj njerëzve në kohë krize, kanë vendosur të mos tërhiqen nga udha e shejtanit.

Ata po dalin para kamerave sikur të ishte kohë fushate elektorale, ata po dalin para kamerave sikur të ishte pazar votash, dhe jo momenti kur shqiptarët duan fjalë dhe fjalime solidariteti, ndihme, optimizmi, për të larguar dhe luftuar makthet, ankthin, dhe presionin psikologjik që ka i mbërthyer.

Dhe pikërisht në momente të tilla, Adhamudhët e PD, ata që hidhen përpjetë nga hareja sikur të kishin gjetur “naftë” në gëlqerorë, e nisin ditën me sulme, me intriga, me lajme të rreme dixhitale, dhe shumëfishojnë rastet e zbuluara, hedhin akuza ndaj ministrave dhe kryeministrit, “zbulojnë” maska fallco dhe të skaduara, dhe japin nga selia e SHQUP-it , “leksione” mbi kujdesin ndaj virusit. Ata asnjëherë nuk u afruan, asnjëherë nuk u bashkuan dhe solidarizuan me fatzinjtë e tërmetit dhe tani të koronavirusit, ata asnjëherë nuk dhanë mesazhe solidariteti dhe optimizmi, asnjëherë nuk erdhën dhe të bashkohen si shqiptari me shqiptarin me qeverinë, e cila ka maksimalizuar përpjekjet e saj, për të zvogëluar pasojat e kësaj situate të krijuar. Adhamudhët e SHQUP-it, kanë zgjedhur rrugën pa krye të akuzave dhe denoncimeve edhe në kohë të tilla, kur gjithë bota është bërë bashkë.

Adhamudhët e SHQUP-it, mendojnë “sot për mot”, mendojnë se mund tu vijë pushteti nga një situatë e tillë, duke nisur fushatën e ndyrë të mashtrimeve, gënjeshtrave, duke synuar të ndjellin dhe zmadhojnë panikun, ndërkohë që duhej të ishin në një tryezë me qeveritarët, për ti bërë ballë kësaj situate. Si askund tjetër, Adhamudhët e SHQUP-it, kanë marrë përsipër të ngrejnë struktura paralele “informimi dhe ndihme” për qytetarët, ndërkohë që japin spektakle dyshe-treshe me “specialistë” të fushës. Eshtë e turpshme të shikosh se si, politika e vjetër, ka mbetur në pozicionet e “qytetarit dixhital” dhe prej andej pret dhe gjuan lajme të rreme mbi situatën.

Pas tërmetit, edhe në këtë situatë të krijuar, shqiptarët njohën nga afër njerëzit e zotë dhe mashtruesit dixhitalë, zbuluan përfundimisht, kush ishin dhe kush janë hileqarët dhe shpirtzinjtë, që duan pushtetin edhe kur halli i madh ka zënë, dhe ka bërë bashkë gjithë botën. Adhamudhët lodhen kot, pasi ata e dinë se as tërmeti dhe as virusi, nuk do tu japë atyre pushtet, edhe sikur nga SHQUP-i të prodhohet “vaksina” e parë nga tableti “qytetarit dixhital”.

Next Post
Iu refuzuan kërkesat për azil, Franca dhe Gjermania kthejnë 104 shqiptarë në Rinas

Iu refuzuan kërkesat për azil, Franca dhe Gjermania kthejnë 104 shqiptarë në Rinas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In