• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ademi miting në Shkodër: Do ju shërbej pa gjykime politike

by
25/05/2015 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me një pjesmarrje masive të mijëra qytetarëve të Shkodrës, Voltana Ademi, kandidate e Partisë Demokratike për kryetare e kësaj Bashkie ka hapur në mbrëmjen e 24 majit fushatën elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit 2015 me një miting madhështor në sheshin “Nenë Tereza”. Për të mbështetur kandidaten Ademi kanë qenë të pranishëm në miting dhe deputetët Jozefina Topalli, Arben Imami, Helidon Bushati, Irma Kopliku, kryetari aktual i Bashkisë Lorenc Luka, kryetari i PD-së së Shkodrës, Ramiz Çobaj etj.

Për rreth 2 orë, Shkodra është mbuluar nga flamujt blu, fishekzjarret dhe adrenalina e krijuar nga tingujt muzikorë të këngëtarëve të mirënjohur si Rezarta Smaja & Band, Mukades Çanga e Adelina Corraj, nën moderimin e Julian Dedës.

Gjatë fjalës së saj, Voltana Ademi është ndalur tek situata e rendë ekonomike që ka pllakosur Shkodrën për të cilën ajo bën fajtore koalicionin qeverisës. Ajo ka kërkuar mbështetjen e banorëve të Shkodrës duke premtuar më shumë punë, dinjitet dhe mirëqenie.

Mes të tjerave ajo ka shtuar:

“Unë kam punuar gjithmonë në Shkodër. Kam punuar përkrah administratorëve në Bashki dhe Komuna duke u shërbyer njerëzve. Kam avantazhin e madh që përvojën time si Zëvendës Kryebashkiake e Shkodrës e si Prefekte qarku ta vazhdoj sërish nëpërmjet një programi tejet të detajuar për mirëmenaxhimin e administratës lokale. Unë do të jem Kryebashkiake e cila do të jetë pranë e në shërbim të njerëzve! Çdo familjeje, kudo që jeton do t’u ofrojmë të njëjtin shërbim, në kohë, me transparencë e përgjegjësi.

Unë do të kujdesem që çdo qindarkë që vjen nga taksat tona të shpenzohet mirë. Me pjesmarrjen e qytetarëve, me përgjegjësi së bashku ne do të vendosim për çdo investim komunitar.

Unë do t’i shërbej të gjithë qytetarëve në të njëjtën mënyrë, pa marrë parasysh nëse janë nga Bashkia apo Komuna, nëse vijnë nga një parti tjetër politike apo nga asnjë parti politike – unë do të jem atje për t’ju shërbyer ju! Jam këtu për të kërkuar mbështetjen tuaj, për realizimin e projektit tonë për zhvillimin, për bujqësinë, për turizmin, për biznesin, për punësimin, për sigurinë, për mirëqënien!

Për Shkodrën me njerëzit kreativ, historinë e kulturën, mikpritjen e burimet natyrore, një komunitet që jeton e zhvillohet, derë e hapur për integrim!

Më 21 qershor, më të bashkuar se kurrë për të ndëshkuar me votë keqqeverisjen.

Pa dyshim! Për Shkodrën e së ardhmes

Pa dyshim! Për Shkodrën e familjes

Pa dyshim! Për Shkodrën e fëmijëve tanë

Pa dyshim! Për Shkodrën e kulturës dhe traditës

Pa dyshim! Për Shkodrën e miqve

Pa dyshim! Për Shkodrën e Vllaznisë

Pa dyshim! Votoni Partinë Demokratike dhe Alenacën Popullore për Punë dhe Dinjitet” – ka përfunduar fjalën e saj zonja Ademi.

Zyrtarisht fushata sapo ka filluar dhe për rreth 30 ditë, Voltana Ademi ka një punë të gjatë përpara por mitingu i mbremshem duket qartazi se është një premisë tejet pozitive.

Next Post

Betejë miliarderësh në Instagram: Kush lidh më shumë femra me zinxhirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

March 18, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës nga ish-i dashuri, hetuesit ngren dyshime edhe për të atin e Mark Samson

“E godita disa herë, nuk bërtiti shumë”, 24-vjeçari që vrau Ilaria Sulën flet në gjyq! Avokatja Halili zbërthen skenarin

March 18, 2026
Shiste kokainë dhe heroinë në disa zona të Tiranës, arrestohet 37-vjeçari

Shiste kokainë dhe heroinë në disa zona të Tiranës, arrestohet 37-vjeçari

March 18, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Rilinde partinë, në 22 Mars zoti Berisha

March 18, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

March 18, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama replikon me Konfindustrinë: Veç pensionistët mund të kërkojnë më shumë se çfarë iu takon!

March 18, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

29 përqind rritja e çmimit me pakicë të karburantit në SHBA, që nuk importon karburant…

March 18, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

March 18, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

March 18, 2026
“Gati pr.ligji për rezervën e hidrokarbureve”, Karakaçi: Do të mbahen nga agjencia shtetërore

“Gati pr.ligji për rezervën e hidrokarbureve”, Karakaçi: Do të mbahen nga agjencia shtetërore

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In