Këngëtarja Adelina Ismaili është cilësuar si një prej femrave më të bukura në Shqipëri dhe Kosovë.
Një brune me kaçurrela dhe tipare të theksuara, në vitin 1997 ajo u zgjodh Miss Kosova.
Nga aty Adelina nuk u ndal, duke u fokusuar kryesisht në botën e muzikës.
Këtë të diel, duket se bukuroshja është bërë nostalgjike dhe për këtë arsye ka publikuar një fotografi nga koha kur u zgjodh Miss.
Vlen të thuhet se bukuria natyrale e Adelinës vijon të ruhet edhe sot, ndonëse është rreth të 40-ve dhe nënë e një djali.