Biletat për “Glastonbury 2016” janë shitur për një kohë shumë të shpejtë, por se kush do të jetë artisti që do të performojë në këtë festival ende nuk dihet. Në mesin e këngëtarëve që mund të performojnë janë Adele, Rihanna e Coldplay, shkruan Digitalspy, transmeton Koha.net. Rreth 13 artistë spekulohet se janë në garë për të performuar në “Skenën e Piramidës” në “Glastonbury 2016”, i cili do të mbahet më 22-26 qershor.
Këta janë emrat më të përmendur për t’u përzgjedhur:
Coldplay
Adele
Muse
The Stone Roses
Miley Cyrus
Rihanna
Fleetwood Mac
Prince
David Bowie
Elton John
Radiohead
Ed Sheeran
Foo Fighters









