• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Açka, thirrje deputetëve të Berishës për t’u bashkuar: PD s’është as e Bashës e as e Alibeajt, por e demokratëve. S’ka besë në…!

by Java News
11/03/2023 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka i ka bërë thirrje kolegëve të saj që janë pjesë e grupit të Sali Berishës për t’u bashkuar për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Sipas saj, debati për vulën e PD-së dhe për postin e Lulzim Bashës, nuk duhet të shërbejë si “mollë sherri” mes demokratëve. Në një intervistë për emisionin “Kjo javë”, Açka deklaroi se PD-ja nuk është as e Lulzim Bashës dhe as e Enkelejd Alibeajt.

Përsa i përket drejtimit të PD-së nga ana e Bashës, deputetja demokrate thotë se mënyra më e mirë është që ai të garojë dhe të fitojë përmes votave të demokratëve nëse synon të rikthehet në krye.

Açka: Basha është tërhequr, nuk është në skenën politike të PD-së. Rithemelimi s’ka pse të kapet fare tëk Basha për të thënë që nuk bashkëpunoj.

Pyetje: E shihni të pamundur rikthimin e Bashës?

Açka: Nuk e shoh të pamundur. Por nëse do të rikthehet, duhet të hyjë në zgjedhje. S’ka për të ndodhur më 13 qershori. Unë kam mbajtur distancën e duhur nga 4 kandidatët. Ata që drejtojnë sot foltoren, nuk e di si mund të artikulojnë ato fjalë për Bashën, ndërsa unë i kam dëgjuar që kërkonin vota për Bashën në Elbasan apo në vende të tjera. Unë nuk do bëj propagandë për asnjërin.

Pyetje: Mbledhjet e PD-së gjatë ditëve të fundit, çfarë ka ndodhur? A ka pasur debate e tensione?

Açka: Kanë qenë në përgjithësi mbledhje me debate. Por në fund, ka qenë fryma e bashkëpunimit. Mbledhjet e mëparshmet kanë qenë të gjata ku diskutuam për ofertën tonë, për bashkëpunimin me Rithemelimin. Një pjesë të primareve, nëse janë të gjithëpranueshëm, le të vijnë në garë dhe të gjendej një zgjidhje më oportune për të gjithë demokratët. Shpresoj që ka një shpurë njerëzit me mendje më të ftohtë për të ardhur me një zgjidhje.

Më vjen keq për disa prej figurave që i çmoj shumë. Janë pjesë e historisë së PD-së. Në ndërgjegjen e tyre, nuk do i pëlqente ky reagim i momentit. Unë u bëj thirrje që të shkëputen nga ky presion që u ndodh. PD nuk është pronë as e Bashës dhe Alibeajt, por është e demokratëve. Është pjesë e kontributit të tyre dhe të mos djegin këtë situatë. Unë u bëj thirrje që të bashkohen. Sot varen nga ata. Nuk ka besë në këtë gjë, është një gjë shumë më e madhe sesa besa që kanë dhënë ata tek një shpurë njerëzit./m.j

Next Post
Pëllumbi i vetmuar/ 74-vjeçari nga Vlora kërkon grua: Të jetë e ndershme dhe e sinqertë, mundësisht të ketë arsim të lartë

Pëllumbi i vetmuar/ 74-vjeçari nga Vlora kërkon grua: Të jetë e ndershme dhe e sinqertë, mundësisht të ketë arsim të lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

March 27, 2026
Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

March 27, 2026
Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

March 27, 2026
Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

March 27, 2026
Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

March 27, 2026
Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

March 27, 2026
Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In