Veriu i Europës po përjeton ditë të acarta me temperatura që kanë zbritur 20 gradë nën zero. Deri më tani numërohen 2 viktima në Poloni për shkak të hipotermisë. Ngricat kanë shkaktuar probleme kryesisht në qarkullimin rrugor.
Me qindra janë rastet e aksidenteve për shkak të ngricave në rrugët e Gjermanisë.
Vala e të ftohtit siberian ka mbërritur deri në Romë.
Dëbora mbuloi sheshin Shën Pjetër dhe arriti një trashësi deri 4 centimetra.
Autoritetet italiane urdhëruan mbylljen e shkollave për ditët e para të kësaj jave. Temperaturat arrijnë në -15 gradë në zonat qendrore e veriore.
Moti i ftohtë ka shkaktuar probleme edhe në Francë e Britaninë e Madhe.
a.ç