• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Acar arktik në Shqipëri? Meteorologu heq çdo dyshim, zbulon si do të jetë moti këtë javë

by A R
06/01/2025 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Acari arktik që ka mbërthyer veriun e Europës nuk do të prekë Shqipërinë pasi intervale me kthjellime pritet të na shoqërojnë gjatë kësaj jave. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikani Hakil Osmani thotë se pritet që të kemi mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të territorit.

Përjashtim do të bëjë vetëm dita e martë që pritet të sjellë reshje të pakëta shiu në Ultësirën Perëndimore dhe dëborë në zonat malore. Megjithatë, kjo do të sjellë një situatë e përkohshme pasi reshjet do ja lënë vendin diellit të paktën deri ditën e enjte.

Hakil Osmani: Territori shqiptar, të paktën gjatë kësaj jave parashikohet që të ketë mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të territorit. Vendi ynë ditën e sotme do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime, kryesisht në zonat perëndimore dhe në zonat jugore, ndërsa në zonat veriore pritet të kemi vranësira të shpeshta.

Vranësirat pritet që të bëhen më të dukshme ditën e martë duke bërë që të kemi prezente momente me reshje të izoluara shiu, kryesisht në veri-perëndim të territorit shqiptar gjatë pjesës së parë të ditës dhe më pas gjatë mesditës dhe pasdites do të kemi vranësira të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar duke bërë që të kemi momente të pakëta me reshje të izoluara në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat malore do të kemi rishfaqjen e reshjeve të dëborës, por që do të jenë në sasira të pakëta.

Mbeten disi prezente gjatë ditës së mërkurë reshjet e pakëta dhe të izoluara dhe më pas duke filluar nga pjesa e dytë e ditës së mërkurë dhe në vijim do të kemi përmirësim të kushteve të motit të paktën deri në ditën e premte ku sërish ka sinjale të sjellë vranësira të shpeshta, të kemi sërish reshje shiu, kryesisht në Ultësirën Perëndimore dhe në një pjesë të zonës malore ka sinjale të kemi rikthim të reshjeve të dëborës.

Përsa i përket temperaturave do të kemi rritje të tyre graduale duke filluar nga dita e martë dhe në vijim si në orët e para të mëngjesit, duke bërë që deri ditën e premte, vlerat minimale në qytetet e zonave malore të ngjiten në 1 apo 2 gradë Celsius, ndërsa në Ultësirën Perëndimore në orët e para të mëngjesit do i kemi nga 4 dhe shumë pranë vlerave 11 gradë Celsius në vijën bregdetare.

Ndërkohë gjatë orëve të mesditës, temperaturat maksimale do të jenë rreth vlerës 18 gradë Celsius deri ditën e enjte. Të premten pritet të kemi një rënie me 2 apo 3 gradë Celsius. Gjatë kësaj jave, do të kemi vlera 3 gradë më të larta se sa periudha në të cilën ndodhemi.

 

Next Post
“Blindohet” SPAK, Berisha niset për në Prokurorinë e Posaçme! Grumbullohen protestuesit

“Blindohet” SPAK, Berisha niset për në Prokurorinë e Posaçme! Grumbullohen protestuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

March 26, 2026
Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

March 26, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

March 26, 2026
Izraeli konfirmon vrasjen e iranianit që bllokonte Ngushticën e Hormuzit

Izraeli konfirmon vrasjen e iranianit që bllokonte Ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës?

Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës?

March 26, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

March 26, 2026
VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

March 26, 2026
Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

March 26, 2026
Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

March 26, 2026
“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In