• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Abuzoi me të ëmën e saj për më shumë se një dekadë, vajza e Gisèle Pelicot: Babi im duhet të vdesë në bug

by A R
11/01/2025 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akrepat e orës tregonin 20:25 të mbrëmjes. Ishte një ditë e hënë Nëntori i vitit 2020 ku Caroline Darian mori një telefonatë që i ndryshoi gjithçka. Duke qarë nga ana tjetër e telefonit ishte nënë e saj Gisèle Pelicot.

“Ajo më telefoni për të më thënë se atë mëngjes kishte zbuluar se (babai im) Domeniqeue e kishte droguar për më shumë se 10 vjet, në mënyrë që burra të ndryshëm ta përdhunonin”, kujton Caroline Dorina.

Në një intervistë ekskluzive për BBC, vajza e çiftit Pelicot, Caroline Dorina kujton çdo gjë nga ajo natë Nëntori që ishte fillimi i një tmerri.

“Në atë moment humba atë që ishte një jetë normale. Mbaj mend që kam bërtitur, kam qarë, madje dhe kam sharë. Ishte si një tërmet. Një cunami!”

Gisèle Pelicot
Gisèle Pelicot

Një ditë pas telefonatës nga mamaja e tyre, Darian dhe dy vëllezërit e saj David dhe Florian u nisën drejt jugut të Francës. Pikërisht në vendin ku jetonin prindërit e tyre.

Por telefonata e së ëmës nuk ishte gjithçka për Darian. Më vonë ajo u telefonua nga policia dhe nuk e dinte se gjithë bota do të rrënohej para syve të saj. Policët i treguan në laptopin e të atit dy foto. Nuk mund t’u besonte syve. Ishte ajo, por nuk mund ta pranonte. E shtirë në cep të krevatit vetëm me një bluzë dhe të brendshme, ishte pikërisht ajo, Darian.

“Shiko ti ke të njëjtën shenjë kafe në faqe! Je ti!”, kujton ajo fjalët e policit.

Darian thotë se është e bindur se babai i saj ka abuzuar dhe me atë gjithashtu. Diçka që Domeniuque e ka mohuar me këmbëngulje para togave të zeza në gjykatë.

“E di që më ka droguar, ndoshta dhe për abuzim seksual! Por, nuk kam asnjë provë”, shprehet ajo.

Dominique Pelicot.
Dominique Pelicot

Falë këmbënguljes dhe luftës së Gisèle Pelicot dolën në dritë të gjitha abuzimet e Domenique. Gisèle vendosi që vendosi që gjyqi të zhvillohej me dyer të hapura për publikun dhe median. Në këtë mënyrë ekspozoi atë që i kishte bërë i shoqi dhe dhjetëra burra të tjerë.

Pas kësaj Darian vendosi që të shkruante një libër. Është e vështirë për një vajzë të pranojë faktin se është e bija e një përdhunuesi. E bija e një abuzuesi i cili ka abuzuar me mamanë e saj për më shumë se një dekadë, pa iu dridhur qerpiku. Edhe pse në damarët e saj rrjedh gjaku i babait të saj, Domeniqeu, Darian tregon për BBC se është e vështirë ta pranojë këtë fakt. Tani ajo duhet të kuptojë të jetojë duke e ditur se ajo është vajza e torturuesit, por dhe e viktimës.

“Kur shikoj prapa, nuk më kujtohet babi që vërtet mendoja se ishte. Unë shikoj tani, drejt, një kriminel. Kriminelin seksual që ishte ai! Por, unë kam ADN-në e tij. Arsyeja kryesore se përse jam kaq e angazhuar për viktimat e padukshme është edhe për mua një mënyrë për të vendosur një distancë me këtë burrë”, tha Darian.

Gisèle Pelicot nuk është një emër i padëgjuar. Ajo është gruaja nga Franca e cila u përdhunua 200 herë për më shumë se 10 vjet nga 72 burra të ndryshëm. Ishte kjo ngjarja shokuese e cila tronditi mbarë opinion publik. Ish-bashkëshorti i saj Domenique Pelicot ishte në dijeni të gjithçkaje, për më tepër në fakt ishte ai organizuesi i këtij abuzimi seksual.

Një pensionist 72 vjeç që në pamje të parë nuk të jep përshtypjen e një abuzuesi. Por, fotot e gruas së tij në laptop, teksa përdhunohej nga dhjetëra burra faktonin të kundërtën. Në fund të një gjyqi historik Domenique Pelicot u dënua me burg. Me burg u dënuan po ashtu dhe burrat e tjerë të cilët abuzuan seksualisht me Gisèle. Për këtë e bija ka dy fjalë.

“Ai është një njeri i rrezikshëm. Nuk ka asnjë mënyrë që ai mund të dalë! Nuk ka asnjë mënyrë! Duhet të vdesë në burg!”

Do të kalojnë vite përpara se Dominique Pelicot, 72 vjeç, të ketë të drejtë për lirim me kusht, kështu që është e mundur që ai të mos e shohë më kurrë familjen e tij.

Next Post
Ndërtimi i kullës në qendër të Tiranës/ Çupi: Berisha po tregon paratë e vjedhura kur ishte në pushtet

Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar

Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar

February 9, 2026
Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

February 9, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së hyn në në “kilometrin e fundit”, sot deklaratat përmbyllëse

February 9, 2026
Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

February 9, 2026
Lirimi i Berishës, Luçiano Boçi: Ndikuan zgjedhjet e SHBA-së

Protesta e 10 shkurtit, Luçiano Boçi tregon skenarët: Dalim për qytetarët

February 9, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

February 9, 2026
Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In