Dy ish-zyrtarët e Drejtorisë së Rrugëve, Aksel Qorduka dhe Alben Alite dëshmojnë sot tek Krimet e Rënda lidhur me skandalin e rrugës Elbasan-Gjinar.
Ish-zyrtarët e arrestuar pak ditë më parë akuzohen për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet. Ish-drejtori Dashamir Xhika do të pyetet ne një moment tjetër, brenda 5 ditësh pas masës së sigurisë.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, sipas detyrave dhe funksioneve që kanë patur, kanë kryer veprime dhe mosveprimeve të kundërligjshme, që kanë sjellë si pasojë shpërdorimin e fondeve publike në shumën rreth 5 miliardë lekë të vjetra, të dhëna nga buxheti i shtetit për realizimin e objektit “Sistemim Asfaltim rruga e Gjinarit”, dhe objekti nuk është realizuar”, thuhej në vendimin e Gjykatës së Elbasanit.
a.ç










