• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Abuzimi me pronat në Ishëm, 8 persona përfundojnë në gjyq

by A R
30/07/2018 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Durrësit ka çuar për gjykim dosjen e abuzimeve me pronat në Ishëm. Nën akuzë është edhe ish-kryetari i komunës, Sulejman Ibrahimi i cili akuzohet për tre vepra penale falsifikim, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Krahas tij, Prokuroria ka çuar për gjykim edhe shtatë persona të tjerë, tre nga të cilët ish-zyrtarë të komunës Ishëm.

Ata akuzohen për tjetërsimin e dhjetëra ha tokë në zonën e Ishmit, përmes falsifikimit të dokumenteve. Skema e falsifikimit është zhvilluar kryesisht në zona ranore të cilat ktheheshin në truall. Krahas ish-kryekomunarit, me akuzat në gjykatë do përballen edhe tre zyrtarë të ish-komunës Ishëm, Ornela Shëmlikaj (me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish- Komunën Ishëm, Enver Shima, (me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm) si dhe Shpresa Merdita, (me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish- Komunën Ishëm), për falsifikim të dokumenteve.

Gjithashtu, nën akuzë janë vënë edhe katër përfituesit e pronave me dokumente të falsifikuara Bujar Barushi, Fadil Hoxha, Gjergj Çerri dhe Rruzhdi Alla.

Njoftimi i Prokurorisë së Durrësit:
Prokuroria Durrës më korrik 2018, i kërkoi Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, dërgimin në gjyq të çështjes penale Nr. 1205, datë 08.07.2015, në ngarkim të të pandehurve:

1.    Sulejman Ibrahimi, datëlindja 01.04.1968, lindur dhe banues në Durrës, i padënuar më parë, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në Burg” (vendimi nr. 43, datë 08.02.2018.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim (rastet I.a,b,c,d), “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) (rastet II.a,b,c) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr.3 – 25 x 4, 248 x 3 dhe 259 – 25 të Kodit Penal.

2.    Shpresa Merdita, datëlindja 20.04.1970, lindur dhe banues Durrës, e hetuar me masë sigurimi “Arrest në shtëpi” (vendimi nr. 44, datë 08.02.2018, zëvendësuar me vendimin nr. 44/2, datë 03.04.2018 lënë në fuqi me vendimin nr. 104/10-2018-1110, datë 31.05.2018 të Gjykatës së Apelit Durrës.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim (Rruzhdi Alla) “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr. 3 – 25, 186 pgr. 2 dhe 259 – 25 të Kodit Penal.

3.    Ornela Shëmlikaj, datëlindja 18.03.1994, lindur dhe banues në Ishëm Durrës, e hetuar me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” (vendimi nr. 44/1, datë 10.02.2018).

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

4.    Enver Shima, datëlindja 05.05.1950, lindur dhe banues në Kuraten, Ishëm Durrës, i padënuar më parë, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në Burg” (vendimi nr. 45, datë 08.02.2018 zëvendësuar me masën “Arrest në shtëpi” vendimi nr. 10-2018-408, datë 22.02.2018 të Gjykatës së Apelit Durrës.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” (Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr.3 – 25 x 4 të Kodit Penal.

5.    Fadil Hoxha, datëlindja 01.07.1968, lindur në Ishëm, Durrës, dhe banues në Tiranë, i padënuar më parë, i hetuar me pa masë sigurimi.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” (Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 186 pgr.2 të Kodit Penal.

6.    Bujar Barushi, datëlindja 28.10.1961, lindur dhe banues në Ishëm, Durrës, i padënuar më parë, i hetuar në mungesë dhe pa masë sigurimi.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim, parashikuar nga neni 186 pgr.1 të Kodit Penal.

7.    Gjergji Çerri, datëlindja 10.02.1952, lindur dhe banues në Bizë, Durrës, i padënuar më parë, i hetuar me pa masë sigurimi.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim, parashikuar nga neni 186 pgr.1 të Kodit Penal.

8.    Rruzhdi Alla, datëlindja 10.06.1953, lindur dhe në Bizë, Ishëm dhe banuës në Durrës, i padënuar më parë, i hetuar me pa masë sigurimi.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim, parashikuar nga neni 143 pgr. 1 dhe 186 pgr.1 të Kodit Penal.

Faktet për të cilën janë akuzuar të pandehurit, kanë të bëjnë me:

1.    Katër raste për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” (Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr. 3 – 25 të Kodit Penal.
–    shtetasi Bujar Barushi, ka fituar një sipërfaqe toke prej 3586 m2, e ndodhur në fshatin Gjuriçaj.
–    shtetasi Fadil Hoxha ka përfituar një sipërfaqe toke prej 5200 m2.
–    shtetasi Gjergj Çerri, ka përfituar një sipërfaqe tokë arë prej 2000 m2, e ndodhur në fshatin Bizë.
–    shtetasi Rruzhdi Alla, ka përfituar një sipërfaqe tokë arë prej 5800 m2, e ndodhur në fshatin Bizë.

Shtetasi Sulejman Ibrahimi, në cilësinë e ish- kryetarit të Komunës Ishëm gjatë muajve qershor dhe nëntor të viti 2014, ka lidhur kontrata qiraje për dhënie të hapësirës publike me shtetasit Myftar Lumneshi, Artur Farruku, Kastriot Murati dhe Besmir Agasi.

Next Post
Kapen në Leçe 500 kg marijuanë, pranga edhe ‘skafistit’ shqiptar

Kapen në Leçe 500 kg marijuanë, pranga edhe 'skafistit' shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Libri për Liri Belishovën dhe pse jeton në Spanjë, rrëfehet Bashkim Shehu

Gazetari zbardh torturat e ish-Sigurimit: Si u mbajt 6 muaj në arkivol për së gjalli djali i Mehmet Shehut

January 8, 2026
Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

January 8, 2026
Lumi Erzen çan argjinaturën: Evakuohen banorët në Katund të Ri, 2500 hektarë tokë nën ujë

Lumi Erzen çan argjinaturën: Evakuohen banorët në Katund të Ri, 2500 hektarë tokë nën ujë

January 8, 2026
Jepet urdhër për evakuim urgjent në Novoselë! Në Durrës shënohet viktima e parë nga përmbytjet

Jepet urdhër për evakuim urgjent në Novoselë! Në Durrës shënohet viktima e parë nga përmbytjet

January 8, 2026
Java nis me reshje, policia u bën apel shoferëve për qarkullimin

Moti i keq pushton vendin, policia në gatishmëri: Akset ku zinxhirët janë të detyrueshëm

January 8, 2026
Sa miliardë dollarë vlen Groenlanda? Pasuritë e fshehura dhe precedenti i Luizianës

Sa miliardë dollarë vlen Groenlanda? Pasuritë e fshehura dhe precedenti i Luizianës

January 8, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

January 8, 2026
Balluku: Strukturat në gatishmëri, njësitë operative punojnë pa ndërprerje në gjithë vendin

Balluku: Strukturat në gatishmëri, njësitë operative punojnë pa ndërprerje në gjithë vendin

January 8, 2026
Shtoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump: Ishte koha, bisedimet me Putinin nuk po shkojnë askund!

Zbulohet prapaskena e vitit 2019: Rusia i propozoi Trump-it shkëmbimin e Maduros me Ukrainën

January 8, 2026
Protesta e fermerëve grekë, policia: Do bllokohet për 48 orë aksi Kakavijë–Janinë

Protesta e fermerëve grekë, policia: Do bllokohet për 48 orë aksi Kakavijë–Janinë

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In