• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Abuzimi me hidrokarburet, SHSHH përshëndet aksionin

by
02/05/2015 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve (SHSHH) ka reaguar në lidhje me aksionin e karburanteve të paralajmëruar nga qeveria.

Përmes një komunikate për shtyp, SHSHH ka përshëndetur nisjen e aksionit nga ana e qeverisë. Por kjo shoqatë shpreh shqetësimin se jo të gjithë operatorët duhet të futen në një kategori, pasi siç theksohet në komunikatë një pjesë e tyre sjellin për tregun vendas karburantin e cilësisë më të lartë, direkt nga rafineritë e markave më të mëdha ndërkombëtare.

Megjithatë SHSHH ka bërë publike disa nga shqetësimet kryesore ku aksioni duhet të përqëndrohet që ka të bëjë me disa kompani. Sipas SHSHH për 20 vjet, po veçanërisht në 10 vitet e fundit, sektori ka një grup kompanish që ushtrojnë aktivitet me korrektësi, bazuar në rregull.

Ja shqetësimet e SHSHH ku duhet të përqëndrohet aksioni:

– Por ekziston një pakicë spekulante që shfaqet nga ’hiçi’ shpesh dhe në lidhje dyshuese me segmente të shtetit, që duke ndërtuar skema borxhi ndaj ndërmarrjeve shtetërore, Doganave, Tatimeve, apo Bankave, befas mbyllin një kompani duke u shmangur kështu nga të gjitha borxhet.

– Edhe pse ligji 8450 i ndryshuar me ligj 70 cakton qartë se tabela, marka që subjekti reklamon duhet të jetë e mbështetur me dokumentacion furnizimi nga kjo markë, ka në treg plot raste që marka e reklamuar nuk ka lidhje me karburantin që shet.

– Njësitë e prodhimit në vend, që nga të voglat deri tek më të mëdhatë si dhe ARMO në radhë të parë, duhet të nisin nga karta teknologjike e pastaj nga lënda e parë që përdorin (nafta Bruto), pasi prej aty duhet të përcaktohet nëse prodhojnë dot naftë me standardet që kërkojmë.

– Dhe kur themi ’standard që konsumatorët të mos kenë më probleme’, duhet që veç përmbajtjes squfuri nën 10 ppm, të garantojmë edhe: a) treguesit e standardit për Cetan, b) pikën e Flakërimit, c) niveli i Destilimit, d) përqindja e ujit në përmbajtjen e produktit.

Sepse pa u garantuar këto tregues nuk ka cilësi karburanti. Nga importi treguesit e sipërpërmendur mbërrijnë 100% të garantuara.

Ne gjykojmë se po lejuam që prodhimi vendas të shkelë ndonjë nga këto parametra situata në këtë sektor nuk ka për t’u rregulluar.

– Sot në vend kemi vetëm një laborator pranë IQT dhe një pranë doganës, të dy të paakredituar dhe me teknologjinë që përdorin nuk i analizojnë dot të gjithë parametrat e cilësisë. Edhe nga pronësia këto dy laboratorë janë të njëanshëm, prandaj është emergjente të kemi laborator të pajisur me teknologji që kryen analiza për çdo tregues si dhe të jetë i akredituar, në mënyrë që rezultatet e tij të njihen ndërkombëtarisht. Si dhe të jenë të pavarur dhe të kenë mundësi të kryejnë analiza jo vetëm subjektet, por edhe çdo qytetar, kur i lindin dyshime se nuk është furnizuar me produktin e duhur.

– Sa i takon procesit të fiskalizimit, në treg ka një grup me kompani që janë 100% të fiskalizuara, madje kanë paguar 3 herë kostot e ngritjes së këtij procesi, aq herë sa u është kërkuar ne vite ndërrimi i tyre, por nga ana tjetër ekziston edhe një tjetër grup që asnjëherë nuk kanë tentuar të jenë nën këtë regjim operimi.

Prandaj duke qenë se ky është një sektor që jep në buxhet, në formën e taksave dhe tatimeve rreth 600 milion Euro në vit e ka të punësuar mbi 10 mijë punonjës, SHSHH siguron se është nga sektorët më të formalizuar në Shqipëri.

Një pjesë e problemeve që në vazhdimësi ngrihen për sektorin e hidrokarbureve janë krijuar në vite nga ndërhyrjet e qeverive për të nxjerrë nga tregu disa kompani dhe për të futur nga ’hiçi’ në treg klientët e tyre, kurse një pjesë tjetër janë krijuar nga zhvillimi kautik i këtij sektori.

Në këtë fokus ne gjykojmë se rregullimi i problemeve të cituara më lart do t’i jepte fund përfundimisht abuzimin të çdo subjekti të këtij sektori.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Ndërtim i paligjshëm i "UFO", në gjykatë deputeti Astrit Veliaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In