Prokuroria e Krimeve të rënda ka marrë në pyetje drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro.
Ky i fundit është thirrur në prokurori lidhur me hetimet e ndërmarra për abuzimet me fondet e rrugës Tiranë-Elbasan.
Qendro u emërua në krye të ARRSH pas largimit të Dashamir Xhikës, përfaqësues i LSI. Pas dëshmisë në prokurori Qendro nuk dha shumë detaje por tha se u mor në pyetje si “person që ka dijeni për rrethanat”. Ai u shpreh i gatshëm të dëshmojë sërish.
Ndërkohë lidhur me këtë çështje janë marrë në pyetje edhe ish-ministrat e LSI Sokol Dervishaj dhe Edmond Haxhinasto./a.m.