• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Abuzimet në shkollat e Kamzës, drejtori Hoxha nën hetim edhe për korrupsion

by Java News
20/02/2019 07:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të premten e kaluar Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e saj për pezullimin nga detyra të Abas Hoxha,drejtorit të shkollës “Gramoz Palushi”,në Paskuqan. Prokuroria e kryeqytetit gjatë hetimeve të kryera kishte konstatuar se nëpërmjet ushtrimit të detyrës së tij, Hoxha kishte kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Falsifikimit të dokumenteve zyrtare”, duke ndryshuar rezultatin e konkursit për përzgjedhjen e nën/drejtorit të shkollës “Gramoz Palushi” në Paskuqan.

Por tashmë prokurori i çështjes Gentian Abazaj është përqendruar në verifikimin edhe të një akuze tjetër atë të korrupsionit të drejtorit Hoxha, pasi nga dëshmitë e disa prej përfaqësuesve të qendrën ”Albania Katar Center”, që kryente trajnime dhe certifikimin e mësuesve, ka rezultuar se për çdo trajnim dhe certifikatë kërkohej nga mësuesit një pagesë prej 30 mijë lekë të vjetra. Por çuditërisht, ndryshe nga sa ka dëshmuar në prokurori përfaqësuesi i “Albania Katar Centër”, një nga mësuesit e shkollës “Gramoz Palushi”,në Paskuqan ka treguar në prokurori se për çertifikatat ka paguar 60 mijë lekë të vjetra dhe këto lek ja ka dorëzuar në dorë drejtorit të shkollës Abas Hoxha. Kaq ka mjaftuar që prokuroria të nisë verifikimet e imtësishme për korrupsion, dhe është thirur disa herë përfaqësuesi i ”Albania Katar Centër”.Ai ka këmbëngulur se qëndra e trajnimeve merrte një shifër prej 30 mijë lekë të vjetra dhe jo 60 mijë lekë të vjetra. Prokuroria ka krijuar dyshime se diferencën e mbetur prej 30 mijë lek të vjetra e merrte drejtori i shkollës Abas Hoxha.

Tashmë pas pezullimit të drejtorit Abaz Hoxha, vetë drejtoresha e arsimit në Kamëz Çekani është bërë objek i verifikimit të prokurorisë së Tiranës, pasi në mënyrë të kundraligjshme nuk ka zbatuar tre rekomandimit e bëra nga raport-inspektimi i datës 13 dhjetor 2018 i kryer nga grupi i punës në ministrinë e Arsimit Besnik Rama, Holta Seferi dhe Albana Çelaj. Tre inspektorit e ministrisë së Arsimit i drejtonin 3 rekomandime drejtoreshës Çekani, dhe më konkretisht që Abaz Hoxha, drejtori i gjimnazit “Gramoz Palushi” te rishikonte procedurën e emërimit të nëndrejtorit të shkollës, Blerim Deda.

Grupi i punës rekomandonte që Ermioni Çekani të rishikonte vendimin e 17 shtatorit 2018 të drejtorit të shkollës 9-vjeçare “Halit Coka”për emërimin e A.B mësuese definitive,pasi ky vendim nuk është i mbështetur në udhëzimin e ministrisë, që flet për procedurat e lëvizjes paralele. Por çuditërisht Ermioni Çekani nuk ka lëvizur fare, duke mos çuar në fund asnjë nga këto rekomandime të bëra nga grupi i inspektimit në ministrinë e Arsimit.

/a.meta

Next Post
Burg për 4 “të fortët” e Niklës, gjykata liron njërin prej tyre

Nikël/ Prokuroria mbyll hetimet, vëllai i Bamit e 4 të pandehur në gjyq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“Do të çojmë ballokume në Kuvend”, Sara Mila ‘habit’ me nismën e deputetëve socialistë

March 13, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

March 13, 2026
Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

March 13, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Kreu marrëdhënie me tre të mitur, lihet në burg 67-vjeçari në Gjirokastër

March 13, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

March 13, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Çfarë “loje” po luan Trump? Pse qëndrimet e presidentit amerikan janë kontradiktore

March 13, 2026
CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

March 13, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Kryeministri Rama ndan videokartolinë nga mbrëmja e iftarit

March 13, 2026
Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

March 13, 2026
Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In