• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Abuzimet me rezervat shtetërore, Albin Kurti pritet të paraqitet sot para prokurorëve specialë!

by S T
16/12/2024 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sot në orën 09:30, të paraqitet në këtë institucion të dëshmojë për rastin e rezervave shtetërore, në të cilin janë të implikuar ministrja Rozeta Hajdari dhe biznesmeni Ridvan Muharremi.

Kjo ftesë i është dërguar kryeministrit Kurti që nga 12 dhjetori, por ende nuk dihet nëse ai do ta paraqitet para Prokurorisë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu kritikoi sistemin e drejtësisë për ndërhyrje në procesin zgjedhor.

“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor, i cili ia kishte pamundësuar [Kurtit] kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit, 2021, kurse tash, përmes kësaj ftese, po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025”, shkroi ai pa dhënë më shumë detaje.

Dokumenti zyrtar thekson se mungesa e pajustifikuar për këtë thirrje mund të sjellë pasoja ligjore, përfshirë gjoba deri në 250 euro ose masën e shoqërimit me forcë nga autoritetet përkatëse.

Ftesa është nënshkruar nga prokurorët specialë, Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi.

Sipas ftesës së prokurorëve, Kurti është thirrur të dëshmojë në një rast për një vepër penale nga neni 414 i Kodit Penal, i cili ka të bëjë me keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Të akuzuarit u arrestuan në gusht 2024 pas publikimit të disa audio-regjistrimeve, në të cilat dëgjohen dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, të cilët gjatë një bisede pretendojnë se vaji i kontraktuar dhe i paguar në Poloni për rezervat shtetërore të Kosovës, nuk mbërriti kurrë. Sipas regjistrimeve e njëjta gjë ka ndodhur edhe me rezervat e grurit.

 

Next Post
Parashqevi Simaku këndon sërish, Elton Ilirjani: Do qëndrojë 3 javë në hotel, pastaj do vendosim bashkë me familjarët

Parashqevi Simaku këndon sërish, Elton Ilirjani: Do qëndrojë 3 javë në hotel, pastaj do vendosim bashkë me familjarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In