• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Abuzim 8 mln lekë me tenderin, dënohet ish-kryebashkiaku i PD dhe vëllai i Prençit

by A R
06/07/2018 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryebashkiaku i PD në Krujë Shkëlzen Hoxha është gjetur fajtor dhe dënuar me dy vite burg, pasi, gjatë gjykimit, është provuar se ai ka abuzuar me një tender për sistemimin e një përroi në Krujë. Treshja gjykuese me kryesues Ded Miri dhe Alfred Gjoni e Marçela Shehu, pavarësisht se dënoi ish-kryebashkiakun e Krujës, vendosi t’i pezullojë dënimin me burg, duke e lënë në shërbim prove për një periudhë 4-vjeçare.

Njëherësh, gjykata ka urdhëruar t’i hiqet e drejta Shkëlzen Hoxhës për të ushtruar funksione publike për një periudhë trevjeçare. Shqiptarja.com mëson nga burime pranë gjykatës së Krujës se mes të dënuarve është dhe Njazi Prençi, ky i fundit vëllai i Shemsi Prençit, ish-drejtorit të Emergjencave Civile, të shkarkuar pak ditë më parë nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Njazi Prençi në këtë proces është marrë i pandehur nga prokuroria, pasi ishte administratori i kompanisë “Regli”, e cila kishte fituar tenderin në Bashkinë Krujë, për të kryer sistemimin e përroit, investim ky, që synonte të shmangte përmbytjet. Prençi është gjetur fajtor dhe dënuar me dy vite burg, por ashtu si dhe për ish-kryebashkiakun, gjykata ka vendosur t’i pezullojë burgun për një afat 4-vjeçar.

Veç Prençit, gjykata ka dënuar me 5 milionë lekë të reja gjobë kompaninë “Regli”, ndërkohë që refuzoi të pranojë kërkesën e prokurores Mirela Kostaqi (Kapo) që të konfiskojë llogarinë bankare të kësaj kompanie. Në këtë dosje penale kanë qënë të pandehur dhe më pas dënuar dhe ish-zyrtarët e bashkisë Krujë si Xhuma Roshi, Indrit Fida dhe Spartak Shehu. Të gjithë këta persona akuzohen se kanë abuzuar me fondin e emergjencës, i cili u është akorduar për “Sistemimin e përroit, lagjia nr.1, Ura e Madhe-Krujë, me vlerë 20.520.000 lekë me Tvsh”. Për këtë rast, prokuroria ka nisur hetimin në bazë të një kallëzimi të Bashkisë Krujë, të dorëzuar në fund të vitit 2015.

Vjedhja 8 milionë lekë
Nga hetimi i Prokurorisë së Krujës ka rezultuar se vlera në terren e investimit në këtë projekt është shumë më e vogël, duke arritur në konkluzionin se ish-kryetari i Bashkisë dhe administratori i kompanisë, që fitoi procedurën e prokurimit, kanë vjedhur mbi 8 milionë lekë të reja. Bashkia Krujë ka konstatuar problematikën në terren, pas ankesave të qytetarëve të ndryshëm. Sipas shqetësimit publik, në dimrin e vitit 2014, zona Ura e Madhe-Krujë u përmbyt nga shirat e shumtë.

Në pranverën e vitit 2015, pak para zgjedhjeve lokale, Bashkisë Krujë iu akordua fond emergjence nga ana e Ministrisë së Brendshme për sistemimin e përroit, me qëllim shmangien e përmbytjeve në vijim. Por, edhe pas sistemimit, situata e përmbytjeve nuk ishte shmangur dhe kjo u evidentua në dimrin e vitit 2015, kur zona u përmbyt sërish. Në këto kushte, Bashkia Krujë dorëzoi kallëzimin në Prokurori, e cila zhvilloi hetimet. Në bazë të veprimeve proceduriale, rezultoi se ish-kryetari i Bashkisë, Shkëlzen Hoxha, në mars 2015 ka njoftuar 5 firma për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit për sistemimin e përroit. Nga shqyrtimi i procedurave, rezultoi se 2 prej 5 kompanive të ftuara, nuk u ishte bërë i ditur afati i dorëzimit të dokumentacionit. Këto dy kompani nuk morën pjesë në tender, për shkak të mungesës së dijenisë për datën.

Një ditë para zgjedhjeve
Ndërkohë, nga 3 kompanitë e tjera, u shpall fituese “Regli” shpk”. Sistemimi i përroit ishte parashikuar të përfundonte brenda dy muajve, pikërisht në maj 2015. Por, rezulton se ai është përfunduar dhe marrë në dorëzim në 24 qershor 2015, një ditë pas zgjedhjeve lokale, në të cilat Shkëlzen Hoxha rezultoi humbës. Projekti, i cili sipas dokumentacionit, të nënshkruar nga ish-kryebashkiaku, ishte përfunduar brenda parametrave, rezultoi më pas, nga hetimi i Prokurorisë, se kishte mangësi të theksuara, shmangie nga projekti fillestar dhe ulje të ndjeshme të kostove të parashikuara.

Next Post
Tajlandë/ U çoi oksigjen fëmijëve të izoluar në shpellë, humbet jetën zhytësi

Tajlandë/ U çoi oksigjen fëmijëve të izoluar në shpellë, humbet jetën zhytësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mojtaba Khamenei: Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të pranojnë humbjen dhe të paguajnë dëmshpërblim

Mojtaba Khamenei: Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të pranojnë humbjen dhe të paguajnë dëmshpërblim

March 17, 2026
Fundjavë e nxehtë për politikën shqiptare! Pasi ndryshoi gjysmën e kabinetit, Rama pritet të mbledhë sërish socialistët në Asamblenë Kombëtare të PS, opozita organizon protestën e radhës

Fundjavë e nxehtë për politikën shqiptare! Pasi ndryshoi gjysmën e kabinetit, Rama pritet të mbledhë sërish socialistët në Asamblenë Kombëtare të PS, opozita organizon protestën e radhës

March 17, 2026
“E zgjidh me kanun”/ Vjen reagimi i parë nga familja e Rogertit pas deklaratës së babait të Selinës

“E zgjidh me kanun”/ Vjen reagimi i parë nga familja e Rogertit pas deklaratës së babait të Selinës

March 17, 2026
Agjencia e lajmeve opozitare iraniane: 300 anëtarë të milicisë Basij të vrarë në sulmet gjatë natës nga Izraeli

Agjencia e lajmeve opozitare iraniane: 300 anëtarë të milicisë Basij të vrarë në sulmet gjatë natës nga Izraeli

March 17, 2026
Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

March 17, 2026
Kontrabanda e naftës ‘vergine’, vendimi që çoi në pafajësinë e ish drejtuesve të doganës

Nafta me racion/ Britania ndërhyn, do të ofrojë 50 mln paund mbështetje

March 17, 2026
Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

March 17, 2026
Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit

Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit

March 17, 2026
Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

March 17, 2026
SPAK dhe ambasadorët të shantazhueshëm nga Berisha

SPAK dhe ambasadorët të shantazhueshëm nga Berisha

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In