• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Absurdi shqiptar, presim drejtësi nga hajdutët

by Aalison Pearse Stevens
17/07/2016 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Na kanë në dorë hajdutët, dhe ne po presim që ata të na japin mundësinë e drejtësisë. Ky është absurdi që sundon kohën e sotme në Shqipëri. Por do ta bëjnë. Janë të mbërthyer nga forca amerikane që sot është me shqiptarët.

Asnjëherë nuk e kemi njohur historinë, prandaj kemi gabuar. Historia nuk është përrallë që tregohet për të kaluar kohën me fjalë boshe. Historia është shkencë e saktë.

Përkohësia është gabimi ideor i shqiptarëve që kanë drejtuar Shqipërinë. Prandaj e kemi pasur kundër qytetërimit perëndimor historinë tonë moderne.

Popujt e mëdhenj janë drejtuar nga njerëz të mëdhenj që kanë punuar për historinë dhe jo për përkohësinë. E përkohëshmja, është psikologjia e hajdutit.

Edhe sot kjo dallon të ndodhë. Historia jonë do të ishte diktatoriale ende, nëse nuk do të kishte fituar koncepti amerikan i drejtësisë shoqërore dhe demokracisë që rrëzoi komunizmin në rrafsh botëror.

Teknologjia, shkenca, dija e saktë, mendimi racional, mirëqenia e lartë, drejtësia dhe forca amerikane rrëzuan komunizmin. Po të ishte për këta që nuk e duan sot reformën në drejtësi, që ajo të implementohet nga amerikanet në Shqipëri, ne do ishim ende nën zgjedhën e hoxhizmit mesjetar shqiptar.

Këta janë kundërshtuesit e Reformës: ata që “jepnin djalin për Enver Hoxhën”, që nuk e lanin dorën se ia kishte prekur Enver Hoxha; ata që thoshin “nuk e duam lirinë pa socializëm dhe marksizëm”; ata që ishin spiunë të Sigurimit të Shtetit dhe kanë denoncuar për Partinë e Punës edhe vëllanë; ata që vetëm një gjë menduan tek drejtonin në shtetin postkomunist shqiptar: idenë fikse të abuzimit dhe shitjes së interesave të shqiptarëve.

Sot po e pengojnë historinë e zhvillimit shqiptar sipas qytetërimit modern, ata që u pasuruan në mënyrë të paligjshme dhe që vendosja e ligjit i ndëshkon për pasurimin e tyre të paligjshëm. Ka qenë dehja e tyre patologjike për të drejtuar në mënyrë animaleske Shqipërinë ajo që nuk u ka dalë akoma. Por do t’u dalë, se dallohet që janë të trembur. Këtu fillon besimi se fryma perendimore e drejtësisë, demokracisë dhe zhvillimit do të vendoset domosdoshmërisht në 21 korrik me forcën e politikës amerikane. Politika është forcë, kur zhvillimi pengohet nga keqbërësit.

Me qetësi duhet të presim fillimin e historisë sonë të drejtë që do të vendoset me 21 korrik.

Next Post

Tri makina përplasen në Tepelenë-Gjirokastër, tre persona të lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që mbahen sot

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Si do të bëhet lëvizja e mjeteve më 14 mars

March 11, 2026
I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In