• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Abin Kurti në kërkim të “luftës së tij”, për të çliruar Kosovën nga Perëndimi

by Mero Baze
21/11/2022 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka refuzuar thelbin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, i cili parasheh që Kosova të shtyjë çështjen e targave dhe ajo çështje të përfshihet në bisedimet finale mes dy vendeve në kuadrin e planit franko-gjerman. Plani në vetvete është një shans i mirë në përparimin e çështjes së Kosovës, pasi lejon dy vendet të mos njohin njëra- tjetrën, por të ruajnë itnegritetin e kufijve të tyre dhe të mos pengojnë të tretët në njohjen e Kosovës.

Praktikisht plani i lejon Kosovës të avancojë njohjen ndërkombëtare, të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, përfshi dhe OKB, me ndihmën e Perëndimit, dhe të normalizojë raportet me Beogradin nga pozitat e një vendi të njohur në mënyrë të plotë ndërkombëtarisht.

Albin Kurti ka refuzuar bisedimet e sotme, siç e tha dhe vet, duke fajësuar Bashkimin Evropian, duke shënuar një rekord të zi në historinë e re të Kosovës. Prej vitit 1999, çdo hap përpara i Kosovës, ka qenë i bazuar në faktin që Kosova ka qenë në anën e Perëndimit dhe fajtor ka qenë Serbia.

Sot është hera e parë që një kryeministër i Kosovës, fajëson Perëndimin për ofertën për Kosovën dhe Serbia është në krah të Perëndimit. Është pak a shumë ajo që i ndodhi Milosheviqit më 1999, kur ju ofrua Marrëveshja e Rambujesë dhe ai fajësoi Perëndimin se ishte në anën e shqiptarëve, dhe u përball me të.

Sot zyrtarisht Kosova po akuzon Bashkimin Evropian dhe SHBA se po ndihmon Serbinë dhe kryeministri i saj, po i tregon muskujt të dyjave bashkë.

Nuk ka nevojë të themi që është një ditë e zezë dhe një shans i humbur për Kosovën që të ruajë aleancën me Perëndimin dhe të avancojë njohjen e saj ndërkombëtare. Ajo që është e nevojshme t’u shpjegojmë shqiptarëve atje, por dhe këtu në Shqipëri, është përse e bën Albin Kurti këtë gjë.

Dhe ka një shpjegim bazuar tek personaliteti i tij politik, e mbi të gjitha tek historia e tij.

Albin Kurti është kapur pas çështjes së drejtë por jo vendimtare për targat, për të tërhequr një konflikt në Kosovë, kësaj radhe jo vetëm me Serbinë, por dhe me Perëndimin, pasi nuk përballet dot me atë që ka projektuar për veten për historinë e tij, dhe mbi të gjitha për atë që u ka premtuar elektoratit të vet.

Ai nuk vë dot në jetë asnjë premtim elektoral, nuk krijon dot, dhe s’ka si të krijojë, një shtet të begatë pa qenë një shtet i sigurtë, e mbi të gjitha nuk heroizohet dot pa pasur një konflikt. Ndryshe do ti duhet të dështojë me turp e të ikë në shtëpi.

Në një farë mënyre ai kërkon të shpikë një luftë të tij për Kosovën, edhe pse mund ta humbasë atë. Duke projektuar veten në histori, duke qenë se atij i mungon kontributi në historinë e Kosovës edhe për shkak të moshës, duke qenë se ai nuk i përket as themeluesve të shtetit, as heronjve të luftës, ai kërkon të provokojë Perëndimin, të zgjedhë mes tij dhe Kosovës e pastaj mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një farë mënyre ai po ëndërron atë që shumicën e shqiptarëve e tmerron, që Perëndimi të zgjedhë të jetë kundër Kosovës dhe pro Serbisë, për shkak të tij dhe ai të dalë në histori si viktimë e një komploti perëndimor që e ka vrarë atë bashkë me Kosovën.

Kjo është ndoshta gjëja më e ligë që dikush ëndërron për Kosovën. Vetëm serbët e kanë të drejtën legjitime ta ëndërrojnë këtë.

Por para se Perëndimi të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë, Perëndimi në fillim do të duhet të zgjedhë mes Albin Kurtit dhe Kosovës. Albin Kurti nuk është babai i Kosovës, dhe as ka hipotekën e saj dhe historisë së saj. Madje ai pikërisht se nuk ka hipotekën e historisë së saj, kërkon të ribëjë një histori të re, të vetën, duke provokuar Perëndimin se sa larg mund të shkojë, duke penalizuar Kosovën për shkak të tij.

Albin Kurti është në kërkim të “luftës së tij”, për të çliruar Kosovën nga Perëndimi, për të zhbërë gjithçka që është bërë deri më sot.

Mes Albin Kurtit dhe Kosovës, Perëndimi vazhdon të jetë me Kosovën. Por mes Perëndimit dhe Albin Kurtit, shqiptarët duhet të jenë me Perëndimin, për ta bërë më të lehtë betejën e Perëndimit për shqiptarët. Edhe kundër ndonjë “shqiptari”.

Next Post
Bejko: Nëse Berisha vihet në krye të PD, do jetë katastrofë dhe fundi i saj. Ai nuk ka më një kartë morale

"Dhuratë për Ramën"/ Protesta më 6 dhjetor, Bejko: Turp i madh! Pas Enver Hoxhës, Berisha është politikani më i refuzuar nga Perëndimi!

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Siç po duken BATHËT, Albin Kurti, si agjent i mirëfilltë i inteligjencës Sërbe, vazhdon me shumë saktesi, të zbatojë vijën e sjelljes te padronëve të vet, me qellim rikthimin e Kosovës, përseri nën Serbi.
    Të gjitha ngjarjet që zhvillohen, ai zbaton përpikmërisht udhezimet serbe, e kështu, siç thuhet në SHQIP, “ÇON UJË NË MULLIRIN SERB”….
    Me çpo shohim, në se populli Kosovës, nuk ngrihet e të shkarkojë këtë qeveri të ndyrë, si e manipuluar nga sherbimet e zbulimit Serb, rreziku është eminent që shumë shpejt rikthimi nën Serbi, të bëhet AXHENDË në tryezat e bisedimeve të Fuqive të Mëdha, ku Kosova NUK do të jetë e ftuar, mbasi janë lodhur me çmënduritë e Albin Kurtit e Vjosa Osmanit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In