Ministria greke e Drejtësisë ka shpërndarë një broshurë me titullin “Abetarja e të burgosurit”, në gjuhët shqip dhe anglisht, me qëllim që siç nënvizon, “të ofrohet një informacion i kuptueshëm për të burgosurit e huaj” që vuajnë dënimet në burgjet greke.
Është fjala për një udhëzues informativ lidhur me të drejtat, detyrimet dhe rregullat e jetesës brenda në burg.
Sipas ministrisë së Drejtësisë, përkthimi në shqip është një ofertë e ambasadës shqiptare në Athinë.
“Abetarja” është botuar më tirazh 3.000 kopje për secilën nga të dy gjuhët (anglisht dhe shqip)./b.d