• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Abdixhiku shpall fitoren në 5 komuna: LDK nuk i ndan qytetarët e Kosovës me flamuj partish

by E S
09/11/2025 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nga selia e partisë në Prishtinë, në krah të Përparim Ramës, shpalli fitoren në 5 nga 18 komunat që shkuan në balotazh në Kosovë këtë të dielë.

Në total, bashkë me komunat e fituara në raundin e parë, LDK do të qeverisë katër vitet e ardhshme në 7 njësi të qeverisjes vendore dhe Abdixhiku.

“Sot LDK shpallim fitore në kryeqytet. Përparim Rama është kryetar për një tjetër mandat. Kemi marr mbi 51%. Është fitore e Kosovës që refuzon përçarjen dhe zgjedh unitetin kombëtar. Shpallim fitoren në Pejë me Gazmend Muhaxherin, në Viti me Sokol Haliti, në Dragash me Bexhet Xheladini, në Junik me Ruzhdi Shehun. LDK fiton në 5 komuna. Edhe me dy komunat e fituara në raundin e parë numri i komunave tona shkon në shtatë. LDK partia me numrin më të madh të komunave që do të qeverisë nga këto zgjedhje lokale. Në nuk fitojmë për të ndarë. Çdo komunë ku kemi fituar do të kemi qeverisje për të gjithë qytetarët”, u shpreh kreu i LDK-së.

Më tej Abdixhiku theksoi se LDK nuk i ndan njerëzit sipas ngjyrave dhe flamujve të partive, ndaj qeverisja lokale do të jetë e barabartë për të gjithë qytetarët.

Ai nënvizoi po ashtu se Kosova sot dha një leksion demokracie dhe bëri një hap përpara drejt rikthimit në normalitet.

“Është fitore e Kosovës që refuzon përçarjen dhe kërkon unitet kombëtar. Prandaj sonte dua të them qartë dhe zëshëm. Deri sot fituesit tanë ishin kandidatë të LDK, nga sot janë qytetarët e parë të të gjithë banorëve të komunave që do drejtojnë. Është thirrje për përulësi, për dinjitet e për punë. Qytetarët nuk kanë nevojë për armiq. Demokracia është e të gjithëve dhe Kosova është e të gjithëve. Zgjedhjet na ndajnë vetëm për një ditë, pastaj na bashkon një vizion i përbashkët për Kosovën. LDK nuk njeh qytetarë të ndarë në ngjyra dhe flamuj partish. Çdo komunë ku kemi fituar ne do të kemi qeverisje për të gjithë qytetarët sepse për ne qeverisja është detyrë dhe jo privilegj. Sot Kosova ka bërë një hap përpara drejt normalitetit dhe për këtë LDK mburret fortë”, nënvizoi kreu i LDK-së.

Next Post
Redaktuan gabim një fjalim të Trump, japin dorëheqjen drejtori i përgjithshëm dhe CEO e BBC

Redaktuan gabim një fjalim të Trump, japin dorëheqjen drejtori i përgjithshëm dhe CEO e BBC

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In