• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

AAK: Nuk e heqim taksën, paçka thotë Thaçi

by Java News
10/01/2019 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se qeveria e Kosovës nuk do ta heqë taksën për mallrat serbe, pavarësisht se presidenti Hashim Thaçi paralajmëroi se ajo mund të hiqet.

Duke thënë se janë dy pushtete të ndara, Kadaj-Bujupi në Interaktiv të KTV-së ka thënë se taksa është veprim që nuk duhet të ndalet dhe është përgjigje e duhur për agresionin e Serbisë.

“Kemi pushtete të ndara, është veprim i jashtëzakonshëm i qeverisë. Pas një agresioni që ka pas Serbia muajve të fundit është ndal dhe po flet vetëm për taksë sepse i kemi shkaktuar dëme të mëdha ekonomike. Ka marrë përgjigjen e duhur për agresionin që vazhdimisht po e bën dhe s’e ka ndal fare”, ka thënë ajo duke shtuar se duhet të merren edhe masa të tjera.

Ajo po ashtu ka thënë se tema e korrigjimit të kufijve me Serbinë nuk mund të flitet përderisa Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.

Ka shtuar se pasi Serbia ta njohë Kosovën mund të flitet për territoret që janë shkëputur në histori.“Jemi në një fazë që s’mund t’i riparojmë. Fillimisht të vijë njohja e më pas po mund të flasim për territore që janë shkëputur padrejtësisht në histori. Por kur nuk e njeh Serbia nuk mund të flasim për këtë as si ide. S’mund t’i diskutojmë kufijtë, por padrejtësitë që janë bërë ndaj trojeve shqiptare.

Territori siç është njohur më 17 shkurt duhet të ruhet e konsolidohet brendapërbrenda, ndërsa trojet që padrejtësisht janë nda mund të diskutohen pas njohjes në tryeza të ndryshme kur ne flasim për shqiptarët atje, por në nivele të barabarta kur shtetet njihen reciprokisht.

Në këtë fazë çdo hapje e kësaj teme e çon Kosovën drejt një humnere. Është së pari shkelje kushtetuese dhe krejtësisht e papranueshme”, ka thënë ajo. (b.an)

 

Next Post
Futbolli në zi, ndahet nga jeta ish-portieri i Kombëtares

Futbolli në zi, ndahet nga jeta ish-portieri i Kombëtares

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In