Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas raportimeve të mediave serbe se është zgjidhur çështja e letërnjoftimeve ilegale të lëshuara nga strukturat paralele serbe, ka reaguar.
Në njoftimin dërguar për media AAK ka thënë se është lëshimi i radhës ndaj Serbisë dhe paraqet problem për sigurinë në Kosovë. Sipas AAK’së, njohja e letërnjoftimeve ilegale është koncept i gabuar për integrimin e komunitetit serb në Kosovë.
Në anën tjetër pala kosovare ka njoftuar se qytetarët serbë duhet të pajisjen me letërnjoftime të shtetit të Kosovës dhe se është kërkuar nga BE’ja kohë që të zgjidhet ky problem, transmeton Express.