• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

AAK e Nisma argumentojnë kthimin në Kuvend

by Aalison Pearse Stevens
09/09/2016 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ulëset e deputetëve të AAK-së dhe Nismës nga 13 shtatori më nuk do të jenë të zbrazëta.

 

Pas rreth 7 muajve bojkot, përveç seancave solemne, deputetët e këtyre partive kanë vendosur t’i kthehen jetës institucionale.

Ata kanë theksuar se tash e tutje deputetët e dy partive opozitare do t’u kthehen punimeve, jo vetëm në seancat plenare, por edhe mbledhjeve të komisioneve parlamentare. Pas procedimit të demarkacionit në Kuvend, të dy partitë opozitare thonë se nuk kanë më arsye për të vazhduar bojkotin.

“Nisma për Kosovën në vazhdimësi ka deklaruar se në momentin që marrëveshja për demarkacionin të vijë për shqyrtim ne do të kthehemi në Kuvend dhe ashtu kemi vepruar.

Nga ajo ditë ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e punës së kuvendit”, ka thënë Valdete Bajrami, shefe e Grupit Parlamentar të Nismës.

E Pal Lekaj, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, ka treguar se kundërshtimi i tyre do të bëhet nëpërmjet votave, e jo gazit lotsjellës apo formave tjera që u përdorën më parë nga këto parti.

Te dy subjektet opozitare, që tashmë kanë lidhur koalicion mes vete, që nga inaugurimi i Hashim Thaçit si president i vendit, kishin vendosur bojkotimin e institucioneve të vendit, si shenjë pakënaqësie me koalicionin qeverisës, e sidomos nënshkrimin e dy marrëveshjeve, atë të Demarkacionit dhe Asociacionit.

Fillimisht pjesë e bojkotit të opozitës ishte edhe Lëvizja Vetëvendosje, por ajo u kthye në Kuvend më 6 qershor, pasi kishin vlerësuar se duke qëndruar jashtë Kuvendit nuk po arrinin t’i kundërshtonin dy marrëveshjet, sipas tyre, të dëmshme për Kosovën, referon Koha. (b.an)

Next Post
Skandali me Skënderbeun/ Prokuroria e Përgjithshme ende pa vendim nëse do nisë hetimet apo jo

Skandali me Skënderbeun/ Prokuroria e Përgjithshme ende pa vendim nëse do nisë hetimet apo jo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

February 20, 2026
Protesta/ Balla: Grupi kriminal që mbulohet me çadra edhe pse nuk bie shi, gati për molotovët e një plaku të rrjedhur

Protesta/ Balla: Grupi kriminal që mbulohet me çadra edhe pse nuk bie shi, gati për molotovët e një plaku të rrjedhur

February 20, 2026
Pas hedhjes së fishekzjarreve dhe molotovëve ndaj Kryeministrisë, protestuesit i drejtohen godinës së Kuvendit

Pas hedhjes së fishekzjarreve dhe molotovëve ndaj Kryeministrisë, protestuesit i drejtohen godinës së Kuvendit

February 20, 2026
“Rama është kufomë politike e kalbur”, Berisha: Do ta tërheqim si Enverin nga zyra

“Rama është kufomë politike e kalbur”, Berisha: Do ta tërheqim si Enverin nga zyra

February 20, 2026
Protestuesit nuk presin të mbarojë fjalimi i Berishës, sulmojnë Kryeministrinë me molotovë

Protestuesit nuk presin të mbarojë fjalimi i Berishës, sulmojnë Kryeministrinë me molotovë

February 20, 2026

Tre gënjeshtra me të cilat opozita gënjen veten

February 20, 2026
“Bashkohuni me ne!”, Hasimja apel qytetarëve: Bashkohuni me ne! Ndryshimi nuk vjen nga divani i shtëpisë e kafeneve

“Bashkohuni me ne!”, Hasimja apel qytetarëve: Bashkohuni me ne! Ndryshimi nuk vjen nga divani i shtëpisë e kafeneve

February 20, 2026
Aksident zinxhir në aksin Peqin–Elbasan, tre automjete përplasen njëri pas tjetrit

Aksident zinxhir në aksin Peqin–Elbasan, tre automjete përplasen njëri pas tjetrit

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Shkëlzen Berisha shfaqet në shoqërinë e deputetit të PD-së Arjan Ndoja

Protesta e opozitës, Shkëlzen Berisha shfaqet në shoqërinë e deputetit të PD-së Arjan Ndoja

February 20, 2026
“Të mos e braktisim këtë vend të bekuar”, aktorja Rajmonda Bulku mban fjalën e parë në protestën e PD

“Të mos e braktisim këtë vend të bekuar”, aktorja Rajmonda Bulku mban fjalën e parë në protestën e PD

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In