Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Muharrem Nitaj, ka thënë se partnerët e koalicionit po ia marrin një deputet në tavolinë Partisë së Ramush Haradinajt.
Nuk ka sqaruar se pse po ndodh një gjë e tillë por vetëm ka se PDK, e NISMA po kalkulojnë dhe nuk po i tregojnë emrat e Ministrave të rinj.
“Vec AAK i ka caktuar minsitrat dy dite para seances! Partneret tjere, ende jane duke kalkuluar. Nuk e di se cka do te ndodhe deri ne fund, por nuk eshte e ndershme nese AAK-se do t’i merret nje deputet ne tavoline!”, ka thënë Nitaj, shkruan Express.
AAK ka caktuar Pal Lekajn dhe Rrustem Berishën për Ministra të rinj në Qeverinë e Kosovës derisa PDK e NISMA ende s’e kanë bërë një gjë të tillë./a.m.