• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A380, përse gjiganti duhet të vdesë?!

by Java News
15/02/2019 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aviacioni është një degë që shumë e konsiderojnë si një çështje emocionale. Lajmi për ndërprerjen e programit të  Airbus A380 deri në vitin 2021 kreu i klientit më të madh të Emirateve, Sheiku Ahmed Al Saeed Al Makthoum, të enjten (14.02) e komentoi si “zhgënjim” dhe “trishtim”. Presidenti i Emiratit Sir Tim Clark ka qenë mbështetësi më i madh i avionit të vetëm dy katësh në botë, ai personalisht pati nxitur shumë novacione në këtë tip avioni, si p.sh. instalimin për herë të parë të dusheve në një avion pasagjerësh apo konceptimin e një Bar-Lounge për pasagjerët e kategorisë premium.

E nuk është habi, që A380, prej të cilit qarkullojnë rreth 230 avionënë mbarë botën, është avioni më i preferuar nga pasagjerët. Ndaj shefi i Airbus Tom Enders të enjten menjëherë siguroi, se “fundi i prodhimit të A380 nuk do të thotë fundi i programit A380.” Airbus u premton klientëve të tij mbështetje për avionet deri në vitet 2030.

Boeing 747-8 (picture-alliance/dpa/B. Roessler ) Boeing 747

Përkim me jubileun e jumbo-s

Se sa emocionale është aviacioni, kjo doli në pah edhe në kremtimin e jubileut të Boeing 747, jumbo jet, festoi 50 vjetorin e prodhimit të avionit të parë të këtij tipi në vitin 1969. Avioni Boeing 747 në mbarë botën vlerësohet si “Queen of the Skies”,  një nderim, që avioni A380 me një formë jo kaq të bukur nuk mundi ta arrijë. Për më shumë se tri dekada pas fillimit të 747 europianët në fillim të mijëvjeçarit ndërmorrën nismën për ta sfiduar monopolin shumëvjeçar të konstruktorit më të madh të avionëve në Seattle. Asokohe kjo nismë ishte si një simbol për unitetin europian, si një paralele industriale e monedhës së përbashkët Euro, Airbus A380, si avioni më i madh për pasagjerë në botë me një kapacitet prej 853 pasagjerësh duhej t’i nxiste europianët në ofensivë.

Shpresohej të shiteshin mbi 700 avionë. Boeing me monopolin e tij ndaj avionëve gjigantë prej dekadash kishte arritur të bëjë fitime të jashtëzakonshme, që mundësonin subvencionimin e programeve të tjera dhe çmimet konkurruese. Por nga perspektiva e sotme vlerësimi i momentit dhe i tregut rezultojnë të gabuara. “Ne ishim të paktën dhjetë vjet me vonesë”, pranoi edhe kreu i Airbus Tom Enders.

Mbipesha asnjëherë nuk është mirë

Ndërsa Boeing 747 vazhdon të prodhohet edhe pas 50 vjetësh e janë shitur deri më tani mbi 1500 ekzemplarë, edhe pse tani me kursime dhe kryesisht si avion transporti, programi A380-mbyllet. Sipas stadit deri më sot janë shitur 313 avionë të këtij tipi, 123 prej tyre në Emirate. Sikurse konfirmoi Airbus, tani do të ndërtohen edhe vetëm 17 avionë deri në vitin e ardhshëm, 14 do të shiten në Emirate dhe tre të fundit tek klienti i ri japonez All Nippon Airways.

Airbus A380 der Fluggesellschaft Emirates (picture-alliance/dpa/M. Gambarini) A380 i Shoqërisë ajroe të Emirateve

Problemi kryesor i A380 ishte mbipesha. “Ky avion është shumë i rëndë dhe konsumon shumë karburant, sepse struktura e tij është e tillë në versionin e shtrirjes në gjerësi”, janë shprehur javën e kaluar shefi i Qatar Airways-Chef dhe menaxhuesi i  A380 Akbar Al Bake. Airbus qysh në fillim kishte planifikuar një A380 më të zgjatur, por për mungesë të kërkesës ky avion nuk u konstruktua kurrë. “Struktura e sipërfaqes së A380 mund të mbante edhe 100 ton të tjera peshë, do të kishte qenë më mirë, që krahët të ishin konceptuar për peshën faktike të avionit e kësisoj ai mund të ishte konstruktuar edhe më lehtë. Kështu do të kishte qenë avioni perfekt”, tha Al Baker. Ai deklaroi se duke nisur nga viti 2024 do të nxirren nga qarkullimi avionët e parë të tij A380, pasi ato të jenë dhjetë vjet në përdorim.

Sidoqoftë A380 është për Airbus një gurthemeli i rëndësishëm, “ADN-ja e tij është e përfshirë qartazi në modelin A350, ndërtimi i këtij avioni nuk do të kishte qenë i mundur pa përvojën me A380”, tha shefi në detyrë i Airbus, Guillaume Faury, të enjten. Airbus qysh në fillim ka pasur parregullësi të mëdha prodhimi në programin A380 në dy pika prodhuese gjermane dhe franceze. Këto probleme tashmë janë kapërcyer, por kostoja e zhvillimit të tij prej 25 miliardë Eurosh i mbetet në kurriz Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Spanjës. Sikurse u bë e ditur të enjten (14.02) nuk do të ketë kompensim të humbjeve. DW

 

/a.meta

Next Post
Aktivistja-Salianjit: Keni hyrë të varfër, jeni pasuruar nga politika, tani doni dhe pushtet me trazira

Aktivistja-Salianjit: Keni hyrë të varfër, jeni pasuruar nga politika, tani doni dhe pushtet me trazira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In