• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“A vdiq ai?” Shfaqja e fundit në Teatrin Kombëtar

by A R
29/06/2018 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“A vdiq ai?”, kjo komedi e Mark Twain do të jetë shfaqja e fundit që do të ngjitet në godinën e vjetër të Teatrit Kombëtar, e cila me këtë premierë do të mbyll edhe misionin e saj historik. Ndërsa pritet të vihet në jetë zbatimi i projektit për Teatrin e ri Kombëtar i arkitektit të famshëm danez Bjarke Ingels, shfaqjet do të vendosen tek Qendra e Artit TURBINA.

Trupa e kësaj komedie e përjeton me nostalgji kujtimin e fundit nga “shtëpia e vjetër” e teatrit shqiptar, por regjisorin e komedisë Andis Gjoni nostalgjia nuk e pengon që të ëndërroj një godinë të re teatri. 

Kjo pjesë përkon edhe me humorin e pjesës dhe të komedisë që titullohet “A vdiq ai” i shkrimtarit të famshëm Mark Twain. Kështu që do të jetë një moment nostalgjik ndoshta për dashamirësit e teatrit, para se të shkojmë në një teatër të ri. Dhe po ngjitet në skenë në një moment kur po diskutohet shumë për shembjen e teatrit të vjetër dhe ngritjen e një teatri të ri. Do jetë një moment nostalgjik ndoshta për dashamirësit e teatrit, që ta shohin këtë shfaqje përpara se teatri të mbyllet dhe të jenë gati për shfaqjen e parë në një teatër të ri.

 “Unë jam pak për ruajtjen e traditave, për ruajtjen e memories arkitekturore të kryeqytetit, megjithatë ky teatër është kombëtar, është i të gjithë kombit dhe nëse shumica janë dakord që të ngrihet një teatër modern, nuk është problem. Unë e kam nisur punën time si skenograf në këtë teatër dhe tashmë jetoj në Amerikë, ku edhe atje ushtroj profesionin e skenografit. Por unë jam i lidhur me këtë teatër dhe kur të shkoj sërish do të ndjek me interes zhvillimet e reja për Teatrin e ri Kombëtar”, u shpreh regjisori Andis Gjoni. 

Aktori Roland Saro shprehet se ka një ndjesi të mirë dhe përvojë pozitive prej çasteve kur ka përjetuar më herët ngjitjen e skenave të reja teatrore në Tiranë. “Unë me thënë të drejtën nuk është se kam ndonjë emocion shumë të madh, sepse jam mësuar me këto lloj emocionesh, sepse kam shijuar të gjitha skenat e reja të bëra në Tiranë, si Teatri i Metropolit, Teatri i Komedisë, qoftë edhe Teatri tek Pishinat. Kështu që Teatrin Kombëtar, megjithëse nuk e inagurova dot, se ishte periudha  e Duçes atëherë dhe nuk isha gjallë (qesh), kam fatin të jap shfaqjen e fundit në këtë teatër”, tha Roland Saro. 

Cubi Metka ka pasur fatin të luajë në skenën e vjetër të Teatrit Kombëtar me aktorë të mëdhenj. Ka kujtime të përmallshme, por për të e shkuara nuk ka dobi, nëse nuk i shërben zhvillimit të jetës teatrore.

“Unë sigurisht jam aktore e re, por jo dhe aq e re sepse kam interpretuar me artistë të shquar. Gjithsesi, ky teatër për ne mbetet shtëpia jonë e dytë. Unë kam luajtur në këtë skenë me Margarita Xhepën, me Fatos Selën, që nuk jeton më, me Mirush Kabashin, Tinka Kurtin. Në momentin që kujton se spunton e ke marrë nga ata aktorë krenohesh, sepse kam pasur fatin të luaj në këtë skenë edhe me ikona” tha aktorja Cubi Metka. 

Pyetjes se ccfarë do të donte të realizohej me ngritjen e teatrit të ri aktorja Cubi Meta shprehet: “Që të kishte pa diskutim kushte si për anën e aktorëve, të spektatorëve dhe për prapavijën, sepse kushtet janë vërtetë për të ardhur keq. Teatri është mbajtur e mbahet me këmbët e veta gjithsesi, por me paterica. Kështu që edhe publiku edhe aktorët e meritojë një teatër më të mirë”.  

E fundit shfaqje në Teatrin Kombëtar ka qëlluar të jetë një komedi plot satirë, që ka si tematikë vuajtjet e sakrificat e artistëve që i kanë kushtuar jetën artit dhe të një shoqërie që i jep para dhe famë vetëm pas vdekjes së tyre. Në këtë komedi interpretojnë aktorët: Donald Shehu, Gentian Zenelaj , Cubi Metka, Roland Saro, Suela Konjari, Erblin Bajko, Albi Dhima,Sokol Angjeli, Erjon Hodo, Algiona Aga, Margent Caushi e Brunilda Borova. Komedia do të ngjitet ne skenë në datat 30 qershor e 1 korrik./a.m.

Next Post
Një këshillë për gjuetarët e moralit

Një këshillë për gjuetarët e moralit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com