• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

A vazhdon buka të ketë probleme në Shqipëri?!

by Java News
28/09/2019 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është një nga vendet me konsumin më të lartë të bukës, një karakteristikë kjo e vendeve të varfra. Sipas të dhënave të fundit të Eurostatit, Shqipëria, një nga shtetet me të ardhurat më të ulëta të Europës, renditet si vendi, ku banorët e saj shpenzojnë më shumë për bukë dhe drithëra në raport me të ardhurat e tyre.

 

Buka mbetet produkti numër një në tryezat e shqiptarëve, një traditë e vjetër kjo që ka nisur të zbehet pas viteve ’90, por pa lëshuar shumë terren për produktet e tjera.

 

Në Shqipëri operojnë në treg rreth 5 mijë furra buke. Cilësia e bukës që ato ofrojnë çdo ditë është vënë shpesh në diskutim, siç ka ndodhur në jo pak raste edhe me produkte të tjera ushqimore. Disa  muaj më parë, pas shqetësimeve të ngritura u zëvendësua mielli i importuar nga Serbia me grurë.

 

Por sipas ekspertit të sigurisë ushqimore, Enriko Ceko, ulja e sasisë së importit të grurit nuk mund të quhet sukses. Kjo për shkak të reduktimit të popullsisë.

 

Një nga shqetësimet kryesore të ngritura herë pas here nga ekspertët ka qenë niveli proteinik. Një anketë e fundit e ISHP-së ka gjetur se anemia te fëmijët është rritur me gati 9% nga viti 2008-2018 si rezultat i kequshqyerjes nga buka pa proteina. Në bazë të standardit europian, nivelin i proteinave në miellin e bukës nuk duhet të jetë më poshtë apo më sipër se 12.5.por pavarësisht nga ajo që mund të deklarohet në dokumentacion, këtu ka hapësira për manipulim.

 

Por çfarë ka tjetër brenda buka që ne hamë përditë? Aditivët janë përmendur shpesh kur është fjala për manipulimin gjatë procesit të prodhimit, me qëllim uljen e kostove apo edhe rritjen e cilësisë në dukje të produktit.

 

Sipas AKU, kontrolle në lidhje me përbërës të tillë shtesë në bukë janë ushtruar herë pas here, shpesh pas denoncimeve të vetë qytetarëve.

 

Ngjyruesit janë shpesh një përbërës i bukës, për të cilin ne si konsumatorë nuk jemi në dijeni.

 

Një nga manipulimet tipike që i bëhen bukës përmes ngjyruesve është kthimi i bukës së bardhë në të zezë ose integrale.

 

Konsumatori shqiptar në shumicën e rasteve blen në furra, dyqane apo markete bukë për të cilën nuk ka asnjë informacion. Origjina e miellit, përbërësit e bukës apo pesha nuk reflektohen në ambalazhin e produktit. Por pavarësisht se një nevojë e domosdoshme dhe mbi të gjitha një e drejtë e konsumatorit, ky hap duket se është ende larg.

 

Një tjetër element që mund ta bëjë bukën të rrezikshme për shëndetin tonë është niveli i lagështirës në grurë. Në rast të mungesës së kontrolleve dhe masave paraprake, myku mund të kthehet në kancerogjen.

Prerja e bukës nga vetë furrat, një proces i aplikuar vitet e fundit në Shqipëri, mund të dëmtojë cilësinë e saj. Pavarësisht se është shumë më praktike të blesh një bukë të prerë sesa ta presësh atë vetë në shtëpi, ekspertët këshillojnë metodën e vjetër.

A ka forma të tjera me të cilat prodhuesit e bukës manipulojnë konsumatorin? Për të ulur humbjet dhe për të shtuar fitimin, hiletë janë nga më të ndryshmet.

Si një nga produktet ushqimore më të rëndësishme, buka dhe furrat ku ajo prodhohet, por edhe vetë lënda e parë janë subjekt i kontrolleve të AKU-së.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është institucioni që duhet të na garantojë ne sigurinë e produkteve që konsumojmë çdo ditë.

Po sa ia del AKU të na garantojë ne si konsumatorë se buka që blejmë dhe hamë çdo ditë është e sigurt? A i ka ajo kapacitetet e duhura njerëzore apo laboratorët e nevojshëm për analizat? Këto të fundit nuk mungojnë, por kur vjen puna te burimet njerëzore, duket se ky institucion u ka hapur dyert njerëzve që nuk kanë përgatitjen e duhur.

TemA TV

Next Post

Bundestag/ Fitorja më e madhe: Na kanë parasysh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fushata elektorale/ Çupi del me parashikimin për zgjedhjet e 14 majit: Ja çfarë do të ndodhë të dielën

2 Prill, si mbetën të kënaqur vrasësit dhe të vrarët!?

April 2, 2026
Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

April 2, 2026
Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

April 2, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenca i përgjigjet PD-së: Këshilli i Sigurimit nuk merr vendime! Begaj, në kontakt me institucionet dhe partnerët

April 2, 2026
35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

April 2, 2026
Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In