• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A u trukua ndeshja Partizani-Kukësi? Ja biseda e plotë e pazarit që u denoncua në “Fiks Fare”

by Java News
11/05/2017 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare denoncon një skandalin për trukimin e ndeshjeve në kampionatin shqiptar, ku një menaxher futbollistësh ofron para në këmbim të tolerimit në fushën e lojës.

Biseda korruptive zhvillohet ndërmjet menaxherit Drini Çaushi, i cili njihet për raportin e afërt me klubin verior të Kukësit dhe Emiliano Vilës, futbollist i Partizanit, pikërisht për ndeshjen mes këtyre dy ekipeve, që përfundoi 1-1 në “Selman Stërmasi”.

Çaushi ka qenë edhe pjesë e stafit të Federatës në grumbullimet e talenteve shqiptarë në Greqi, për kombëtaren U-21.

Gjatë bisedës të transmetuar në Fiks Fare del qartë se menaxheri ka telefonuar mesfushorin Emiliano Vila, duke i ofruar para në këmbim të tolerimit në fushën e lojës dhe i kërkon futbollistit të Partizanit  në mënyrë direkte që të jetë tolerues në fushë, pikërisht në ndeshjen e rëndësishme për titullin kampion.

Madje, i ofron edhe para, duke i përmendur emrat e drejtuesve të ekipit të Kukësit, menaxheri te pergjithshem  Naim Halili dhe presidentit te FKK-se,Safet Gjici.

Menaxheri qe prezantohet ne biseden telefonike me futbollistin e Partizanit me emrin Drini, kembengul disa here qe biseda e tyre te kryhet nepermjet nje programi qe nuk mund te regjistrohet dhe pergjohet.

Ndër të tjera, ai mundohet ta bindë lojtarin edhe me faktin që sezonin e ardhshëm, do e largojë nga klubi kryeqytetas, për t’i dhënë mundësinë që të luajë në Greqi me Korfuzin. Menaxheri duket qartë se kërkon medoemos fitoren e ndeshjes, e cila për këto dy ekipe ishte si një finale, pasi kush fitonte dilte në vend të parë.

Gjatë bisedës i kërkonte mesfushorit të Partizanit që të bisedojë dhe me shokët e tij që gjatë ndeshjes ta tolerojnë skuadrën e Kukësit, e cila duhet të dalë kampione

Madje, këto tentativa realizohen në një moment, kur ndeshja po vëzhgohej nga shumë menaxherë të klubeve të Europës.

Por, kjo nuk është hera e parë që ka akuza për manipulime ndeshjesh, ndërkohë që deri më sot është dënuar vetëm Skënderbeu nga UEFA. Rreth një vit më parë, Komisioni i Etikës në UEFA nxori një raport zyrtar, duke ngritur dyshime për ndeshje të trukuara të ekipeve të kampionatit shqiptar gjatë periudhës 2010-2016.

Në këtë raport ishin 16 klube, me të cilat Skënderbeu kishte realizuar 41 ndeshje të kampionatit dhe kupës së Shqipërisë, por sipas UEFA-s, kishte dyshime të forta për trukime. Skuadra që përmendeshin ishin Laçi, Kastrioti, Kukësi, Vllaznia, Shkumbini dhe Dinamo. Madje, Kukësi përmendej 3 herë.

Sistemi i Monitorimit për Manipulimin e Ndeshjeve,  i krijuar në 2009-ën nga UEFA, si kundërpërgjigje për rritjen alarmuese të numrit të ndeshjeve të manipuluara në kompeticionet europiane, si dhe ato kombëtare, ka konfirmuar, në bazë të të dhënave statistikore dhe modeleve matematikore të përdorura nga ky sistem, se klubet shqiptare kanë qenë vazhdimisht të përfshira në trukimin e ndeshjeve në kompeticionet kombëtare dhe ato ndërkombëtare në gjashtë vitet e fundit.

Duke u bazuar në këtë raport, UEFA vendosi të dënojë Skënderbeun me pezullim për një vit nga të gjitha kompeticionet ndërkombëtare dhe 100 mijë euro gjobë, por nuk gjeti fakte për dënimin e e ekipeve të tjera, pavarësisht se gjobiti lojtarë të ekipeve shqiptare si të përfshirë në aktivitetin e trukimeve.

Pas këtyre akuzave, në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria nisi një hetim dhe kërkoi nga Federata Shqiptare e Futbollit raportin e UEFA për trukimin e ndeshjeve në Shqipëri, por edhe të dhëna në QKR dhe në tatime mbi kompanitë e basteve në Shqipëri.

Biseda e menaxherit te futbollisteve Drini Caushi dhe mesfushorit te Partizanit, Emiljano Vila

Futbollisti-Lali ca bone?

Drini-Mirë rrusho, si ja çove ti?

Futbollisti-Hiç mirë, ça bone ti?

Drini -Hë mo zemra,  Ku je ti, në shpi je?

Futbollisti-Jo, në dhomë  jam.

Drini-Po pse ça, ju kanë mbajt në grumbullim e?

Futbollisti-Po në grumbullim jemi ne. Ça bone?

Drini-Ëëë nuk ke ik në shtëpi fare?

Futbollisti-Po dje isha në shpi. Tashti erdha.

Drini-Thash se ishte, po mir mo, ti qenke aty s’flet dot se je me njerëz a më kupto.

Futbollisti-Ë , jo mo tani vetëm jam.

Drini-Je vetëm?

Futbollisti-Vetëm në dhomë jam.

Drini-A në rregull, vetëm, dëgjo lalin tat. Me dy llafe që mos të zgjatemi shumë.

Futbollisti-Po.

Drini- Ashtu, përderisa po të folsha për punën e derbit besoj e kuprove çik paak a shumë. Muhabetin. Tashti krahu tjetër, prandaj të thash futu se këtu s’na dëgjon asnjeri..

Futbollisti-E marr vesh.

Drini-Krahu tjetër më ka thon, Në qoftëse, atë ditë që u ulëm unë, ti dhe ….

Futbollisti-Po.

Drini-Ishte ai menaxheri i Kuksit. Naimi. Ashtu. Ai tani i ka thënë atij të madhit,  Drini i njef ato, Drini flet, muhabet me ato. Ai më çoi mua mesazh, edhe më çoi këtu te “IMO” , më mori vet i madhi (Safet Gjici) pastaj.

Futbollisti-Po.

Drini-Edhe më tha,  Fol tha, boni, sa duan,  a kupton, të na tolerojnë. Të na tolerojnë, jo të bëjnë gjëra që të duken, a më kupton, të na tolerojnë. Tani,  shif vet, më thuj, edhe të veprojmë. Ti, këtë që do të them tani , nuk ta them për kundra peshë.

Futbollisti-E marr vesh.

Drini-Po thonë që 90% ti je i ik aty, ( Partizani) .A kupton vëllain? 90%. Ashtu. Ti do vish këtu, te Korfuzi, po ta thotë vëllai jot,se unë të du me shpirt  Nuk du me mor lek. 2 lek me ty. Po ta peësëris edhe njëherë, shif ça çuni është Drini. Nuk po ta them për kundrapeshë, që ooo po të premtoj ty këtu ee , ti bo këtë. Ashtu, ti si anej, si knej ti do marësh. Më thuj, ça ti them, menoje njëherë,  menoje po të duash e ma ço me mesazh.Drino thuj, kshu, këtu këtu. Thuj kaq, bën kaq. Më tha, aman tha ma boj këtë. Ai është çmend tani, ai do me dal patjetër kampion. A më kupton?

Futbollisti-E marr vesh, e marr vesh.

Drini-Ashtu. Më tha, thuji atij mikut tat, nëqoftë se ka ndonjë njeri tjetër.A më kupton. Të hapin gojën, ça është me i dhonë, t’ja japim. Safeti tha. Kjo është muhabeti zemra.

Futbollisti-Mirë do..

Drini-Dëgjo tashti, mos më jep përgjigje menjëherë,  Sa më shpejt aq më mirë, menoje njëherë,  edhe më thuj.

Futbollisti-Mirë Drino mir në rregull.

Drini-Jam tamam apo s’jam tamam.

Futbollisti-Ok, hajd do të marr unë pastaj prapë, do të marr unë kur të jem vetëm prap.

Drini-Ashtu të marrsha të ligat.

Futbollisti-Mirë lali.

Drini-Mirë, shif situatën vet, ai nuk tha jo të bëjnë gjëra që duken, ashtu tolerim, a kupton vëllain.

Futbollisti– Mir o Drin do të bëj tel.

Drini-Se unë të du me shpirt ty, a kupton ore?

Futbollisti-Po s’bëhet llaf o burrë.

Drini-Ashtu, as nuk dua, po ta them dhe këtë Drini, o lal unë s’dua as të keqen tate, asnjigjo.

Futbollisti-Normale, normale.

Drini-Shif e boj vet. Të erdhi topi, mere shty anej, ku di me shty anej, e di vet mënyrën ti. A kupton, tolerimin.S’po thot tjetri ik shko e ik më bëj penallti, tolerim o vëlla. A kupton.

Futbollisti-E marr vesh. Mir mo gjithsesi do të bëj, do flasim pastaj prap ne. Do të bëj prap telefon lali.

Drini-Ti e di, mir zemra?

Futbollisti-Mir zemra, mir. Në rregull.

Drini-Vetëm mos mu vono se edhe ai po më pret mu.

Futbollisti-Jo, jo do të marr prap  pastaj në telefon.

Drini-Hajde ciao.

Futbollisti-Mir lali ciao.

c.a

 

Next Post
Tiranë/ Babai i dëshpëruar pret damarët mbi varrin e të bijës 19-vjeçare

VIDEO/ Si do të jenë varrezat murale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In