• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A u rrëzua tabuja Berisha?

by Spartak Ngjela
12/09/2021 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Politika amerikane e përshëndeti Bashën për largimin e Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Por, çfarë ndodhi në këtë proces?

l.

Duket se po jemi në çastin kur shqiptarët do ta shporrin abuzimin e politikës antishqiptare në Tiranë, dhe procesi do të vijojë.

Është koha kur Partia Demokratike po rrëzon tabunë e klanit Berisha në Partinë Demokratike. Dhe po shihet se këtë po e ndërmerr Lulzim Basha, që ka qenë më i zgjedhuri i klanit përfaqësues të tabusë Berisha.

Në fakt, ky është fenomen i njohur: tabunë e rrëzon ai që kërkon të vijë e të udhëheqë klanin e tij si tabu e re. Kurse, klani i tabusë së rrëzuar, ikën bashkë me të.

Tabuja është një krijim i mendjeve primitive, por ekziston ende në kohet e reja te shoqëritë e pazhvilluara, si psikologji klanore. Frojdi na tha se “tabuja formohet nga vektorë që janë me burim të mistershëm”. Por, pasi formohet nën këtë mister, ai është i paprekshëm.

Kurse Enciklopedia Britanike e përcakton tabunë si një “ndalim të fuqishëm mistik për të prekur, për të thënë ose për të bërë diçka kundër dikujt”… Por që adhurohet nga klani i tij, dhe prandaj ka fuqi klanore. Në fakt, mu kështu është ndërtuar edhe politika shqiptare, që nga viti 1925 e deri në ditët e sotme – me fuqinë klanore të një tabuje.

ll.

Në të vërtetë, para dy ditësh, Lulzim Basha goditi tabunë Berisha. Duke goditur Berishën, Basha, në fakt, shkundi politikën shqiptare në një çast që ajo ishte në një gjumë letargjik. Por këtë goditje kundër tabusë Berisha, Basha e bëri me ndihmën e politikës amerikane, e cila ia shpalosi atij të gjitha dokumentet që provojnë aktivitetin kriminal të Sali Berishës kundër Shqipërisë.

Basha mbeti pa frymë, kur zëvendës Sekretari i Shtetit, Philip T. Reeker, ia vuri përpara të gjitha bëmat e makabritetit antishqiptar të Sali Berishës. Pra, politika amerikane këtë herë veproi konkretisht.

Dhe Basha nuk ishte i vetëm në këtë takim, sepse bashkë me të, në këtë ekspozim të Reeker-it, ishin dhe dy deputetë të tjerë që nuk po flasin, por që vetë Basha e tregoi, kur tha: “në takim ishin dhe dy deputetë të tjerë – deputetja Tabaku dhe deputeti Bardhi”.

Dhe, këtë fakt, ai e përmendi me këputjen e lodhjes së tij fizike dhe shpirtërore, që ta jep gjithmonë një ngjarje e tillë.

Po Saliu, e di këtë?

Sigurisht që e di; por ai vijon të bëjë sikur nuk kupton, si të gjithë banditët, dhe mendon të fitojë duke i kujtuar klanit Basha frikën. Por, pafare mundësi trembjeje.

Tani kuptohet se Berisha ka rënë si i rrëzuar në Partinë Demokratike, dhe ngjarjet po shihet se do të precipitojnë në favor të Lulzim Bashës.

lll.

Po pas kësaj, çfarë po ndodh me politikën shqiptare?

Na duhet të theksojmë se pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e prillit të këtij viti, me tiradat apolitike e të përgjumura të Edi Ramës, dhe me kakafoninë vulgare të gazetarisë dhe medias shqiptare në përgjithësi, politika shqiptare kishte hyrë në një gjumë letargjik. Ky lloj gjumi u imponua nga mungesa e aktit politik dhe paqartësia verbit të zgjedhur politik që karakterizon kryeministrin Rama. Rama luan një teatër jodramatik dhe krejt popullor, dhe kjo kishte sjellë gjumin letargjik të politikës shqiptare.

Gjumi letargjik i politikës vjen si pasojë e një kohë politike pa ngjarje dhe zakonisht shkon deri në gjashtë muaj, kurse ky gjumi letargjik aktual i politikës shqiptare, nuk i arriti dot të gjashtë muajt.

Pse?

Sepse Lulzim Basha bëri lëvizje të behtë, dhe rrëzoi nga pushteti Sali Berishën, abuzuesin e dhjetorit të vitit 1990, që, me abuzim kishte pushtuar politikën e djathtë shqiptare. Berisha, pa qenë në lëvizjen e dhjetorit, i mori lëvizjes motivin dhe nuk e la që ajo të bënte aktin kombëtar. E la lëvizjen e dhjetorit vetëm me motiv, por pa akt, sepse dhjetori i vitit 1990 mbeti gjithmonë një motiv pa akt. Të gjithë prisnin aktin, në 30 vjet rresht, dhe ai nuk erdhi asnjëherë.

Akti, në fakt duhej të vinte me eliminimin e Sali Berishës, sepse ky ishte lojtari i qarqeve antishqiptare që kishte pushtuar të djathtën shqiptare dhe kishte marrë peng demokracinë shqiptare.

Por, më në fund, koha erdhi: aktin final e bëri Lulzim Basha, pas tridhjetë vitesh: ai këto ditë përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, dhe si pasojë e kësaj, ai në këto çaste po e kalon politikën shqiptare nga potenca në akt.  Sepse, historia e demokracisë dhe ajo e zhvillimit shqiptar kishte mbetur vetëm në potencë. Kurse me flakjen e Sali Berishës nga politika e djathtë, pengesa e kalimit të zhvillimit shqiptar nga potenca në akt, tani duket se u kapërcye.

Ky kalim nga potenca në akt, është tezë esenciale e filozofisë së Aristotelit; dhe sipas Aristotelit, kalimi nga potenca në akt, është suksesi i historisë.

Por, a do ta çojë dot Basha deri në fund aktin që ka nisur?

Po Berisha, a mund ta mposhtë Bashën me ndihmën e Beogradit, Moskës dhe Athinës dhe të ringjallë “Tabunë Berisha” në Shqipëri?

lV.

Po, ku konsiston epiqendra e kësaj politike të re të Lulzim Bashës?

Basha para dy ditësh, përjashtoi  Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, dhe ky tani është fakt. Domethënë kuptohet se Basha e nxori jashtë politikës së djathtë. Dhe sigurisht, sikurse e analizuam edhe më lart, kjo është një ngjarje me rëndësi për Shqipërinë.

Natyrisht, në historinë politike të Shqipërisë, ky ishte një akt i vonuar, por dihej ama që, ai që do ta kryente këtë akt, vetë do të merrte një vlerë të re në politikën shqiptare.

Berisha ishte kthyer si një tabu e të djathtës shqiptare, dhe një kërcënues i vijueshëm i çdo çasti të progresit shqiptar. E djathta shqiptare asnjëherë nuk e kuptoi se si asaj iu krijua dhe si iu imponua kjo tabu me paprekshmërinë e saj.

Berisha  nuk mund të  prekej, dhe kjo vinte nga frika që ai vete ua kishte ndërkallur të gjithëve në Partinë Demokratike, me të gjitha mjetet: me vrasje, me shpifje, me trillime kundër familjeve të kundërshtarëve, me çdo mjet amoral. Dhe, pikërisht ky është vetë procesi frikësues i krijimit të tabusë. Por, psikologjia moderne na ka thënë se, kush vret tabunë, bëhet tabu vetë.

Po Saliu, si është bërë tabu?

Edhe ai, pretendoi se vrau tabunë Hoxha, dhe u bë vetë tabu.

Po Basha?

Ky duhet pritur, do jetë një tabu, apo një politikan aktiv dhe i ekuilibruar?

Kjo duhet parë hap pas hapi. Kurse duhet theksuar se, eliminimi i tabusë Berisha, sigurisht që ka sjellë optimizëm politik në Shqipëri, sepse do ndalojë më në fund dorën antishqiptare të të gjithë pushtuesve të tokave shqiptare, që, sipas dokumenteve që ka politika amerikane, është luajtur nga Sali Berisha që në vitin 1991.

Po Basha dhe deputetët që Reeker-i u dorëzoi dokumentet kundër Berishës, do t’ua bëjnë të qartë shqiptarëve aktivitetin kriminal të Sali Berishës?

Të shohim. Por sipas kësaj rrjedhe, nëse

Berisha do ta vijojë rezistencën e tij pa sens, kuptohet se do të jetë vetë Basha ai që do t’i bëjë publike këto dokumente.

Next Post
Lefter Maliqi- Berishës: Jemi gati të rrëzojmë regjimin e krimit, Lulzim Basha i pashpresë!

Lefter Maliqi- Berishës: Jemi gati të rrëzojmë regjimin e krimit, Lulzim Basha i pashpresë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

March 28, 2026
Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

March 28, 2026
“Kopje mediokre e Ramës”, partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: E ka vrarë shansin për një model ndryshe

“Kopje mediokre e Ramës”, partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: E ka vrarë shansin për një model ndryshe

March 28, 2026
Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

March 28, 2026
Prezantimi i Operatorit të Ujit, Balluku: Organizimi do bëhet në katër rajone

GJKKO i bllokoi pasaportën, Gjykata e Lartë shqyrton më 9 prill rekursin e Belinda Ballukut

March 28, 2026
Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

March 28, 2026
Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

March 28, 2026
“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

March 28, 2026
Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

March 28, 2026
Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In