• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A u kërkua ‘dorëzimi’ i Tahirit? Deputeti gjerman tregon bisedën me Ramën

by Java News
26/04/2018 22:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Çështja e Saimir Tahirit u diskutua me kryeministrin dhe ai na siguroi ne të gjithëve se do të veprojë menjëherë sapo të ketë prova të mjaftueshme nga prokuroria”.

Kështu deklaroi Josip Juratovic, deputet i SPD-së, (opozitës), në Bundestagun Gjerman në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’. Deputeti, njëherësh edhe anëtar i Komitetit Europian të Bundestagut. Z. Juratoviç u pyet rreth vizitës së kryeministrit Rama në Berlin. Deputeti i rëndësishëm i Partisë Social Demokrate deklaroi se Rama kishte sqaruar para zyrtarëve gjermanë edhe keqkuptimet që kishin lindur me disa media për deklaratën e Krichbaum

“Takimet që zhvilluam me kryeministrin ishin të relaksuara dhe jo të tensionuara. Edi Rama na shpjegoi se media kishte krijuar disa keqkuptime lidhur me Krichbaum dhe se edhe ai vetë kishte qenë një viktimë. Disa media duket që kanë interesa që ta bëjnë hapjen e negociatave sa më të vështirë. Edi Rama vizitoi edhe komitetin europian të Bundestagut ku promovoi rëndësinë e hapjes së negociatave me Shqipërinë. A e tha hapur se kërkon që Shqipëria të jetë sa më parë pjesë e BE-së dhe kjo arrihet duke hapur negociatat. Në të njëjtën kohë ai e di se Shqipëria duhet të plotësojë kushtet.

Studio e Hapur e pyeti Z Juratoviç nëse çështja e Saimir Tahirit kishte qenë pjesë e diskutimeve me kryeministrin dhe se çfarë u ka deklaruar kryeministri Rama në këtë Rast.

“Çështja e Saimir Tahirit u diskutua me kryeministrin dhe ai na siguroi ne të gjithëve se do të veprojë menjëherë sapo të ketë prova të mjaftueshme nga prokuroria. Sa i përket heqjes së imunitetit, ne kemi kritere të ndryshme nga Shqipëria. Megjithatë, dua ta bëj të qartë se kriteret për hapjen e negociatave nuk vendosen nga Gjermania e as nga ndonjë vend tjetër i BE-së, por nga të gjitha vendet së bashku. Gjermania apo asnjë vend tjetër i BE-së nuk do ti kërkojë kurrë një qeverie të një vendi tjetër të provojë kredibilitetin e saj duke arrestuar një zyrtar. Ajo çka është e rëndësishme është zbatimi i ligjit”, tha ai.

Në fund, z. Juratoviç u pyet se cilat janë shanset që në qershor Gjermania të votojë në favor të hapjes së negociatave: “Unë jam në favor të hapjes së negociatave. Dhe sigurisht nuk jam i vetëm në qëndrimin tim. Megjithatë, është e vështirë për të thënë se në cilin krah qëndron shumica në këtë pozicion pasi nuk ka patur asnjë votim deri tani. Unë do të vazhdoj të suportoj procesin e demokratizimit. Në fund të fundit, një refuzim i hapjes së negociatave dhe perspektiva e tyre, thjesht sa do të inkurajonte kundërshtarët e zgjerimit të Bashkimit Europian.”, përfundoi ai.

a.ç

 

 

 

Next Post
Lobimi rus i PD-LSI, Celibashi: Nuk kemi institucion kontrolli për financimet e partive

Lobimi rus i PD-LSI, Celibashi: Nuk kemi institucion kontrolli për financimet e partive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

April 12, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In