• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

A u “harrua” në burg Erion Veliaj? Ja si përgjigjet kryeministri Rama

by A R
05/05/2025 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një prej pyetjeve që kreut të qeverisë iu bë nga Jonida Shehu, ishte dhe për drejtësinë, për të cilën dy muaj më parë, kur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prangos në zyrën e tij, vetë Rama tha se ka nevojë të përmirësohet dhe të rrisë standartet.

“Çfarë ndryshoi nga qëndrimi juaj i fundit ndaj arrestimit të zotit Veliaj dhe ajo mbledhja me grupin parlamentar ku ju folët në mënyrë të drejtpërdrejtë me drejtësinë, që do të ndërtoni një drejtësi me standarte ndryshe nga ajo që po ju shfaqej në atë periudhë dhe më pas shumë pak ditësh ju nuk folët më dhe as një fjalë nuk kishte gjatë fushatës për drejtësinë me standarte.  Keni ndryshuar ju qëndrim?”, ishte pyetja që iu drejtua kryeministrit , i cili iu përgjigj duke thënë se deklaratat e tij janë keqinterpretuar dhe janë nxjerrë nga konteksti.

Sipas Ramës, deklarata e bërë për drejtësinë, për të cilën ritheksoi edhe njëherë që gëzon të gjithë mbështetjen e Partisë Socialiste, u bë gjatë asaj mbledhje të Grupit Parlamentar lidhur me rastin e Erion Veliajt, për një rast konkret dhe jo për drejtësinë në tërësi.

“Ishte në një konteskt të caktuar për një çështje konkrete lidhur me probleme konkrete të cështjesh dhe unë trajtova në atë moment ato problematika pa vënë në diskutim se çfarë kemi bërë ne dhe duke thënë që duhet ti rrisim dhe ti forcojmë këto. E dini ju që 57 % të detyrave të procesit të negociatave lidhen me drejtësinë”, tha Rama ndër të tjera.

I pyetur më tej se çfarë do të ndodhë pas 11 majit me reformën në drejtësi, kreu i qeverisë tha se ajo nuk do të preket, por do të përmirësohet në bazë të standardeve të Bashkimit Europian.

“57% e detyrave të procesit të negociatave lidhen me drejtësinë. 57% e detyrave të atij procesi që bëjmë ne në Bruksel,  lidhen më këtë gjë. Nuk do ndryshohet drejtësia. Drejtësia nuk do të preket. Arkitektura është ngritur dhe ajo nuk preket. Ama duhet të fuqizohet, duhet përmirësuar, sipas standardeve të Bashkimit Europian”, tha kryeministri.

Jonida Shehu: Çfarë ndryshoi nga qëndrimi juaj i fundit ndaj arrestimit të zotit Veliaj dhe ajo mbledhja me grupin parlamentar ku ju folët në mënyrë të drejtpërdrejtë me drejtësinë, që do të ndërtoni një drejtësi me standarte ndryshe nga ajo që po ju shfaqej në atë periudhë dhe më pas shumë pak ditësh ju nuk folët më dhe as një fjalë nuk kishte gjatë fushatës për drejtësinë me standarte. Keni ndryshuar ju qëndrim?

Rama: Jo

Shehu: E keni lënë mënjanë drejtësinë me standarte?

Rama: Jo

Shehu: Apo është çështje sensitive që mund t’ju prishë punë në fushatë elektorale?

Rama: Jo. Shqipja, gjuha shqipe është për mua dashuria më e madhe gjëja më e bukur. Dhe një nga kënaqësitë më të mëdha kur ulesha me Kadarenë ishte biseda për shqipen. Ai flishte për shqipen dhe ai dinte dhe rusishten frëngjishten dhe bënte krahasim.Unë shqipen e kam shumë merak dhe mur  ma merrni dhe ma bëni copë. Marr këto që mi çojnë 95% e citimeve të titujve nëpër portale të fjalëve të mia janë tjetër për tjetër.  Juve e keni e morët atë që thashë unë dhe e nxorët nga kotneksti. Ishte në një konteskt të caktuar për një çështje konkrete lidhur me probleme konkrete të çështjesh dhe unë trajtova në atë moment ato problematika pa vënë në diskutim se çfarë kemi bërë ne dhe duke thënë që duhet ti rrisim dhe ti forcojmë këto.

Shehu: Si do silleni ju me rritjen e standarteve të drejtësisë? 

Rama: E dini ju që 57 % të detyrave të procesit të negociatave lidhen me drejtësinë. Arkitektura është ngritur dhe nuk preket. Por, aman duhet fuqizuar përmirësuar sipas standarteve të BE. I kemi të shkruara të gjitha. Janë në tekste. Shumica e shqiptarëve e dinë mirë që drejtësia e re është pjellë drejtpërdrejt e PS. Nëse ka një gjë të sigurt si drita që shohim këtu është që përmiritjen e forcimin dhe qëndrueshmërinë e asaj bebe ne jemi të vetmit që jemi interesuar dhe bashkë me popullin. Këtu edhe burrat që do shkojnë në kënetë e duan kështu drejtësinë.

Nuk keni kuptuar asgjë. Se s’keni dashur të kuptoni se unë e kam thënë. Ne kur e kemi marrë këtë mision dhe i kemi hyrë detit me këngë e kemi pasur të qartë dhe nuk kemi qenë qorra dhe nuk kemi parë një nëdër tjetër që do bëjmë reformë e s’do marrim kosto.

Çështë kjo fushatë timoni, tepsia. Kur thoja unë më jepni një timon  pa të tjerë në prehër që të bëjmë një drejtësi që të godasë majtas dhe djathtas dhe mos pyesë kush ka pushtet e kush nuk ka? Si mendoni bëja shaka? Mendoni se nuk e dija që po të dorëzoja shpatën e ndëshkimit do rrinte atje në duar të pavarura dhe do kapte kundërshtarët e mi dhe nuk do vinte të futej në mishin tim? Unë mos jem edhe shumë i zgjuar por nuk jam idiot. Ju dukem idiot?

Next Post
Berisha, akuza para SPAK: Irena Gjoka e dënuar me 3 muaj burg, çdo vendim i saj është i pavlefshëm

Berisha, akuza para SPAK: Irena Gjoka e dënuar me 3 muaj burg, çdo vendim i saj është i pavlefshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In