Nga Artur Ajazi
Berisha ka marrë pjesë në Samitin e PPE-së në Bruksel. Ka qenë i gëzuar dhe ngazëllyer, pasi i është dhënë rasti të nxjerrë “helmin” ndaj qeverisë, Shqiperisë dhe shqiptareve. Ka qenë rasti më “fatlum”, që do të ndodhej në Samitin e PPE. Në shqip dhe anglisht, Berisha ka sharë dhe fyer, qeverisjen Rama, kryeministrin, vendin e tij, dhe kjo sipas tij “është normale, pasi i treguam PPE-së dhe botës kush është narkoshteti”. Pra, ka mbetur PPE-ja, BE-ja, dhe bota, ti tregojë Saliu dhe ata që e shoqerojnë, se “në Shqiperi ka narkoshtet, se atje vidhet, e bëhet korrupsion dhe shqiptarët po vuajnë për bukën e gojës”. Po mire, a ka budalla në Europë dhe botë ti besojë budalliqeve të tilla. A ka tuhaf në Europë, ta besojë se, “shqiptarët po vuajnë për liri, demokraci, bukë e ujë”, kur ata e dine fare mire se, nën Edi Ramën ky vend ka ecur shumë përpara. Mjafton të lexosh raportet periodike të KiE, Be, dhe Parlamentit Europian, për tu bindur. Ndërkohë, recitimet e Berishës besoj se, janë marrë me rezerva nga PPE, aq më tepër nga gjermanët. Edi Rama mban kontakte të vazhdueshme me faktorin ndërkombëtar, e ka një marëdhënie të shkëlqyer institucionale me komisionerët e Bashkimit Europian. Por ja që “rithemeluesii PD” mendon se, duke intriguar, shpifur dhe sajuar skenare të turpshme, mund të bëjë PPE-në dhe BE-në të vonojnë procesin e integrimit të vendit në familjen e madhe europiane. Ka 35 vjet, që ulurijnë dyerve të Europës, kanë 35 vjet që pengojnë me dashje dhe me ndërgjegje të plotë rrugëtimin e vendit drejt BE. Kanë 35 vjet që shpifin, sabotojnë, dhe denigrojnë çdo kryeminister dhe minister që punon dhe injoron protestat, kërkesat dhe rrugaçërinë e selisë blu. PD dhe Berisha, janë penguesit kronikë të integrimit të vendit, janë penguesit kryesorë të procesit të zhvillimit ekonomik, intelektual dhe institucional të vendit. Misioni vazhdon. Por mendoj se, furia Rama, mbetet fuqia më e madhe, se dengu me rrena dhe mashtrime që Berisha u servir PPE-së dhe ndonjë zyrtari apo eurodeputeti të BE. Berisha kërkon ta mbajë peng të ardhmen e vendit, siç po mban peng të ardhmen e PD-së, fakt të cilin e dinë fare mirë edhe PPE-ja edhe BE-ja. Ndaj them se, edhe këtë samit, Sali Berisha do të rikthehet “duarbosh” nga Brukseli, pasi fati i Shqipërisë tanimë është vulosur, anëtarësim me të drejta të plota në BE deri në 2030.











