• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A quhet protestë në krah të Luzlim Bashës dhe Monika Kryemadhit?

by A R
25/05/2018 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Edi Ramës i ka dhënë të gjitha arsyet pse duhet të ikë. Ka shfaqur të gjitha cilësitë e një dështimi që po fut vendin më së paku në një klimë të rënduar psikologjike.

Ndaj saj ka patur reagime dhe protesta të izoluara, si ajo e banorëve të Zharrëzës, ajo kundër importit të mbetjeve, apo edhe protesta e tanishme kundër inceneratorëve.

Këto janë në fakt protestat e vërteta që duhen inkurajuar. Këto janë temat e jetës së gjithësecilit, bashkë me taksat që shtohen e shtohen, edhe nga kryebashkiakët.

Por në kushtet e një situate kur qytetari shqiptar është dhunuar nga qeveria e tij, ai është tradhëtuar edhe nga opozita parlamentare, e cila vetëm sa ngre gishtin e akuzës dhe bën propagandë në rrjetet sociale.

Ta thjeshtojmë fare këtë çështje: a ka shqiptar që ka një hall, që nuk ka punë, që nuk paguan dot muajin, që beson se Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, deputetët Balliu, Noka etj., janë në krah të tij apo në krye të foltoreve sepse duan që ato të zgjidhen?

Me siguri që jo. Sot PD-ja flet për shumë gjëra drejt, por jo se sheh dhe kërkon zgjidhjen, por sepse problemi në vetvete është e vetmja modë e opozitës. Sot PD-ja flet me të drejtë për 180 mijë shqiptarë që ikën nga Shqipëria dhe me mijëra të tjerë që duan të ikin, por ajo nuk di të thotë pse i ikën 200 mijë demokratë.

Hallet e një qytetari të zakonshëm shqiptar mundet edhe të jenë të thjeshta kur i dëgjon: punësimi, asistenca sociale, ndonjë gjobë, por ato nuk mund të zgjidhen nga njerëz njëdimensionalë si Basha, Kryemadhi, Noka, Paloka, Ristani dhe Balliu. Të cilët kanë dëshmuar se jo vetëm nuk kanë ndonjë mendje për të bërë ndonjë punë, por bëjnë çmos të kapin pazarin e radhës me kryeministrin e radhës.

Një opozitë mund të jetë e pafuqishme, e dobët, ndoshta edhe e paaftë në një moment. Kujtojmë këtu si talleshim të gjithë me opozitën e z. Rama në vitet e para të tij. Por atë nuk e diskrediton, as skualifikon moralisht kjo gjë.

Atë e nxjerr nga loja e besimit, tradhëtia ndaj njerëzve, ndryshimi i rolit, teatraliteti i kauzave dhe mbi të gjitha atë e tradhëton xhepi i saj që çuditërisht sa vjen dhe fryhet. Ku me ndonjë koncesion të dhënë nga kundërshtari, ku me leje ndërtimi po ashtu të firmosura nga ata ndaj të cilëve nesër do protestohet.

A është pra protestë organizimi i disa mijëra njerëzve në shesh? A përfaqëson protestën e sotme, monologue përsëritës i Lulzim Bashës, pasthirrmat e çorganizuara sintaksore të Monika Kryemadhit, apo kapardisjet karnevaleske prej tribuni të Flamur Nokës dhe Klevis Balliut?

Për disa po, por për një pjesë tjetër me siguri që jo. Opozita mundet edhe të nxjerrë Babalen të flasë, ajo mundet edhe ta shpallë Dëshmitar Nderi, por asgjë nga këto nuk ngjit në interesin e vërtetë të qytetarit shqiptar që shikon mirë këtë teatër të dhimbshëm.

Ndaj le të falënderojmë PD-në dhe LSI-në që na thyejnë monotoninë e një fundjave me shi, duke u shndërruar në teatër kombëtar falas, në rolin e tyre më të mirë: atë të atij që ulëret dhe bërtet, por që në fakt është duke mbajtur radhën e asgjë më shumë.

Atë radhë që një herë të bën kryetar kuvendi, një herë president, një herë të jep ca ministra, ca leje ndërtimi, e një herë tjetër të bën edhe faktor në media. Asgjë më shumë. Jeta jonë për fat të mirë sa vjen dhe varet më pak nga këta palaço që ndryshojnë vendet edhe pse vendi sa vjen dhe rrëgjohet prej tyre.

(Respublica.al)

Next Post
Rama batuta në Gjirokastër: Çajupi u njihte mirë, ‘pika që s’ju bie se nga gratë rroni’

Rama jep llogari në Kuçovë: Deri në fund të vitit, 25 mijë punësime!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti për sot i paqëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

Moti për sot i paqëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

February 13, 2026
Demokrati e pyet: “Pse nuk dorëzon stafetën doktor?”/ Berisha i përgjigjet: Nuk kam ndërmend të lë…

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, reagon Berisha: Ka vetëm një zgjidhje, pafajësia, ndjesa dhe rikthimi në shtëpi

February 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In