• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A po shkon Gjermania drejt izolimit? Nga sot hyn në fuqi ligji i ri i mbrojtjes nga infektimet. Testi negativ edhe për të vaksinuarit

by Java News
24/11/2021 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në autobus dhe tren vetëm me teste negative, çertifikatë shërimi ose vaksinimi. Por a mjafton ky ligj për të thyer valën e katërt të infektimit?

Këtë të mërkurë, në Gjermani, hyn në fuqi ligji i mbrojtjes nga infektimet, i cili u miratua javën e kaluar nga parlamenti gjerman (Bundestag) dhe nga Këshilli Federal (Bundesrat).

Ai parashikon mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura. Vizitorët dhe bashkëpunëtorët në azilet e të moshuarve dhe të personave me aftësi të kufizuar ose në spitale duhet të paraqesin çdo ditë nga një test negativ. Kjo vlen edhe për të vaksinuarit.

Deutschland | Maskenpflicht im öffentlichen PersonennahverkehrNë të gjithë Gjermaninë që sot e tutje mund të udhëtohet me mjete të transportit publik vetëm me test negativ, çertifikatë vaksinimi ose çertifikatë shërimi. Kjo vlen edhe për vendin e punës. Kontrollet do të shpeshtohen dhe shkeljet do të ndëshkohen më me konsekuencë.

Ligji parashikon gjithashtu masa të veçanta për ato lande, ku shkalla e hospitalizimeve është mbi tre, pra, 3 në100.000 dërgohen në spital pas një infektimi me Covid.

Në varësi nga zhvillimi i pandemisë në secilin land, këto masa parashikojnë për shembull, ndalimin e hyrjes në restorant, në ambjente të kohës së lirë, si palestra, stadiume, bare e koncerte për personat e pavaksinuar.

Masa të tilla ndërkohë kanë filluar të merren në shumë lande të Gjermanisë, sidomos në Bavari, Berlin, Baden Württenberg, Saksoni etj, ku incidencat sa vijnë e shtohen.

Deutschland | Coronavirus - Corona-KontrollenSituata sa vjen e keqësohet 

Shifrat e infektimeve me Covid në Gjermani vazhdojnë të rriten. Instituti Robert Koch (RKI) raporton 66 884 teste pozitive brenda 24 orëve të fundit. Janë 14 058 raste më shumë se të mërkurën e kaluar, kur u raportuan 52 826 infektime të reja. Incidenca shtatë-ditore u rrit sërish në një nivel rekord prej 404.5 nga 399.8 një ditë më parë. Ky është numri i të infektuarve me koronavirus në 100 000 banorë gjatë shtatë ditëve të fundit.

Pas Saksonisë dhe Bavarisë, shtetet federale Baden-Württemberg dhe Saksonia e Ulët kanë ashpërsuar masat për aktivitetet sportive për shkak të situatës së rënduar. Qeveria e landit në Stuttgart lëshoi një rregullore të re për koronën, e cila hyn në fuqi nga kjo e mërkurë dhe parashikon që stadiumet dhe ambjentet sportive, mund të përdoren vetëm me 50 për qind të kapaciteteve. Kufiri i sipërm është 25,000 spektatorë.

Lockdown i pashmangshëm?

Për Helge Leonhardt, presidenti i klubit Erzgebirge Aue (Liga e Dytë), kjo nuk mjafton: “Ne kemi nevojë për një lockdown të futbollit deri në fund të dhjetorit. Katër javët e ardhshme janë jashtëzakonisht të vështira”, tha ai në një intervistë për media.

Edhe politikanë dhe ekspertë të tjerë thonë se masat aktuale nuk mjaftojnë për të thyer këtë valë të katërt. Ministri Federal i Shëndetësisë Jens Spahn është shprehur në një intervistë për Rheinische Post se “në këtë gjendje nuk duhet përjashtuar asgjë, sado e hidhur qoftë.” Spahn do të dëshironte që të veprohet një orë e më parë: “Ne shohim se gjendja në Saksoni, Bavari, Baden-Württemberg dhe Thüringen është shumë serioze”, tha ministri në detyrë.

Gesundheitsminister Jens Spahn BPK Kandidati për kryetar të CDU-së, Friedrich Merz, ka sugjeruar një lockdown për të pavaksinuarit. “Kush nuk është vaksinuar apo shëruar mund të shkojë vetëm në farmaci, supermarket dhe te mjeku”, tha Merz për rrjetin e korresondentëve të Berlinit, Redaktionsnetwerk Deutschland, RND.

Merz madje thotë se edhe në punë duhet të lejohen vetëm te vaksinuar ose të shëruar. “Të mos ketë më asnjë të pavaksinuar në zyrë, asnjë deputet të pavaksinuar në Bundestag, asnjë student të pavaksinuar në leksion dhe asnjë futbollist të pavaksinuar në fushë.”

Kritika ndaj  shpalljes së mbylljes së gjendjes epidemike

Një element kundërthënës i ligjit të miratuar javën e kaluar është se ai e shpall gjendjen epidemike si të përfunduar. Ligji u miratua javën e kaluar me votat e shumicës së re parlamentare,  socialdemokratët, të gjelbrit dhe liberalët, të cilët së shpejti pritet të krijojnë qeverinë e re.

Ligji nuk e pengon marrjen e masave të rrepta për ndalimin e pandemisë, por shpallja gjendjes së pandemisë si të përfunduar, ishte një sinjal në momentin e papërshtatshëm, mendojnë shumë kritikë. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe shumë kolegë të saj nga partitë e Unionit Kristiandemokrat e Kristiansocial, e kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre për këtë fakt. Merkel tha javën e kaluar në një konferencë shtypi, se “konstatimi i gjendjes epidemike si të përfunduar ishte i një hap psikologjikisht i gabuar”. Landi i Bavarisë, i  udhëhequr nga kristiansociali Markus Söder, mori vendim dje që ta zgjasë gjendjen epidemike, ndryshe nga ç’parashikon ligji federal./ DW

g.kosovari

Next Post
Shtyhet vendimi për Fatmir Mediun në Gjykatën e Posaçme të Apelit, arsyeja

Kërkon që të mos rihapen hetimet për Gërdecin/ Kush është gjyqtarja që ka në dorë Fatmir Mediun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata e motit në qarkun e Gjirokastrës, vështirësi në qarkullim pas reshjeve të dendura

Situata e motit në qarkun e Gjirokastrës, vështirësi në qarkullim pas reshjeve të dendura

January 5, 2026
Arrestimi i Maduros, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, qytetarët po presin me padurim t’i japin ndëshkimin që meriton

Arrestimi i Maduros, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, qytetarët po presin me padurim t’i japin ndëshkimin që meriton

January 5, 2026
BE ‘konfliktohet’ me Trumpin: Mbrojmë integritetin e Danimarkës, Groenlanda nuk preket!

BE ‘konfliktohet’ me Trumpin: Mbrojmë integritetin e Danimarkës, Groenlanda nuk preket!

January 5, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 6 Janar 2026

January 5, 2026
Vrasja e Hysni Ymerit / Në prej autorëve e pranon vendosjen e tritolit: Nuk e dija se do vritej dikush…

Vrasja e Hysni Ymerit / Në prej autorëve e pranon vendosjen e tritolit: Nuk e dija se do vritej dikush…

January 5, 2026
“Furgoni u vonua”/ Drejtoria e Burgjeve replikon me Veliajn: Erdhëm në orar, por ti refuzove të dilje!

“Furgoni u vonua”/ Drejtoria e Burgjeve replikon me Veliajn: Erdhëm në orar, por ti refuzove të dilje!

January 5, 2026
Ndihmohet nëna me fëmijët autikë, nis puna për gjetjen e një strehe të ngrohtë për të tre

Ndihmohet nëna me fëmijët autikë, nis puna për gjetjen e një strehe të ngrohtë për të tre

January 5, 2026
I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

January 5, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Ukshin Hoti dhe filozofia e shtetit

January 5, 2026
Kurti vendos kushte për rifillimin e dialogut me Serbinë

Kurti vendos kushte për rifillimin e dialogut me Serbinë

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In