Por paraprakisht, autoritetet ligjzbatuese thanë se nuk gjetën ndonjë të dhënë se jeta e Abazoviçit po rrezikohet nga ndokush.
“Bazuar në të gjitha informacionet e disponueshme, kontrollet operacionale dhe në terren, Drejtoria e Policisë nuk ka të dhëna se siguria e Dritan Abazoviç është e rrezikuar, si dhe e anëtarëve të familjes së tij, ose se prona e tij është e rrezikuar”, thuhet në përgjigjen e policisë.
URA tha se ata kishin informacion që Abazoviç ishte kërcënuar nga një prej krerëve më të rëndësishëm të krimit nga rajoni dhe se një shtetas malazes që jetonte jashtë ishte i përfshirë në kërcënim
Drejtori i URA-s, Zoran Mikiç pretendon se lëvizja nuk ka marrë ende një përgjigje nga autoritetet, megjithëse ata kërkuan nga shërbimet e sigurisë që në 3 shtator që të bënin një vlerësim të sigurisë së udhëheqësit të tyre.
“Ne nuk duam të akuzojmë drejtpërdrejt askënd, ne thjesht duam të informojmë publikun për ngjarjen,” tha Zoran Mikiç, drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Qytetare – URA.
Ai deklaroi se nga 30 gushti deri më sot, Abazoviç kishte marrë dhjetëra kërcënime përmes rrjeteve sociale, të dërguara me telefon.
“Ne kemi informacion që një klan rajonal kriminal dëshiron të rrezikojë jetën e tij dhe të familjes së tij,” pretendon Mikiç, duke shtuar se “një qytetar malazes i cili nuk banon në Mal të Zi është i përfshirë në të gjitha këto”.
Kujtojmë se Dritan Abazoviç është në qendër të zhvillimeve politike në Mal të Zi, qysh pas zgjedhjeve muaj më parë, për shkak se ishte përcaktues në largimin nga qeveria të partisë së Gjukanoviçit, duke bërë aleanca më forcat proserbe.