• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po prek rendin kushtutetues GJKKO, me pezullimin e Ballukut?

by Baton Haxhiu
20/11/2025 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Republika e prokurorëve po ngrihet pa votë, kur një masë sigurie bëhet akt qeverisjeje dhe gjykata tenton të zëvendësojë Kryeministrin në kufirin e parë të një grushti shteti pa tanke

Nesër Gjykata e Posaçme mund ta emërojë vetë zëvendëskryeministren e Edi Ramës. Sepse me vendimin nr. 118 datë 19 11 2025 ajo mori një kompetencë që nuk ia jep as Kushtetuta as ligji. Pezulloi numrin dy të qeverisë nga detyra sikur të ishte organ emërues. Sikur pushteti ekzekutiv të varej nga vula e gjyqtarëve dhe jo nga vota e qytetarëve. Dhe ky është thelbi. Jo fati penal i Belinda Ballukut. Por fakti që një gjykatë i tregoi Kryeministrit se kush komandon ekzekutivin.

Me një vendim të vetëm GJKKO i dërgoi një mesazh politik qeverisë. Ne vendosim kush rri dhe kush ikën nga kabineti. Ne vendosim kur qeveria mbetet pa numrin e saj dy. Ne vendosim kush mund të ushtrojë pushtet ekzekutiv. Sepse masa “pezullimi i ushtrimit të detyrës” për një zëvendëskryeministre nuk është masë sigurie. Është akt qeverisjeje. Është ndërhyrje në thelbin e pushtetit.

Vendimi në vetvete e pranon këtë. Në pikën e parë të tij thuhet qartë se gjykata ka vendosur “pezullimin nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë”. Pra gjykata e ka të qartë se çfarë funksioni po pezullon. Dhe pikërisht për këtë akti nuk është më juridik. Është politik. Është institucional. Është kompetencë që s’i takon.

Sigurisht që drejtësia ka të drejtë të hetojë ministra. Ka të drejtë të kërkojë masa sigurie ndaj kujtdo zyrtari publik. Por nuk ka asnjë të drejtë të zgjedhë qeverinë. Të marrë për vete rolin që Kushtetuta ua jep qartësisht tre institucioneve dhe vetëm atyre. Kryeministri propozon. Presidenti dekreton. Kuvendi miraton. Këtu fillon dhe mbaron skema e emërimit dhe shkarkimit të ministrave dhe të zëvendëskryeministrit. GJKKO nuk është as Kryeministër. As President. As Kuvend. Nuk ka mandat të ndërtojë qeveri paralele përmes masave të sigurimit.

Kjo nuk ka lidhje me fajësinë e Belindës. Kjo është çështje shteti. Sepse zëvendëskryeministri është njeriu që drejton vendin në mungesë të Kryeministrit. Nëse Kryeministri është i pamundur të ushtrojë funksionet e tij, vendi mbahet nga zëvendësi. Dhe nëse zëvendësi është pezulluar nga gjykata, zinxhiri i ushtrimit të pushtetit këputet. Pra vendi hyn në vakum ekzekutiv. Pra qeveria ngelet pa kokë rezervë. Pra gjykata ndërhyn në mekanizmin e vazhdimësisë së shtetit. Askush nuk e ka këtë të drejtë.

Dhe këtu qeveria nuk ka të bëjë vetëm me një emër. Ka të bëjë me funksionin. Me parimin. Me kufirin mes pushteteve.

Belinda Balluku nuk është vetëm ministre. Ajo është deputete e zgjedhur. Dekretuar si ministre nga Presidenti. Miratuar nga Kuvendi. E propozuar nga Kryeministri. Pra me dyfish imuniteti. Imunitet ekzekutiv dhe parlamentar. Imunitet që nuk e mbron personin por institucionin. Njeriun jo. Funksionin po.

Me masën “ndalim i daljes jashtë shtetit” gjykata ka futur parlamentin në një spirale si ajo e rastit Berisha ku vetë Kuvendi e konsideroi masën si formë të kufizimit të lirisë së një deputeti. Por në rastin e Ballukut kemi më shumë. Sepse nuk kufizohet vetëm liria e një deputeti. Kufizohet ushtrimi i pushtetit ekzekutiv. Dhe kjo nuk është më masë sigurie. Ky është akt me pasoja kushtetuese.

Drejtësia mund të kërkojë heqjen e imunitetit. Mund të kërkojë arrest me burg. Mund të kërkojë çdo masë tjetër që kufizon individin. Por nuk mund të japë masa që prekin ekzekutivin. Nuk mund të ndërhyjë në përbërjen e qeverisë. Nuk mund të sillet sikur është organ vendimmarrës i pushtetit ekzekutiv. Kjo është linja që nuk kalohet.

Edi Rama duhet të shkojë deri në fund në Gjykatën Kushtetuese. Sepse nëse sot pranon në heshtje që një gjykatë të pezullojë zëvendëskryeministren pa pëlqimin e Kuvendit, pa procedurë dhe pa dialog kushtetues, nesër e njëjta gjë mund të ndodhë me cilindo ministër. Madje edhe me vetë Kryeministrin. Mjafton një interpretim kreativ i nenit “rrezik për prishjen e provave”. Ky është mekanizëm që çmontuar pushtet. Ky është precedent.

Rama nuk mund të thotë “e zgjidhim politikisht”. Sepse kjo nuk është çështje politike. Është çështje kushtetuese. Nëse sot nuk vihet kufiri, nesër SPAK e GJKKO do kenë de facto fuqinë për të projektuar qeveri të reja përmes dosjeve dhe masave të sigurimit. Dhe kjo nuk është më drejtësi. Është inxhinieri politike. Është rishkrim i sistemit përmes vendimeve penale. Jo përmes votës.

Këtu hyn edhe roli amerikan. Departamenti i Drejtësisë, OPDAT, Ambasada e SHBA-ve kanë investuar vite të tëra për SPAK-un. Kanë dhënë legjitimitet moral dhe politik. Kanë garantuar mbështetjen ndërkombëtare.

Por tani, pikërisht për këtë, duhet të jenë të parët që kërkojnë respektimin e procedurave. Sepse një drejtësi që perceptohet si e mbështetur nga amerikanët nuk mund të veprojë jashtë kornizës kushtetuese pa dëmtuar vetë reformën. SPAK nuk është projekt për të zgjedhur qeveritë e Shqipërisë. Është projekt për të gjykuar korrupsionin. Dhe këto dy role nuk duhen dhe nuk mund të përzihen. Vetëm nëse ajo ka lobuar dhe vendos që kështu të ndodh dhe shpeshherë nuk pyet fare për procedura.

Belinda Balluku nuk është problemi. Është shembulli. Është testi. Është kokë turku e një sistemi që kërkon të tregojë forcë duke kaluar përmes rrugës më të rrezikshme. Drejtësia nuk mund të jetë arkitekte e ekzekutivit. Nuk mund të jetë pushteti që shemb dhe ndërton qeveri. Kjo tingëllon si luftë ndaj korrupsionit por në thelb është përçarje e pushteteve. Është rrëshqitje në republikën e prokurorëve. Grusht shteti pa tanke. Grusht shteti me masa sigurie.

Në këtë moment nuk ka rëndësi nëse Belinda është fajtore apo jo. Këtë e thotë gjykata me proces. Rëndësi ka nëse pranojmë që gjykata të bëhet vetë proces politik. Rëndësi ka nëse pranojmë që një zëvendëskryeministër të pezullohet me një firmë gjykatësi pa autorizimin e atyre që Kushtetuta u jep kompetencën për ta bërë këtë. Rëndësi ka nëse i hapim rrugë një precedenti që nesër mund të përdoret kundër kujtdo. Edhe kundër atyre që sot brohorasin.

Dita e sotme nuk është dita e Belindës. Është dita kur u prek një gur themeli i shtetit. Është dita kur gjykata provoi të tregojë se kush zgjedh qeverinë. Dhe nëse nuk ka një reagim kushtetues menjëherë, atëherë vendi nuk po rrezikon një krizë. Vendi po rrezikon një model të ri pushteti. Pa votë. Pa debat. Pa parlamentarizëm.

Një republikë ku gjykata i tregon Kryeministrit se kush duhet të jetë zëvendëskryeministër.

Ky është kufiri. Dhe ky kufi s’mund të kalojë.

Next Post
Gjekmarkaj takon Marta Kos: Integrimi europian s’mund të ndërtohet mbi shkeljen e zgjedhjeve dhe arrestimin e liderit të opozitës

Gjekmarkaj takon Marta Kos: Integrimi europian s’mund të ndërtohet mbi shkeljen e zgjedhjeve dhe arrestimin e liderit të opozitës

Comments 1

  1. Ta Rras Bulba says:
    2 weeks ago

    Qe je lepires i t’kuqve kjo nuk eshte gje e re. Per sqarim, ne se do kishte moral kjo pune, Balluku duhet te jepte doreheqjen dhe te perballej me republiken e prokuroreve. Po kjo rrace (balluku) nuk iken kollaj, vetem ne kete menyre.
    P.S
    Me sa kuptohet do te kete dale emri ne ndonje dosje, nuk shpjegohet ndryshe mbrojtja e ketyre neverive.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

Forcë të re politike? Përgjigjet Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

December 4, 2025
Karikimi i mjeteve elektrike, kryeministri Rama sqaron si do të jetë çmimi

Makinat elektrike, ERE rrëzon kërkesën e taksistëve, çmimi i karikimit mbetet 22 lekë/kWh

December 4, 2025
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

‘Revoltohet’ Braçe: Pensionet, një turp! Qeveria s’mund ta zëvendësojë reformën me shpërblime

December 4, 2025
“Nuk bërtas për spektakël”, Braçe për Veliajn: Më ka dhembur ajo histori, kisha të drejtë kur thashë se…

“Nuk bërtas për spektakël”, Braçe për Veliajn: Më ka dhembur ajo histori, kisha të drejtë kur thashë se…

December 4, 2025
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe kundër ministrit Malaj për “paqen fiskale”: Përfitojnë borxhlinjtë e mëdhenj…

December 4, 2025
“Harrove që më luteshe të të gjeja punë”/ Sherr mes Nokës dhe Bidos : Sa të bën kostumi, un aq kam pasurinë

“Harrove që më luteshe të të gjeja punë”/ Sherr mes Nokës dhe Bidos : Sa të bën kostumi, un aq kam pasurinë

December 4, 2025
“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se…

“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se…

December 4, 2025
“Synojmë vota nga elektorati gri”, Salianji: Kandidatët e pavarur janë të opozitës pa diskutim!

“Dua të mund Ramën, jo të qajmë prap!” Salianji zbulon ku e ka pakënaqësinë me Berishën

December 4, 2025
“Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti: PD-në e ka doktori…

“Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti: PD-në e ka doktori…

December 4, 2025
Salianji ironizon protestat e Berishës: Nuk rrëzohet Rama duke vënë muzikë para Kryeministrisë

Salianji ironizon protestat e Berishës: Nuk rrëzohet Rama duke vënë muzikë para Kryeministrisë

December 4, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In