• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po ndërton Rama vilë në Butrint? Ja çfarë thuhet zyrtarisht

by A R
02/10/2017 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro ka reaguar lidhur me disa lajme të publikuar në media, se brenda parkut të Butrintit po bëhen ndërtime pa leje.

Në një deklaratë për mediat, ministrja sqaron së nuk po bëhet asnjë ndërtim i ri brenda Parkut Kombëtar të Butrintit, por po përshtaten godinat ekzistuese, sipas ligjeve dhe projekteve të miratuara më parë, si dhe në përputhje me konventat e UNESCO-së.

Ndërsa, në një status në profilin e tij në ‘Facebook’, ish-kryeministri Sali Berisha hodhi dyshime se ndërtimi në fjalë, është vilë e kryeministri Edi Rama.

“Në Parkun Kombëtar të Butrintit nuk janë duke u kryer gërmime apo ndërtime të reja por në bazë të vendimeve ligjore dhe teknike janë duke u përshtatur objektet ekzistuese me qëllim përdorimin e tyre për kryerjen e shërbimeve të standardizuara brenda Parkut Kombëtar të Butrintit.

Ministria e Kulturës thekson se prej shumë vitesh në Parkun Kombëtar të Butrintit është konstatuar se ofroheshin shërbime tregtimi të cilat nuk respektonin legjislacionin përkatës fiskal, legjislacionin mbi sigurinë e produkteve ushqimore, legjislacionin mbi produktet kozmetike etj, në mungesë ndër të tjera edhe të kushteve higjieno-sanitare.

Në kuadër të rritjes së cilësisë dhe standardizimit të shërbimeve të ofruara në sitet e Trashëgimisë Kulturore prej tashmë 4 vitesh, Ministria e Kulturës ka ndërmarrë një sërë aksionesh dhe nismash në linjë edhe me nismat e tjera si: rritja e sigurisë në përshkueshmërinë e itinerareve turistike brenda parqeve kombëtarë; përmirësimi dhe funksionimi i nyjeve higjieno-sanitare, infrastruktura cilësore të aksesueshmërisë dhe pritjes së vizitorëve, etj.

Vlen të theksohet në këtë kontekst, se për të zgjidhur problematikën, në vitin 2015 dhe 2016 Ministria e Kulturës ka miratuar dy udhëzime specifike, të cilat janë hartuar në bazë të ligjit të Trashëgimisë Kulturore (publikuar në Fletoren Zyrtare dhe ëebsite e Ministrisë së Kulturës) me qëllim standardizimin dhe mirëadministrimin e siteve të Trashëgimisë Kulturore. Hartimi dhe fazat e zbatimit të këtyre udhëzimeve kanë kaluar përmes një sërë konsultimesh me grupet e interesit dhe komunikimeve publike.

Në zbatim të këtyre Udhëzimeve dhe për të zgjidhur problematikat më sipër, Ministria e Kulturës dhe institucionet e saj teknike vendimarrëse kanë miratuar projektet mbi intrastrukturën e standartizuar të ofrimit të shërbimeve në dy qendra specifike të cilat ofrojnë shërbimet e tyre brenda Parkut Kombëtar të Butrintit. Qendra SAL (Souvenir-Art-Libra) dhe Qendra Multifunksionale Shërbimesh të cilat do tregtojnë vetëm produktet e miratuara dhe certifikuara paraprakisht nga Ministria e Kulturës.

Edhe njëherë Ministria e Kulturës sqaron opinion publik se asnjë godinë e re nuk ndërtohet në Parkun Kombëtar të Butrintit por ëshë duke u kryer përshtatja e ambienteve ekzistuese me struktura të përkohshme dhe në përputhje me të gjithë parametrat e parashikuara nga konventat e UNESCO-s. Ashtu siç dhe parashikohet në Vendimin nr. 712/3 datë 25.05.2017 i Këshllit Kombëtar të Arkeologjisë dhe vendimit nr. 149 datë 12.05.2017 i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve të cilët miratojnë projektin me titull “Rehabilitimi dhe ndërtimi i pikave të shërbimit në Parkun Antik të Butrintit”, projekt i miratuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Ministria e Kulturës falenderon për interesimin në vazhdim të medias mbi çështjet eTrashëgimisë Kulturore dhe siguron opinionin publik mbi profesionalizmin e lartë dhe transparencën me të cilën institucioni ynë përmbush detyrat funksionale” mbyllet deklarata. /b.d

Next Post
Konkursi për “brezin i ri” të Drejtësisë, Sadushi: Si do ta monitorojnë ndërkombëtarët

20 vjet Magjistraturë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In