• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po na vrasin çdo ditë “terroristët” mediatikë në Tiranë?

by Flogert Muça
23/03/2016 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/

Një tjetër ngjarje e tmerrshme ndodhi në Bruksel, në zemër të Europës. Ishte një makabritet i bërë në emër të “luftës së shenjtë”, por që në fakt është veçse një luftë e vdekjes së paarsyeshme dhe jetës së lirë të çdo qytetari. Plot 34 jetë raportohen të humbura deri tani, e qindra persona janë të plagosur. Mbarë Europa e bota është solidarizuar sot me Brukselin, sepse në fakt Bruksel mund të ishte dhe mund të jetë çdo qytet sot, njëlloj siç ndodhi me Parisin në Nëntor të 2015-ës.

Ky ishte lajmi që sot zuri të gjithë hapësirën mediatike në gjithë botën e rrjedhimisht edhe të mediave shqiptare, qofshin ato tradicionale dhe ato të reja (Portalet). Ishte një akt i rëndë i cili meritonte të gjithë vëmendjen e mediave, për të informuar dhe tejçuar mesazhin se duhet të jemi më të bashkuar se kurrë kundër terrorizmit.

Mes qindra qytetarëve nga mbarë bota që u tmerruan sot nga makabriteti vrasës, ishin edhe shqiptarë, e njëri prej tyre ishte deputeti socialist Taulant Balla. Balla i ndodhur në Bruksel në një takim të organizuar nga Parlamenti Europian, tregoi nga Facebook-u momentet e tmerrit nga Brukseli, ku vetë ai mund të kishte përfunduar fatalisht nëse do ishte pak metra më në brendësi të metrosë Maalbeck.

Pas fotove dhe videove të publikuara nga Balla në Facebook, portalet tona natyrisht që e bënë lajm, duke sjellë nëpërmjet Ballës pamjet nga tmerri i prodhuar nga çmenduria terroriste.

Por, nuk mbaron me kaq dhe pikërisht se nuk mbaron me kaq, ka nevojë për një analizë puna e disa portaleve të sapo krijuara të cilat mesa duket, janë jashtë kontekstit gazetaresk dhe në gatishmëri për të fabrikuar vetëm lajme absurde.

Një portal i cili ka emër, ka pronar dhe madje financues që sipas zërave në korridoret e mediave është zemra e opozitës, sot në kulmin kur të gjitha mediat raportonin situatën në Bruksel, merrej personalisht me deputetin Balla, i cili përtej çdo bindje politike, është njëri prej nesh. Balla në këtë rast nuk ka nevojë e as nuk e ka avokatinë nga ana jonë, por, fenomeni se si një portal i financuar politikisht, arrin që të merret me një individ duke anashkaluar tërësisht makabritetin që përfshiu Brukselin, është jo vetëm rast për tu analizuar, por edhe një moment për të reflektuar. Nuk merremi me Ballën, por me fenomenin.

Si mundet një portal, që të dalë tërësisht nga konteksti dhe të merret me një shqiptar që sjell pamje të një tmerri që ka terrorizuar botën mbarë? Si mundet që një media t’i trasmetojë publikut mllefe politike të brendshme kur kërcënimi nga vdekja qarkullon lirshëm në zemër të Europës?

“Balla gënjen kur thotë se ka qenë në aeroport, e pastaj në Metro, pasi ai ka një ditë që ka mbërritur në Bruksel”, shkruan portali qorr, ndërkohë që afërmendsh duhet të marrësh metronë dhe avionin dhe për tu kthyer në Shqipëri apo jo? Por tek e fundit, pse duhet të na interesojë neve kur ikën e kur vjen Taulant Balla nga Brukseli? Pse duhet t’i mbajmë kandilin Ballës kur Europa është në flakë?

Është kjo gazetaria? Është ky shërbim ndaj publikut?

Natyrisht që jo! Rasti i sotëm me Ballën, është në fakt shëmbëlltyra me e keqe e gazetarisë së financuar politikisht e cila në një farë mënyre është një “terroriste” me vete. E cila vret opinionin publik duke aluduar dhe duke u marrë me individë, ndërkohë që çështje si LIRIA, SIGURIA dhe HUMANIZMI janë në rrezik.
Shembuli i sotëm i portalit të verbuar nga drita e parasë nuk i duhet opinionit publik, pasi e vret atë. Taulant Balla nuk kishte pse të zinte një portal të tërë me lajme, mjaftonte fakti që nuk është lënduar dhe si qytetar i këtij vendi, na intereson të jetë mirë, si çdo qytetar tjetër yni dhe i botës mbrarë.

“Terrorizmi” politik i financuar nga tentakulat e parave pa burim zyrtar, nuk mund të jetë kurrësesi i dobishëm për shoqërinë. E nëse Balla sot për fat të mirë si qindra e mijëra të tjerë shpëtoi nga sulmi, në nuk shpëtuam dot nga “terrorizmi” mediatik, i cili vret pa mëshirë duke mos derdhur gjak, por duke gatuar injorancë e mllef politik i cili në kushtet e ditës së sotme, ishte i fundit që na interesonte. 22 mars 2016, “terrorizmi”qorr mediatik në Shqipëri, tentoi të vriste opinionin publik, meqë Balla shpëtoi nga terrorizmi i dhunshëm në Bruksel ku 34 vetë, humbën jetën tragjikisht./Lexo.al

Next Post

Kryeministri francez siguron: Euro 2016 do të zhvillohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In