A po e mendon Majlinda Bregu largimin nga Partia Demokratike? Të shumtë janë ata që e kanë ngritur këtë pyetje. Prej kohësh ajo njihet si një prej kritikeve më të ashpër të kryetarit të PD Basha. Sa herë që vihet në qendër të diskutimeve një çështje e rëndësishme, zëri i Bregut mbizotëron mes kritikëve. Ajo kundërshtoi edhe bojkotin e zgjedhjeve.
Pas kritikave të fundit, është rikthyer sërish pyetja nëse Bregu po mendon largimin nga PD?
Kësaj pyetjeje ajo ka zgjedhur t;i përgjigjet përmes një batute:
“Mesila më thoshte se është më e vështirë të lësh partinë se sa burrin”, tha Bregu.
Me sa duket, për momentin opsioni i largimit përjashtohet nga Bregu./a.m.