Nga Richard Youngs & John Paul Gutman
“Carnegie Europe”
Ka një apel në rritje për një politikë të BE-së, që mund të përballet me faktorët, të cilët nxisin destabilitetin në Lindjen e Mesme. Por një politikë e tillë, nuk ka gjasa të shfaqet së shpejti. Edhe pse kriza e refugjatëve dhe kërcënimi nga Shteti Islamik, që mori edhe përgjegjësinë për sulmet e fundit në Paris, nuk janë i njëjti problem, shkaqet e tyre rrënjësore përputhen:të njëjtat kriza ekonomike, të sigurisë dhe të qeverisjes, që shkaktojnë shpërthimin e lëvizjeve në shkallë të gjerë edhe ushqejnë radikalizmin.
Katër sfida janë çelësi për një politikë më të fokusuar në shkaqet rrënjësore: ruajtja e mbështetjes për projektet e ndihmës politike; përcaktimi i një roli më të qartë të BE-së mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës siriane; farkëtimi i një strategjie gjithëpërfshirëse rajonale; dhe nxitja e reformave të qeverisjes në Lindjen e Mesme dhe vendet e Afrikës së Veriut.
Progresi është i mundur në secilën nga këto katër fusha. Megjithatë, ka ndërkohë edhe kufizime të konsiderueshme në BE, dhe madje edhe një kthesë të fuqishme drejt një fokusi më të madh mbi shkaqet rrënjësore, nuk do të sjellë ndonjë zgjidhje të shpejtë e përfundintare të problemeve të përfshira në të. Përkundrazi, një luftë e gjatë shtrihet përpara.
Ndihma përtej përmbajtjes humanitare
Deri para sulmeve terroriste që goditën Parisin, përgjigja kryesore fillestare evropiane ndaj valës së refugjatëve ishte rritja e ndihmës humanitare. Një total prej më shumë se 9.2 miliardë eurosh, është vënë në dispozicion nga buxheti i BE-së për vitin 2015-2016, për të kontrolluar mbërritjen e refugjatëve dhe mbyllur rrjetet e trafikimit.
Vendet anëtare të BE-së, kanë premtuar një shtesë prej 200 milionë eurosh për agjensitë multilaterale si Programit Botëror i Ushqimit dhe Agjensia e Refugjatëve të OKB-së, për t’u kujdesur për refugjatët brenda Lindjen e Mesme. Nga këto 3 miliardë euro do t’i jepen Turqisë për të menaxhuar kampet e refugjatëve në vendin e vet; ndërsa 1.8 miliardë euro do t’i akordohen si një fond emergjence vendeve afrikane.
Një çështje kyçe mbetet nëse institucionet e BE-së dhe qeveritë anëtare, do ta shohin apo ajo të arsyeshme të shtojnë ndihmën jo vetëm humanitare, por edhe financojnë zhvillimin afatgjatë dhe nixisin reformat në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Mbretëria e Bashkuar thotë se tanimë do të synojë të shtojë buxhetin e saj, në funksiont të stabilizimit të këtyre rajoneve.
Por në përgjithësi, ka pak shenja se do të ketë ndryshime të mëdha. Shumica e shteteve të BE-së, janë duke u përqëndruar kryesisht- dhe ndoshta kjo është e kuptueshme- në rritjen e aftësive të brendshme në mbikëqyrje, policim, kontrollin e kufijve, dhe inteligjencë. Me Shteti Islamik që tashmë me sa duket ka zgjeruar aktivitetet e tij përtej bastionet të veta në Siri dhe Irak, këto lëvizje janë të justifikuara. Por ndërkohë janë të nevojshme burime për një përpjekje shumë më të gjerë ndërkombëtare, për të zbehur faktorët nxitës të radikalizmit dhe emigracionit në të gjithë rajonin.
Do të ishte kundërproduktive, nëse kompetencat e reja për të mbajtur terroristët jashtë Evropës, do të përdoren dhe kundër refugjatëve, në emër të axhendave politike që nuk kanë të bëjnë aspak me atë që ndodhi në Paris.
Zgjidhja e konflikteve
Sulmet në Paris dhe kriza e refugjatëve, i kanë bërë qeveritë evropiane më të gatshme për të arritur një zgjidhje të negociuar me regjimin e Asadit. Politikëbërësit evropianë shpresojnë ndërkohë, se procesi i bisedimeve të paqes në Vjenë, do ta bëjë më të lehtë për të financuar projekte brenda Sirisë për një gamë të gjerë të qëllimesh, përtej ndihmave humanitare.
Qeveritë evropiane kanë tendencë ta vënë shpesh në dukje, se nuk shohin asnjë zgjidhje ushtarake ndaj dhunës në Siri. Vetëm Franca dhe Britania e Madhe, kanë ndërmarrë veprime ushtarake në Sirisë. Edhe pse njoftoi në 26 nëntor, se do të ndihmojë me shërbime mbështetëse joluftuese, ministri i jashtëm gjerman Frank-Valter Shtajnmajer, ka qenë haptazi armiqësor ndaj çdo lloj angazhimi ushtarak në Siri.
Berlini ka theksuar më shumë nevojën e bashkëpunimit me Rusinë, për të arritur një lloj zgjidhjeje politike, edhe pse pasoja afatshkurtër e përfshirjes ruse në Siri, është thuajse me siguri një rritje e numrit të refugjatëve që largohen nga rajoni. Grupet e opozitës siriane ankohen, se nuk kanë armët që grupet radikale xhihadiste janë në gjendje t’i sigurojnë; dhe ende shtetet anëtare të BE-së në përgjithësi refuzojnë ta furnizojnë opozitën me armë, madje edhe pasi presidenti francez, Fransua Holond, pranoi se Franca u ka dhënë disa armë.
Dinamika rajonale
Për të trajtuar shkaqet rrënjësore të krizës së refugjatëve, BE-ja do të ketë nevojë për një strategji më gjithëpërfshirëse rajonale, që lidh së bashku sfidat dhe aktorët e ndryshëm në të gjithë rajonin. Zyrtarët e lartë të BE-së, po flasin në fakt për një kthim tek bisedimet mbi sigurinë në të gjithë Lindjen e Mesme, dhe nevojën për të mbështetur një kuadër rajonal të sigurisë. Sigurisht që qeveritë nuk kanë dëshirë të rishikojnë kufijtë e shteteve të sotme në Lindjen e Mesme, si pjesë e një qasjeje pan-rajonale, edhe pse shumë analistë besojnë se një mendim përtej marrëveshjes thuajse shekullore Sykes-Picot që përcaktoi kufijtë aktualë, mund të jetë në një moment i pashmangshëm .
Marrëveshja paraprake e arritur në Vjenë, duket se përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në dinamikën rajonale. Nën bashkërendimin e SHBA-së dhe presionin e Rusisë, marrëveshjen e nënshkruan edhe Irani dhe Arabia Saudite. Diplomacia e BE-së, mund të mos jetë një faktor i drejtpërdrejtë përcaktues në gjeopolitikën Lindjes së Mesme, por ajo mund të ushtrojë ndikim të tërthortë në periferi për stimulimin e bashkëpunimit Roli i Arabisë, Kuvajtit dhe Katarit në mbështetjen e grupeve radikale, mbetet një çështje ende e errët dhe një shqetësim i vazhdueshëm, përtej fatit të Shtetit Islamik. Nga ajna tjetër edhe roli i Iranit në diplomacinë rajonale, është i vështirë për t’u përcaktuar.
Disa analistë kanë frikë, se boshti Moskë-Teheran-Bagdad po e rrit gjithnjë e më tepër tensionin me fuqitë sunite, si Arabia Saudite dhe Turqia. Megjithatë, zyrtarët iranianë këmbëngulin se ata duan një forum rajonal të sigurisë, dhe se BE-ja duhet të ushtrojë presion ndaj Arabinë Saudite për ta pranuar Iranin, si një lojtar legjitim brenda një nismë të tillë. Mbetet e paqartë, nëse Brukseli dëshiron të rrisë ndjeshëm ofertat e saj të bashkëpunimit me Iranin, dhe provojë sesa të vërteta janë afrime të tilla.
Reformat e qeverisjes
Një faktor tjetër, është se mbështetja e BE-së për ngritjen e kapaciteteve të sigurisë në Lindjen e Mesme ka dështuar të marrë hov. Kjo për shkak se një mbështetje e tillë, nuk ka patur për synim të riparojë të metat themelore të qeverisjes. Përtej luftës siriane, kaosit në Libi, dhe luftimeve në një intensitet të ulët në një pjesë të vogël të territorit të Ukrainës, pjesa tjetër e rajonit nuk është e rrethuar nga një konflikt i hapur. Problemet e tij janë mjaft të ndryshme. Shumica e vendeve, mund të përshkruhet më saktë si një unazë e stanjacionit sesa një unazë zjarri.
Ajo është e përbërë nga vende, në të cilat reformat dështojnë në vijimësi të materializohen, ndërsa problemet e pranishme prej një kohë të gjatë, zvarriten më tej pa u adresuar nga regjime që vetë-shërbehen. Brukseli ka gabuar në neglizhimin e këtij dimensioni. Dy shembuj e ilustrojnë më së miri. Duket se nën qeverinë e udhëhequr nga Nida Tune në Tunizi, dora e hekurt e forcave të sigurisë, mund të jetë një ndër faktorët kryesorë që nxit luftëtarët të largohen nga vendi, për t’iu bashkuar Shtetit Islamik.
Në Egjipt, fuqia në rritje e grupeve radikale me bazë në Sinai, dhe që besohet se kanë rrëzuar avionin rus me 224 pasagjerë në 31 tetor, është e lidhur me represionit dhe autoritarizmin ushtarak që e udhëheq vendin. Në rrethana të tilla, ndihma e sigurisë evropiane nuk ka gjasa të jetë efektive, nëse ajo thjesht ka ta bëjë vetëm me dërgimin e sa më shumë trajnuesve apo pajisjeve logjistike.
Nëse BE-ja do vërtetë të ketë sukses në adresimin e shkaqeve të valës së refugjatëve dhe terrorizmit ndërkombëtar, politika e saj e jashtme do të duhet të ndihmojë në përmirësimin e kushteve politike që prodhojnë stabilitet në Lindjen e Mesme. / Marrë me shkurtime nga Carnegie Europe-Bota.al
Shënim: Richard Youngs është ekspert mbi politikën e jashtme të Bashkimit Evropian. John Paul Gutman është bashkëpunëtor në “Carnegie’s Democracy and Rule of Law”.