Shumë interesant figurat shqiptare të Maqedonisë. Së fundmi, Ahmeti dhe Thaçi mbështesin Gruevskin, i frikësohen destabilizimit. Sipas informacioneve ende të pa konfirmuara, liderët shqiptarë Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, në bisedimet në Bruksel po mbajnë anën e Nikolla Gruevskit, i cili insiston që të ngel kryeministër deri në fund të vitit e më pas të formohet qeveria teknike në Maqedoni.
Liderët shqiptarë po mbrojnë tezën se në Maqedoni mund të ketë destabilizim dhe trazira nëse Gruevski rrëzohet dhe nëse vendi hynë në proces të formimit të qeverisë kalimtare, raporton Shenja.