Nga Liza Bomazi, zv/drejtore e “Caarnegie Europe”*
Jo, Kina nuk po e “gllabëron” Evropën. Në fakt, Evropa mund të jetë më në fund, thjeshtë duke u përballur me lojën, kur është fjala për Pekinin. Në mesin e këtij muaji, BE bëri publike një deklaratë kundër kinezëve, duke i quajtur ata “një konkurrent ekonomik… dhe një rivale sistematike”, dhe parashtruar planin e parë me 10 pika për t’u përballur me kinezët.
Dhe përkundër të gjitha kritikave që gjenerojnë zakonisht strategjitë e BE-së, strategjia e ndërlidhjes së BE-së me Azinë, garanton një udhërrëfyes solid, duke i sinjalizuar pjesës tjetër të botës, se Evropa e ka një plan kundër depërtimit në rritje të Kinës në territorin evropian.
Mjerisht në shumë aspekte, BE-ja është lënë e vetme, pavarësisht qëllimeve të saj të mira. Shtetet anëtare do të ecin përpara me axhendat e tyre, në atë masë që plotësojnë qëllimet dhe objektivat e tyre.
Dhe pastaj janë një numër ndërhyrjesh të brendshme, që munden të shmangin vëmendjen e BE-së nga përparësitë strategjike. Për ta kaluar këtë, Evropa duhet të kalojë nga aleatët dhe miqtë që bisedojnë me njëri-tjetrin, në më shumë aleatë dhe miq që punojnë bashkë, për t’iu përgjigjur një Kine gjithnjë e më të sofistikuar, që po mëson shumë shpejt si të punojë në këtë sistem.
Frejzër Kameron, drejtori i Qendrës BE-Azi:
Jo. Evropa po merr disa “kafshime” nga Kina, të cilat sigurisht nuk rrezikojnë ta hanë atë, duke qënë se as shtetet evropiane nuk ia dolën dikur, kur u përpoqën të gllabërojnë Kinën në shekullin XIX-të. Ashtu si Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, edhe Kina di se si të luajë me taktikën “përça e sundo”, me vendet anëtare të BE-së.
Për shkak se unioni është shuma e 28 pjesëve të saj, është një pretendim i madh të presësh një politikë të vetme të BE-së ndaj Kinës. Por ne po zhvendosemi drejt një vlerësimi më realist të Kinës, dhe një qasjeje më të fuqishme të drejtuar nga Komisioni Evropian. Reciprociteti, është parimi i duhur për trajtimin e Pekinit, dhe mirëpritja e madhe që Këshilli Evropian i dha dokumentit të ri të strategjisë së BE javën e kaluar, është një shenjë pozitive.
Nëse një ose dy shtete anëtare si Hungaria dhe Italia, janë të ngadalshme në ndjekien e kësaj linje, ky nuk është fundi i botës. Formati 16+1 ka ofruar shumë pak përfitime për ata që janë përfshirë në të, ndërsa BRI është në fakt një aspekt i vogël i marrëdhënieve të përgjithshme BE-Kinë.
Sa i përket Huaëei, duhet të pyesim: Pse BE-ja (dhe Shtetet e Bashkuara), nuk janë në gjendje të përputhen me përpjekjet e kërkimit dhe zhvillimit të kompanisë? Ne gjendemi tashmë në situatën e padëshirueshme ose të përdorimit të Huaueiy, pavrësisht kostove anësore, ose pritjes të paktën 2 vjet, deri kur shërbimin 5G ta ofrojnë edhe kompanitë e tjera.
Lobimi i SHBA-së mbi këtë çështje, ka qenë në fakt kundërproduktiv. BE dhe Shtetet e Bashkuara, mund të kenë shqetësime të përbashkëta rreth Kinës, por është e vështirë që udhëheqësit e BE-së të vihen në rresht pas Trump, kur ai vendos tarifa për produktet evropiane.
BE-ja do të duhet të mbrojë interesat e veta ndaj Kinës, duke punuar me Pekinin aty ku mundet, dhe rezistuar aty ky ka një qasje tjetër. Makron, ka bërë me të drejtë thirrje që t’i jepet fund sjelljes naivie në raport me me Kinën. Nëse do të lulëzojnë marrëdhëniet BE-Kinë, atëherë partneriteti duhet të bazohet tek realizmi dhe reciprociteti. Ne po ecim ngadalë në drejtimin e duhur.
Tereza Fallon, drejtore e Qendrës për Studime Aziatike dhe Ruse në Evropë:
Frika më e madhe e BE-së, është se është zgjuar shumë vonë për sfidën e Kinës. “Periudha e naivitetit evropian, ka përfunduar”- deklaroi Makron pak para se të nënshkruante kontrata me vlerë 40 miliardë euro me Pekinin. Përveç kësaj, kostoja prej vetëm 2.5 miliardë euro pët të bindur Italinë të jetë pjesë e projektit të Brezit dhe Rrugës, duket si një marrëveshje me leverdi.
Me këtë marrëveshje, Pekini shtoi një tjetër vend në listën e atyre, ku mund të mbështetet për të bllokuar politikat e BE-së, të cilat nuk i pëlqen. Premtimi për para të shpejta, e hutoi qeverinë aktuale italiane nga objektivat kryesore strategjike të Pekinit, lidhur me portet italiane. Të përgjumurit e strategjive të sotme, mund të jenë robërit ekonomikë të së nesërmes.
Strategjia e suksesshme e Pekinit dhe oferta e tij ekonomike, kanë krijuar përçarje që e bëjnë të vështirë që Evropa të flasë me një zë. Për shembull, në marsin e vitit 2017, Hungaria refuzoi të nënshkruante një letër të përbashkët të BE-së, mbi torturimin e dyshuar të avokatëve të burgosur nga autoritetet kineze.
Në qershorin e vitit 2017, Greqia bllokoi një deklaratë të BE-së në Kombet e Bashkuara, që kritikonte shkeljet e të drejtave të njeriut nga ana e autoriteteve kineze. Ndërsa ëndrra e Kinës bie ndesh me ëndrrën europiane, ne po shohim gërryerjen e vlerave evropiane, pasi vendet anëtare të BE-së po zihen kush të marrë më tepër nga paratë kineze, ç`ka ka çuar përfundimisht në një dobësim të lidhjes transatlantike.
Gundrun Vaker, anëtar i Institutit Gjerman për Çështjet Ndërkombëare dhe Sigurisë:
Kina nuk është duke e “gllabëruar” Evropën, por po shkëput copa të caktuara prej saj, duke blerë kompanite; duke investuar në infrastrukturën jetike si rrjetet energjetike, portet dhe rrjetet 5G; si dhe duke blerë mbështetje politike (ose heshtje) për çështje të caktuara. Kina, është sot shumë më e pranishme në Evropë se sa 10 vjet më parë, me hua, me media dhe Institute të Konfucit.
Dy faktorë, e kanë ndihmuar Kinën të avancojë me axhendën e saj: shtetet evropiane kanë interesa shumë të ndryshme kur bëhet fjalë për Pekinin, dhe BE-ja ka qenë vazhdimisht duke u marrë me sfida serioze, nga kriza e borxhit evropian tek Brexit.
Sidoqoftë, gjatë viteve të fundit, ka filluar një debat mbi aktivitetet e Kinës në kontinent, dhe nëse po, si po përdoret ndikimi ekonomik në rritje si një levë politike. Kjo ka çuar në një interpretim më pak optimist të trajektores së Kinës, midis qeverive dhe qarqeve të biznesit. Institucionet e BE po punojnë për kontrolle më të mira të investimeve, dhe tani po përdorin një gjuhë më të qartë në përshkrimin e Kinës si një partner bashkëpunues, një konkurrent ekonomik, dhe një rivale sistematike – të gjitha në të njëjtën kohë.
BE është e vetëdijshme, se duhet të mbrojë në mënyrë aktive standardet dhe normat e saj në shtëpi por edhe më gjerësisht, ndërsa kërkon fusha bashkëpunimi me Kinën. Nuk kanë humbur ende të gjtha shpresat.
*“Carnegie Europe” – Bota.al