• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A po e favorizon “Panama Papers” Sandersin për garën drejt Shtëpisë së Bardhë?

by Java News
05/04/2016 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për disa amerikanë, Hilari Klintoni është mishërimi i një elite globale që përfiton prej skemave të shmangies së taksave. Bernie Sanders, kundërshtari i saj, është antiteza.

Zbulimi se të pasurit dhe të pushtetshmit po fshehin para në parajsa fiskale jashtë vendeve të tyre nuk është befasues. Megjithatë, përmasa e 11.5 milionë dokumentave të dalë prej kompanisë panameze Mossack Fonseca ka shkaktuar një furtunë dhe ka rikthyer në agjendë problemin e drejtësisë së taksimit.

Me shumë gjasë, Panama Papers është vetëm maja e ajsbergut, dhe nëse zbulohen të tjera gjëra për punët financiare të udhëheqësve botërorë, pasojat për politikën globale do të jenë shumë të mëdha. Zgjedhjet primare mes demokratëve në SHBA janë karakterizuar nga rritja e zemërimit ndaj elitës globale.

Skandali i Panama Papers vetëm sa do të rrisë indinjatën popullore ndaj veprimeve të figurave të establishmentit – atyre që kanë ndenjur duarkryq dhe kanë lejuar të ndodhë kjo gjë. Ndonëse deri në këto momente nuk ka patur “viktima” amerikane pas daljes së dokumentave, të gjithë kandidatët presidencialë do të pyeten për skandalin.

Dhe askush nuk do të gjendet në më shumë presion, se sa Hilari Klintoni, ajo është mishërimi i “elitës globale”, ndërkohë që Bernie Sandersi është antiteza. Rrjedhja e madhe e dokumentave ekspozon qeveritë përreth globit që me vetëdije injorojnë shmangien e taksave prej të pasurve.

Ndonëse Klintoni nuk është lidhur me asnjë transaksion pas rrjedhjes së dokumentave, ka një ndjesi se ajo është mes elitës së të pasurve, disa prej atyre anëtarëve pra, që kanë përfituar prej skemave të tilla.

Eshtë zbuluar se Clintoni nxiti Marrëveshjen e tregtisë së Lirë me Panamanë, në të njëjtën kohë që Sandersi e kundërshtoi me forcë, duke cituar studime që thoshin se ajo do të ku텛唺zonte aftësinë e qeverisë për t’iu kundërvënë në raste aktivitetesh të paligjshme.

Edhe nëse Klintonët mbeten të papërmendur në dokumentat e ardhshme, Sandersi mund të vazhdojë të shfrytëzojë narrativën që Klintoni është pjesë e demografisë përgjegjëse, dhe se ka asistuar abuzimet flagrante përmes marrëveshjeve tregtare.

Ndërkohë që duket se skandali do të shtrihet në kohë, tani ka gjithnjë e më shumë gjasa që votuesit e pavendosur do të priren drejt Sandersit në primaret e ardhshme, duke përfshirë Nju Jorkun. Në zgjedhjet e përgjithshme, e kaluara Donald Trumpit me shmangien e taksave do ta lërë të ekspozuar shumë, përballë të kaluarës tejet të pastër të Sandersit. Ai është madje i vetmi kandidat që përmend 1 përqindëshin kundrejt 99 përqindëshit.

Nëse siguron kandidimin, sondazhet e tanishëm tregojnë se do të fitonte edhe kundër Trumpit. Por më shumë se betejë kandidatësh, kjo është betejë idesh. Sa më gjatë të zgjasë ky skandal, aq më mirë do të jetë për Bernie Sandersin.

Dhe nëse më shumë skelete në sirtarin e Klintonëve shohin dritën, kjo do ta parashutonte Bernie Sandersin në Shtëpinë e Bardhë.

Burimi: The Independent – Bota.al

Next Post

Ish xhihadisti kosovar rrëfen odisenë siriane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

March 13, 2026
Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

March 13, 2026
LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

March 13, 2026
“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

March 13, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Rrëfime paqeje

March 13, 2026
Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

March 13, 2026
Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

March 13, 2026
Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

March 13, 2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In