• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A nuk ndjeni mosmirënjohje në Kosovë?

by Frrok Çupi
28/12/2020 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Pal Leka gati u linçua nga ‘friends-ët’ pse postoi një bisedë me Hashim Thaçin. Hashim Thaçi i kishte telefonuar nga Gjykata Speciale e Hagës ku po pret gjykimin ‘për krime lufte’; iu uronte Krishlindjet miqve. Pal Leka është një politikan, më duket se sot e kësaj dite deputet, por ka ‘shkëlqyer’ si kryetar i Komunës së Gjakovës. Po mëkati pse foli me Thaçin, cili është?…

“Munesh me pa ata veq prapa grilav edhe kallzoj qeveria serbska ra”, shkroi Defrimi

“Nuk te sjell as nje vot kjo aferi me hajnin kriminelin Hashim Thaqi

Hiqu tij se mezi u clirum nga ai bandit”, shkruan Blerimi. (Këto janë me gjithë gabimet gjuhësore të autorëve)…

Kështu vijnë mesazhe, mesazhe pa fund…, fjalë, sulme, shpifje, fantazi… Nuk është vetëm puna mes Palit dhe Hashimit. Puna është se ka shpërthyer mosmirënjohja si një kolerë. Sapo këta i panë çlirimtarët e vet që u ndrynë prapa hekurave në Hagë, nisën të qëllojnë me gurë mbi ata që iu kishin puthur gjurmët një herë më parë. Janë mijëra në Kosovë që kanë marrë në shpinë fjalët e rënda, kush e kush të dalë i pari për të hapur rrugën e ‘ Moisiut kundër Zotit’. Mes nesh, si komb, si në Kosovë edhe në Shqipëri, mosmirënjohja po e shëmton njeriun.

Mosmirënjohja, vesi më i neveritshëm që kurse ‘sapiens’ u ndanë nga ‘homo’, nuk u krijua sot. Kjo është biblike. Edhe zotit kështu i ndodhi: Sapo i liroi hebrenjtë nga vuajtja në Egjipt e ata morën rrugën e lirë nëpër shkretëtirë, harruan çfarë kishin kërkuar. Zoti i tha Moisiut se tash po kërkojnë “ushqim të mirë, edhe pse na kërkuan vetëm lirinë”. Njerëzit mosmirënjohës përjetësisht do të jenë adhurues të vetvetes, dashamirës të pasurisë, mburravecë, arrogantë, fyes, të pabindur ndaj paraardhësve, jo të shenjtë’.

Por puna vjen te ne: A kemi nevojë t’ i gjuajmë me gurë ata në Hagë?

Jo të gjithë kombet e bëjnë këtë, pra; madje as kombet që kombi ynë i ka ‘armiq’ nuk e bëjnë.

Kur burgosën Ratko Mlladiç, komandantin serb që vrau brenda një dite tetëmijë myslimanë boshnjakë dhe la pa varre mbi 1200, u deshën 16 vjet që ‘ heroi’ serb të paraqitej në gjyq; të vetët nuk e dorëzuan. E pra, Ratko nuk po luftonte për lirinë e kombit të vet, si Hashimi dhe aleatët.

Por kjo nuk është çështje etnie, kjo është çështje kulture.

Njeriu ka një marrëdhënie tjetër me heroin e tij; heroi nuk është as pushteti, as engjëlli, as i fajshmi edhe sikur të jetë i fajshëm. Nuk dua të them në këtë rast se çlirimtarët e Kosovës janë të pafajshëm, as që janë të fajshëm. Kjo do ta komplikonte më tej sjelljen e ‘sapiensëve’. Sapiensët e vërtetë do të qëndronin më afër çlirimtarëve të tyre kur tjetri t’i burgoste e t’i shante dhe t’i gjuante. Njeriu i drejtë, sidomos në këto luftëra të ndyra ballkanike, i ka sytë dhe mendjen hapur e pyet pse ia shpallin heroin të fajshëm: Që të marrin nëpër këmbë popullin e çliruar prej fajtorësh!- kjo është përgjigja.

Po cila do të jetë marrëdhënia tjetër, marrëdhenia e njeriut me paqen?

Askush nuk mund të besojë se ata që gjuajnë mbi çlirimtarët në Hagë, nuk do të bëjnë të njëjtën gjë mbi këta ku po gjejnë strehë në pushtet. Edhe këta që po kërkojnë pushtet në Kosovë, besimin e bazojnë te ‘gurët’ e tyre mbi çlirimtarët, jo mbi lirinë; ata ishin djalli. Nëse fitojnë dy revolucionarët Albini dhe Vjosa, do të ketë probleme edhe shteti- amë, Shqipëria. Mosmirënjohësit nuk mund të krijojnë stabilitet. As qeveria që po vjen, nuk do të bazohet mbi virtytin. Virtyti i botës së mirë, në këtë rast, është rrënuar në të dy senset: Nga njëra anë të qeverisurit nuk ndjejnë mirënjohje për qeverinë; në anën tjetër qeveria nuk mund të njohë mirënjohje për votuesin. Kur nuk ke mirënjohje për lirinë, çfarë mund të ketë mes teje dhe atij që sulmon çlirimtarin tënd? E tëra hipokrizi…

Next Post
Veliaj: 2021 është viti i rimëkëmbjes, kemi ndihmuar këdo që u prek nga tërmeti

Veliaj: 2021 është viti i rimëkëmbjes, kemi ndihmuar këdo që u prek nga tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

“Berisha mori vulën dhe godinën, por jo bazën”/ Lami: Synimi i Salianjit, ende i paqartë

December 10, 2025
VIDEO/ Dronët ujorë ukrainas bombardojnë anijen cisternë të naftës në Detin e Zi, pjesë e “flotës hije” të Rusisë!

VIDEO/ Dronët ujorë ukrainas bombardojnë anijen cisternë të naftës në Detin e Zi, pjesë e “flotës hije” të Rusisë!

December 10, 2025
100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama: Ishte si një masë graniti në Shqipërinë e Re. Nderi, parimi që vë një popull..

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama: Ishte si një masë graniti në Shqipërinë e Re. Nderi, parimi që vë një popull..

December 10, 2025
“570 video vetëm nga Tirana”, Këlliçi del me akuza të reja: Komisionerët e PS kërcënuan votuesit!

Gara për Avokatin e Popullit, Këlliçi zbulon dy kandidatët e opozitës: Shabani nuk ka lidhje me PD-në

December 10, 2025
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nga drejtësi e pavarur, kemi ndërtuar një korporatë”/ Meçe: Sistemi i drejtësisë ka ndërhyrë në nivelet më të larat të pushtetit

December 10, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Çfarë “komploti” ka në SPAK që do mbikëqyret ndërkombtarisht?

December 10, 2025
Zvarritja pa fund e “Gërdecit” dhe “Partizanit”: pse publiku s’po merr vesh çfarë po ndodh!

Zvarritja pa fund e “Gërdecit” dhe “Partizanit”: pse publiku s’po merr vesh çfarë po ndodh!

December 10, 2025
Ish-presidenti Alfred Moisiu dekorohet nga Begaj me urdhrin ‘Ylli i Madh’

Ish-presidenti Alfred Moisiu dekorohet nga Begaj me urdhrin ‘Ylli i Madh’

December 10, 2025
LIVE-100 vjetori i “Urdhrit të Skënderbeut”/ Rama ndan 2 medaljonet e para për Artan Lamen dhe Filip Rrumbullakun!

LIVE-100 vjetori i “Urdhrit të Skënderbeut”/ Rama ndan 2 medaljonet e para për Artan Lamen dhe Filip Rrumbullakun!

December 10, 2025
“Hemodializa është kthyer në monopol/ Deputetët akuza për abuzime në koncesionin e fituar nga kompanitë e Klodian Allajbeut

“Hemodializa është kthyer në monopol/ Deputetët akuza për abuzime në koncesionin e fituar nga kompanitë e Klodian Allajbeut

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In