• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mundet shteti të jetë më i fortë se shoqëria?!

by Ben Andoni
26/02/2025 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Shoqëria ka lindur para shtetit dhe, në literaturë besohet se ka ende shumë për të hulumtuar nga historianët dhe antropologët. Një proces që kudo pasurohet prej shikimeve të studiuesve. Sot, gjendemi në një stad, ku shteti shqiptar është i konsoliduar me pjesët e tij pozitive dhe negative dhe përballjet me mbijetesën në një kontinent mbushur me luftëra. A mundet shoqëria jonë të ndikojë mbi politikën dhe ta ndryshojë atë në interesin e saj? Deri tani ka dështuar. Një shoqëri përbën një trup individësh të përshkruar nga kufijtë e ndërvarësisë funksionale, ndoshta duke përfshirë karakteristika të tilla si identiteti kombëtar ose kulturor, solidariteti social, gjuha ose struktura hierarkike, shkruhet në literaturë. Pse s’ka mundur shoqëria jonë të bëj një shtet të fortë?
Në një plan më të thukët në kohët tona: Në diskutimin e përgjithshëm publik dhe politik (kryesisht nga opozita), pushteti sot i Ramës konsiderohet si absolut. I vishen elementë autokratikë, që kryeministri Rama në fakt i demonstron me autoritetin absolut që ka mbi qeverinë dhe pjesën më të madhe të pushteteve të tjera politike; ashtu si ndërhyrja e qeverisë Rama-3 dhe e tija në ekonomi dhe fushat e tjera është dukshëm prezente. Rezultati është i dhimbshëm, jo thjesht në aspektin social, por edhe në një fushë, ku jemi gjithnjë e më të ndjeshëm: Vendi ynë performon më dobët së shumë vende në Ballkan në treguesin e “Mungesës së Korrupsionit” , duke u renditur në vendin e 107, që tregon për një nivel të lartë korrupsioni, sipas Indeksit të Sundimit të Ligjit 2024, publikuar nga World Justice Project.
Jo duke e krahasuar, por duke marrë një model vendi në zhvillim që e ka nisur nga minusi: India, shumë larg nga ne dhe në një areal që tërheq gjithnjë vëmendjen e specialistëve të ekonomisë, po vazhdon rritjen e asaj. Një vend me varfëri proverbiale, me tre Nigeri brenda, pra më shumë se 300 milionë njerëz, që jetojnë më pak se 1 dollarë në ditë (referenca e një dekade më parë), shkruan Fareed Zakaria në librin e tij “Bota pas-Amerikane”, nga ana tjetër ka arritur të ketë disa Silicon Valley syresh. Dhe, realisht varfëria e saj nuk është se është zhdukur, por po zhvillohet me ritme të mëdha. Demokracia, institucionet dhe gjuha, që lanë anglezët janë shtysat kryesore të ekonomisë së saj. Në fjalimin e Ditës së Pavarësisë, kryeministri Narendra Modi bëri një premtim të guximshëm, pak muaj para se të merrte mandatin e tretë në vitin 2024: India do të bëhej një ekonomi e zhvilluar deri në vitin 2047, kur do festojë 100 vjet nga themelimi i saj. Vendi kishte tre gjëra në favor të tij, deklaroi kryeministri: “demografia, demokracia dhe diversiteti”.
3D e famshme e Modit nuk është se mund të aplikohet shumë në Shqipëri, sa i përket diversitetit demografik, sepse ne jemi një vend ku dominon grupi etnik shqiptar, kurse të tjerat janë në minorancë. Ndërkohë që shqiptarët po ikin në masë. Popullsia e Shqipërisë është reduktuar, por ajo është plakur me 7 vite, nga viti 2011 deri në 2023. Të dhënat e Censit 2023 referuan se, nga 103 mijë persona që jetonin vetëm, 62,5% e tyre ishin 60 vjeç e lart (64,375 persona) (Monitor, 2025). Sa i përket demokracisë në Indeksin e Transformimit të Fondacionit Bertelsmann në aspektin e transformimit politik, Shqipëria nuk merr notë të mirë dhe konsiderohet “demokraci me defekte”, por vlerësohet mirë në drejtim të transformimit ekonomik dhe qeverisjes. Shqipëria zë vendin e 21-të, kurse Kosova vendin e 37 mes 137 vendeve që shihen si vende në zhvillim apo ekspansion në renditjen e aspektit të transformimit politik, ku merren në konsideratë shteti ligjor, stabiliteti i institucioneve, pjesëmarrja politike dhe integrimi politik e shoqëror (DW, 2024). Shoqëria shqiptare nuk po ia del dot me korrupsionin, pasi besimi në institucionet e saj morale ka kohë që ka rënë. Nuk besohet nëpunësi i shtetit, vetë shteti shpesh tregohet i pamëshirë me qytetarin, kurse administrata ende lë shumë për të dëshiruar. Megjithëse kemi gjithnjë e më shumë besimtarë të feve në vend, morali që rrjedh nga respekti për providencën, është larg asaj që të krijojë besimin te një shtet me kanone të forta. Korrupsioni nuk është mëkat për individin në Shqipëri, por zotësi dhe këtë e shikon nga shumë që na përballin me një pasuri lëbyrëse. Shteti ynë favorizon jo pak biznese dhe individë, që nuk e njohin shumë paritetin dhe zbatimin e ligjit. Sa i përket diversitetit lë shumë për të dëshiruar, të paktën në ekonomi, pasi pesha kryesore tashmë ka rënë tek turizmi dhe ndërtimi duke lënë pas dore të gjithë fushat e tjera mes tyre bujqësia. Shqipëria ka potencial dhe mundësi për të tërhequr investime të huaja, kjo për shkak të natyrës, pozicionit strategjik dhe kostove të ulëta të punës, që në fakt në Shqipëri lidhen edhe me informalitetin. Ekspertët vërejnë se investitorët shpesh frenohen nga burokracia, korrupsioni dhe një sistem tatimor i paparashikueshëm.
“Shqipëria ka kaluar nëpër një transformim të gjerë ekonomik gjatë viteve të fundit. Teksa vendet zhvillohen, rëndësia e sektorëve me vlerë të shtuar të ulët zvogëlohet, ndërsa ajo e sektorëve më të sofistikuar rritet. Për të vazhduar rritjen ekonomike, ekonomia shqiptare ka nevojë për diversifikim dhe më shumë sofistikim”, thotë Ekaterina Solovova, përfaqësuese rezidente e BERZH-it në Shqipëri. Elementë që përballë kanë informalitetin dhe përballjen e individit shqiptar që beson shumë pak tek shteti i tij. “Por, nga ana tjetër edhe pse shikojmë një draft strategji për të ardhurat që promovohet si pjesë e një qasje të re në favor të stabilizimit të politikave tatimore dhe shmangies së ndryshimeve të shpeshta ligjore, në fakt nisma të ndryshme nga administrate me qëllime dhe mendësi politike elektorale nuk e kanë treguar se po ndodh ashtu si deklarohet”, sqarohet në studime. (Altax, 2025)
Në zhvillimin e saj, Shqipëria po përmendet për aeroportet dhe portet, por problematikat i kemi përpara syve në lidhjen infrastrukturore, që në jo pak raste është barrë për ekonominë dhe trafikun e rënduar ngado. Shoqëria shqiptare nuk arrin ta ngrejë zërin për këto si edhe mungesën e ujit dhe premtimet boshe sidomos në kohën e fushatave elektorale, si kjo e vitit 2025. Fuqia jonë punëtore, dy dekada më parë elementi kryesor në modelin ekonomik, i mungojnë aftësitë për sektorët me vlerë të shtuar të lartë. Rritja e pagave, e nxitur nga presioni i emigracionit dhe jo nga produktiviteti, e gjeti industrinë të papërgatitur, duke humbur me shpejtësi avantazhin kryesor të kostos së lirë që e kishte karakterizuar në këto tri dekada (Monitor, 2025). Ashtu si shteti me ndërhyrjen e vet dhe paqartësinë ka shkaktuar jo pak probleme në drejtim të arsimit dhe sidomos te përshtatja e kurrikulave me kërkesat e tregut të punës dhe trajnimi i fuqisë punëtore për sektorë të rinj ekonomikë. Jo pak herë dëgjohet refreni se: ka punë por nuk ka profesionistë. Mbase, procesi i integrimit që po ecën me ritme të paparashikuara më parë mund të krijojë mundësinë të punohet më shumë për arsimin, bujqësinë dhe tregtinë, por gjërat mund të shtoheshin e respektoheshin vetëm nëse do kishim strategji afatgjata. Veçse, shoqëria jonë nuk i shtron për diskutim këto çështje. Diskursi më i madh tashmë është të dëgjosh Rama-Berishën dhe premtimet e tyre, të cilat vijojnë prej vitesh, pa sjellë imazh ndryshe për vendin.
Dhe, kthehemi sërish te India. Fati i madh i këtij vendi ishte dhe mbetet demokracia, që është e rrënjosur thellë dhe fakti se ashtu si në SHBA, shkruan Zakaria shoqëria ka arritur të konsolidojë dominimin e saj mbi shtetin. Po a do mundet të krijojë pjekurinë shoqëria shqiptare e vitit 2025 ta zëvendësojë shtetin? Fatkeqësisht deri tani, shteti e ka mundur shoqërinë. Rama-Berisha & Co janë shembujt e këtij niveli që po i largon shqiptarët pa kthim. (Homo Albanicus)

Next Post
Publikohen 37 emrat e kandidatëve që garojnë në Primaret e PD, në Qarkun Durrës (LISTA)

Publikohen 37 emrat e kandidatëve që garojnë në Primaret e PD, në Qarkun Durrës (LISTA)

Comments 1

  1. Leka says:
    10 months ago

    Jam dakort qe shoqeria ka qene para shtetit dhe efekti kryesor i shoqerise eshte i lidhur me vendom marrjen , ku tek ne nuk ekziston , oasi sipas kushtetutes populli i delegon fuqinr parlamentit ku politikanet nuk mbajne as 30% te zotineve te tyre. Nje shtet i forte ku vendos shoqeria duhet me patjeter te kthehen referendumet per cdo vendim jryesor dhe te mos vendosi politika ! A mund te arriget kjo ? Veshtire !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Më vjen gjynah’/ Kritik i ashpër për sigurinë ushqimore, Braçe: Nuk ha asnjëherë gjel, ja pse

‘Më vjen gjynah’/ Kritik i ashpër për sigurinë ushqimore, Braçe: Nuk ha asnjëherë gjel, ja pse

January 1, 2026
Hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

Hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

January 1, 2026
Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

January 1, 2026
Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur!

Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur!

January 1, 2026
Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

January 1, 2026
Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

January 1, 2026
Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

January 1, 2026
Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

January 1, 2026
Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

January 1, 2026
Viti 2026 shënon një pikë kthese, Shqipëria nis ofensivën diplomatike historike

Viti 2026 shënon një pikë kthese, Shqipëria nis ofensivën diplomatike historike

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com