• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund të thuhet dominimi PS&PD me teknologji?!

by Ben Andoni
15/06/2020 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Përpjekja më e madhe e partive të reja dhe të vogla në Shqipëri ka qenë arritja e aleancave të duhura, kurse në garimin zgjedhor kanë pasur sfidën e kalimit të pragut prej 5% i sasisë së votave të mbledhura. Ky i fundit i ngjan një dige të pakalueshme për partitë e vogla shqiptare, që vendosin të provojnë të pamundurën duke garuar të vetme. Me sistemin aktual, hegjemonia e PS&PD-së duket e papërballueshme dhe tejet sfiduese, nëse nuk të lidhin pas qeres së tyre. Po përdorim këtë simbolikë sepse bash me këtë lloj force tashmë ato tërheqin problemet e mëdha të vendit. Pak partitë e reja në zgjedhjet e shkuara, që shkuan deri në derën e parlamentit u thyen nga konjukturat dhe mungesa e duhur e aleancave.

Po a munden PS dhe PD t’i përfaqësojnë më interesat e shqiptarëve?! Me atë që shikohet sot, ato jo vetëm e kanë të vështirë por thjesht me hermetizimin e tyre të brendshëm dhe shndërrimin nën varësinë totale të mendimit dhe veprimit të kryetarit shërbejnë vetëm si makineri që prodhojnë fuqi për interesat e grupimeve të caktuara, por asesi grupeve ideologjike, që përfaqësojnë. Jo se grupimet janë aq larg kuptimit të partisë, si nocion, porse formacionet janë larg shfaqjes dhe veprimit të tyre bazik. Nëse ky fenomen do ishte vetëm në Shqipëri atëherë realisht duhet të ndiheshim si të pa shpresë për të ardhmen e përfaqësimit tonë. Veçse kjo nuk po ndodh në vende të tjera në Evropë. Në pesë vitet e fundit, në 23 shtete anëtare të BE-së, kanë lindur plot 31 parti të reja politike, që ndryshe nga rasti shqiptar janë bërë pjesë aktive e parlamenteve kombëtare. Partitë politike si Lëvizja Italiane e Pesë Yjeve, Ciudadanos dhe Podemos në Spanjë, Ligj e Drejtësi dhe Civic Platform në Poloni, Alternativa në Gjermani, partitë greke si To Potami, ANEL ose Siriza, La République en Marche në Francë janë disa nga partitë më të njohura në këtë valë dhe sfidat që po ngjallin. Ndryshe nga ajo që jemi mësuar për këto parti, vështirësia më e madhe  për politologët është kahu se ku mund t’i kategorizosh ato: nëse janë thjesht Të Majtë apo Të Djathtë, cili është modeli i tyre gjenetik, mënyra e organizimit dhe financimit të tyre apo mënyra se si ata organizojnë fushatat e tyre zgjedhore. Bashkëkohësia ka treguar se teknologjia, qëndrimet e reja sociale, brezat e lindur pas viteve ’90 dhe sidomos plakja e madhe e popullsisë, kudo në Evropë (një fenomen që po e kap bajagi dhe Shqipërinë e Kosovën), po ndikojnë paq. Në një farë mënyre, kjo ka prekur realisht të gjithë arkitekturën e partive dhe përballjen e tyre. Jehona ndihet edhe në Shqipëri dhe kjo duket sot kur partitë janë përzier keqazi në atë që përfaqësojnë. Socialistët jo rrallë bëjnë reforma që të Djathtët do t’ia kishin zili, ashtu si këta të fundit flasin dhe veprojnë normalisht si të Majtë.

Në sistemin e sotëm, zëri i njerëzve shkon i deleguar sepse në të votimi bëhet me lista të mbyllura, që nënkupton se gjithçka e drejton dhe e orienton kryetari i forcës politike në pushtet apo më mirë sipas ofertave që një force politike i përshtatet më së miri. Me fjalë të tjera: partitë janë agjentë (në kuptimin e përfaqësimit), njerëzit janë kryesorët (që duhet të vendosin) (Dahl 1989). Kjo, e ashtuquajtura Demokracia indirekte, karakterizohet nga përcjellja elektorale e pushtetit të popullit për partitë në mandatin që pret përgjigje në lidhje me konfigurimin eventual të politikës (Keman, 2020). Me pak fjalë, partitë politike duhet të mbajnë fjalën për premtimet e tyre sepse ato e kanë marrë të deleguar këtë forcë. Në këtë realitet, konfigurimet politike jo vetëm janë të vështira për t’u kuptuar por shpesh e gati duken absurde. Për kauzën e të përndjekurve më shumë është përfolur me temat financiarë ose të nevojshëm nga PS-ja (që mbahet si trashëgimtare e PPSH-së!!!) sesa nga PD, që mbahet me idenë e përkrahjes dhe substancës së tyre e që kinse e mban në AND-në e saj. Gjërat radikale që nuk mundi t’i bënte kurrë PD po mundohet t’i bëjë PS duke e lënë të habitur elektoratin e saj me masa tejet drastike, shpesh aspak sociale. Ashtu si sot një politikë mirëfilli majtiste e shikon të elaboruar këndshëm nga liderët e PD-së, që e bashkojnë narracionin e tyre me një gjuhë mirëfilli populiste. Por vallë kjo demokraci indirekte a ka fuqi të shprehë më nevojat e vërteta të njerëzve? Fatkeqësisht jo. Ndërkohë për demokracinë direkte, ajo që realisht mund të drejtonte, nuk bëhet më fjalë. Ajo shprehet përmes referendumeve, që në Shqipëri për shkak të procedurave në KQZ dhe pakënaqësive nuk po realizohen dot. Mbi të gjitha barrierën indirekte që e ka ngritur PS dhe PD. Natyrisht, të fitosh një situatë kur vendimet e politikës janë plotësisht të përgjegjshme dhe të arsyeshme është e vështirë të arrihet (Mair 2006; Keman 2017). Megjithatë, referuar studiuesve, sa më shumë të mbushet hendeku midis interesave kombëtare dhe preferencave individuale, aq më shumë rritet legjitimiteti i qeverisjes demokratike.

Nga makinacionet e fundit po kuptojmë haptazi se legjitimiteti i qeverisjes demokratike tek ne lë për të dëshiruar kur shikon makinacionet që bëhen për të mbajtur në pushtet dhe për të mos lënë përfaqësime të tjera.

A do munden pra partitë e reja që të gjejnë vend në këtë hapësirë ku tregu dominohet nga elefantët e politikës shqiptare? Duket se edhe këtë herë sfida është e humbur, pasi fryma dhe përfaqësimet duhet të merrnin kohë , ndërkohë që partitë e reja me gjithë idealizimin e tyre nuk e përballojnë dot neglizhencën dhe propagandën shtuar me vjedhjen e votave, që i bëjnë rëndom të mëdhenjtë me këtë sistem, që në thelb mbeti i pandryshuar edhe me reformën e fundit. Aman, Shqipëria e sotme nuk është ajo e viteve ’90.  Nevoja për ardhjen e partive të reja tashmë është domosdoshmëri. E para se, dy partitë e vjetra janë shumë larg realiteteve shqiptare, e Evropa Perëndimore sot është dëshmitare e një transformimi rrënjësor në struktura e komunikimit politik. Dhe, një nga elementët kryesorë, sipas politologëve mbetet  përshpejtimi i risive teknologjike, ndikimi i madh i futjes së televizionit në shoqëri, komunikimi i ndryshëm kulturor dhe politik bashkë me aksesorë të tillë si zhvillimi i komunikimit satelitor, si dhe revolucioni dixhital, ashtu si edhe mjetet e reja të komunikimit në dispozicion të publikut. Ky është mendimi i disa prej politologëve por edhe vendi i sfidës së re dhe mbase lëmi i ri ku duhet të drejtohet politika e re shqiptare për t’iu afruar njerëzve. (Homos Albanicus)

 

 

 

Next Post
Patozi: Basha u betua për Kishën e Laçit se nuk ulej në një tryezë me Ramën, ndërkombëtarët përdoren për alibi

Koha punon për ndryshimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina u bën thirrje të gjitha palëve të përmbushin detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare

Kina u bën thirrje të gjitha palëve të përmbushin detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare

March 1, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme/ Çfarë ndodh nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit?

Kriza në Lindjen e Mesme/ Çfarë ndodh nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit?

March 1, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

March 1, 2026
Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

March 1, 2026
Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

March 1, 2026
A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

March 1, 2026
Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

March 1, 2026
Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

March 1, 2026
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

Modeli i politikanit që i duhet Shqipërisë

March 1, 2026
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In