• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A mund të përfytyrohet Viti i Ri pa fishekzjarrë? Epo, kësaj tradite mund t’i vijë fundi

by A R
31/12/2019 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fillimisht një urim me shampanjë, pastaj përjashta për të ndezur fishekzjarrët. Kjo është zakonisht rrjedha e Natës së Vitit të Ri në Gjermani. Një natë për të cilën gjermanët me dëshirë paguajnë. Vitin e kaluar, Shoqata e Industrisë Piroteknike arriti të bëjë 133 milionë euro xhiro. Fishekzjarret janë traditë tanimë në Gjermani. Që para vitit të ri, shumë njerëz i blejnë kapsollat apo lloje të tjera fishekzjarrësh, ndryshe nga disa vende të tjera. Në disa qytete europiane si Parisi apo Dublini, fishekzjarret hidhen në mënyrë të organizuar në disa pika në qytet dhe jo privatisht.

Rrezik për njerëzit dhe muret

Një traditë me probleme. Sepse hedhja e fishekzjarreve ndot ambientin. Fëmijët tremben nga zhurma dhe çdo vit ka disa qindra të plagosur përmes shpërthimeve të pakontrolluara apo gabimeve në ndezjen e fishekzjarreve. Tani disa qytete në Gjermani kanë reaguar. Aacheni, një qytet pranë kufirit belg-holandez, këtë vit për herë të parë i ka ndaluar kapsollat, që hidhen me më shumë se dy metra lartësi. “Ne duam të mbrojmë godinat tona historike. Para 9 vjetësh pati zjarr në një kishë Natën e Vitit të Ri, duke e dëmtuar rëndë altarin e kishës”, thotë Linda Plesh nga bashkia e Aachenit. Në pjesën historike të qytetit, katedralja e vjetër, shtëpitë karakteristike dhe ato antike qëndrojnë gati ngjitur me njëra-tjetrën. Tani ndalohen shumë lloje fishekzjarrësh. Po shuhet kështu një traditë e preferuar?

Trendi është kufizimi i hedhjes së kapsollave

Në pamje të parë duket se në Gjermani vërtet festa e Vitit të Ri do të ketë atë pamje si në Paris, në qytetin, ku zhvillohet shou me drita dhe lser, kurse hedhja privatisht e fishekzjarreve është e ndaluar. Edhe New Jorku dhe Sydney i kanë ndaluar fishekzjarrët privatisht. Në New Jork nuk është tipike hedhja e fishekzjarreve, sepse tradicionalisht ata përdoren në Ditën e Pavarësisë. Po kështu edhe në Francë. Aty organizohet ndezja e fishekzjarreve, privatisht nuk lejohet.

Në Gjermani, sipas një sondazhi të Institutit të opinionit, YouGov, tre nga katër të anketuar janë për ndalimin e plotë ose kufizimin e ndezjes së fishekzjarreve. 33% janë për ndalimin e plotë të tyre. Edhe ambientalistët apelojnë për ndalimin e plotë të fishekzjarreve. Organizata Gjermane e Ndihmës për Mjedisin (DUH) ka kërkuar nga qytetarët që të dorëzojnë peticione në komunat e tyre për ndalimin e fishekzjarreve. Sipas DUH Nata e Vitit të Ri ndikon mjaft në ndotjen e mjedisit, me një rëndim të emetimit të grimcave të imta ndotëse me 5000 tonë brenda pak orësh. Kjo i përgjigjet afër 16% të sasisë së grimcave ndotëse që emetohen në vit nga automjetet.

Ekonomia i bashkohet trendit

Ambientalistët dhe përkrahësit e ndalimit të fishekzjarreve marrin mbështetje edhe nga ekonomia. Për herë të parë disa rrjete të mëdha tregtare kanë deklaruar, se nuk do të shesin më në të ardhmen kapsolla apo fishekzjarre të tjerë. Hornbach është një qendër shitjeje për materiale ndërtimi. Nga viti i ardhshëm kjo qendër nuk do të ofrojë më fishekzjarrë. Që këtë vit rrjetet e mëdha të supermarketeve gjermane, Rewe dhe Edeka i kanë hequr nga raftet fishekzjarrët. “Ne heqim dorë nga fitimi, dhe nuk e dimë si do të reagojnë klientët” thotë Christoph Windges, që drejton një qendër të madhe supermarketi në landin e Renanisë Veriore-Vestfali për dpa.

Çfarë mbetet më 1 Janar…

Në Gjermani janë bërë hapat e parë për një Natë të Vitit të Ri pa hedhje fishekzjarrësh provatisht. Por jo gjithkund është kështu. Dhe nuk është gjithmonë ruajtja e mjedisit një faktor për ndalimin e fishekzjarreve, por shpeshherë siguria. Si për shembull në Mynih. Ky qytet bazohet në rreziqet për sigurinë që paralajmërohen nga policia. Për DW nga bashkia e qytetit thuhet, se nuk jemi shumë të sigurtë, “nëse e kalon pa asnjë dëm Natën e Vitit të Ri”. Prandaj ky qytet ka ndaluar fishekzjarret në disa pjesë historike të qytetit dhe në qendër. Por në pjesë të tjera hedhja e fishekzjarreve lejohet. Edhe heqjen e ofertës së fishekzjarreve e ka bërë vetëm një pakicë e supermarkteve. Debati sapo ka filluar, dhe për disa ai është më shumë një “debat simbolik”./DW/

Next Post
Shifrat / Viti 2019 ishte më i sigurti për aviacionin

Shifrat / Viti 2019 ishte më i sigurti për aviacionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In